Thatësirat në Europë-Si po përballet Bashkimi Europian në sektorin e bujqësisë?

Thatësirat në Europë-Si po përballet Bashkimi Europian në sektorin e bujqësisë?

Fermerët në të gjithë Europën po përjetojnë vështirësi në vjelje, me kushte jo të favorshme të thatësirës që kanë prodhuar gjymtime në të gjithë kontinentin. Në Hollandë, thatësira ka tharë lumenjtë dhe ka shkatërruar të mbjellat,që kryesisht janë prodhime të misrit dhe patates. Fermerët po punojnë edhe natën kur është dukur e nevojshme për të ruajtur çdo gjë që munden dhe për të ujitur sa më shumë që të jetë e mundur të mbjellat.

Kjo thatësirë ekstreme shkakton krizën më serioze të perimeve të Bashkimit Europian në këto 40 vjet, duke thyer rekordin me një temperaturë alarmante prej 45 gradë celsius. Muajin e kaluar, përveç rreziqeve të zjarrit dhe mungesës së theksuar të ujit, Observatori Europian i Thatësirës shprehu shqetësime për prodhimin bujqësor, kryesisht drithërat. Reduktime të konsiderueshme në rendimentet në terren janë raportuar për bizele dhe fasule që variojnë nga 20% deri në 50%. Në rajonet e caktuara të prodhimit në Evropën Jugore, korrja e parë e fasuleve është ndikuar edhe nga stuhitë e rënda si përmbytjet apo breshëri. Në shumë rajone të tjera mbjellja e kulturave të dytë si spinaqi, fasule apo lulelakra nuk rezulton pozitive për shkak të thatësirës.

Në një raportim të Euractiv, Komisioni Europian vendosi t'u japë fermerëve të BE-së më shumë fleksibilitet në zbatimin e kërkesave e tyre për t'u përballur me thatësirat alarmante në të gjithë Europën. Komisioneri Europian i Bujqësisë Phil Hogan shprehu shqetësimet e tij lidhur me këto zhvillime të zgjatura klimatike dhe tha se ai ka kontaktuar disa ministra të BE, vendet e të cilëve janë prekur.

Përfaqësuesit e OJQ-së “Christiane Huxdorff” thanë se masat mund t'u japin disa fermerëve lehtësime të përkohshme, por ato gjithashtu do të përforcojnë praktikat e dëmshme bujqësore që nxisin ndryshimet klimatike në radhë të parë dhe të krijojnë më shumë probleme se kjo aktuale në Europë ".

Si përfunfim, rezulton se vendet e BE-së më të prekura nga thatësira janë Franca, Belgjika, Hollanda, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Hungaria dhe Polonia. Sektori i perimeve të ngrira dhe të konservuara është prekur më së shumti, ku humbjet në terren kanë rezultuar në reduktimin dhe furnizimin e pakët të perimeve të freskëta në fabrikat e përpunimit, duke çuar në rritjen e kostos së prodhimit. Megjithatëse nga përfaqësuesit e BE-së nuk ka konfirmimese kostoja e rritur mund të çojë dhe në rritjen e çmimeve përfundimtare. Sipas PROFIL, viti 2018 është viti i tretë i njëpasnjëshëm që sektori përballet me çështje serioze të lidhura me përkeqësimin e motit.

                                                                                                                                 Euractiv, gusht 2018

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk