Çështja Uber në Francë

Çështja Uber në Francë


Uber nga ana tjetër argumentoi se Franca duhet të kishte kërkuar miratimin e Komisionit Europian për një ligj të ri për taksitë, i cili përmbante masa për to dhe aplikacionet e mobilitetit, duke përfshirë dhe faktin që vetëm taksitë zyrtare mund të përdorin teknologjinë me gjeolokacion për të treguar makinat në dispozicion. Në këtë mënyrë ata pretendonin se pa një miratim të Komisionit Europian këto akuza ishin të pavlefshme.

Uber duke i lejuar përdoruesve të saj që të thërrasin një taksi për të shkuar në një destinacion të caktuar me anë të smartphonit, ka ulur ndjeshëm punën e shërbimit tradicional të taksive, duke shkaktuar edhe protesta lokale të shpeshta në disa rajone. Kohët e fundit ajo e ka pezulluar shërbimin e saj në disa zona të caktuara, deri sa të jetë në përputhje me legjislacionin vendas. Gjithashtu ajo është detyruar që të largohet edhe nga Hungaria dhe Danimarka.

Sipas legjislacionit të BE-së, legjislacioni kombëtar që ndikon në shërbimet digjitale duhet të njoftojë paraprakisht në Bruksel për të siguruar që nuk e shtrembëron tregun e vetëm. GJED-ja tha se qëkur Uber po ofronte një shërbim të transportit sipas ligjit të BE-së, detyrimi për të njoftuar paraprakisht Komisionin nuk zbatohej nga ana e shteteve anëtare dhe në rastin konkret nga Franca.

Vendimi i fundit i GJED-së ndjek vendimin e mëparshëm të cilin e konsideronte Uber si një shërbim transporti dhe për rrjedhojë heqjen e tij nga mbrojtjet kundër rregullimeve kombëtare për shërbimet digjitale. Vitin e kaluar edhe Londra e quajti të papërshtatshëm Uber për të drejtuar një shërbim taksi duke hapur kështu një tjetër çështje kundër saj.

                                                                                                                                    Euractiv, prill 2018

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk