Pavarësisht se ky projekt është tejet ambicioz por i pritur me mjaft optimizëm, i njëjti reagim nuk vjen nga Agjencia Europiane e Sigurisë së Rrjetit dhe Informacionit, e cila gjendet e papërgatitur përballë këtij zhvillimi të shpejtë dhe të menjëhershëm. Në këtë agjenci nuk gjendet asnjë specialist në fushën e IoT dhe madje mungojnë dhe specialistë të tjerë për të mbuluar ndryshimet e shpejta në fushën teknologjike.
Problematikë tjetër e agjencisë, që këshillon dhe informon vendet e BE-së mbi masat kibernetike, është mos-ndryshimi i buxhetit për rreth 10 vjet, edhe pse kërcënimet në internet janë rritur me shpejtësi të madhe dhe janë bërë më komplekse. Kjo e bën Agjencinë jo konkurruese ndaj sektorit privat që merren me fushën e sigurisë kibernetike dhe janë më të specializuar duke ulur shanset për të gjeneruar të ardhura nga klientë. Sipas burimeve pranë Euractiv, është mësuar që ajo nuk po merret as me çështjet e sigurisë që lidhen me përdorimin e dronit.
Euractiv, korrik 2015