Erasmus 32 vjeç ! A i dini këto fakte interesante?

Erasmus 32 vjeç ! A i dini këto fakte interesante?


1. Erasmus fillimisht nisi me vetëm 3 244 studentë
Programi Erasmus u krijua në 1987 nga BE me fokus në trajnim dhe arsim. Gjatë vitit të parë të tij, vetëm 3 244 studentë shkuan jashtë vendit dhe programi përfshinte vetëm 11 shtete - Belgjikë, Danimarkë, Gjermani, Greqi, Francë, Irlandë, Itali, Holandë, Portugali, Spanjë dhe Mbretëri e Bashkuar.

2. Po tani? Plot 9 milion
Ai që filloi si një program shkëmbimi studentësh në 1987, është rritur në diçka më të madhe dhe ka pasuruar jetën e më shumë se 9 milion pjesëmarrësve në mënyrë të drejtpërdrejtë. Çdo vit, më shumë se 300 000 studentë tani studiojnë ose trajnohen nën ombrellën Erasmus +.

3. A e njihni "Mamma Erasmus"?
Sofia Corradi, ose e njohur ndryshe si “Mamma Erasmsus” është një profesoreshë dhe politikane italiane, dhe është pikërisht forca shtytëse e këtij programi. Ajo bëri fushatë për rreth 20 vjet për një program shkëmbimi universitar në mbarë BE.

4. Si ndikon Erasmus + tek studentët ?
Studimet e fundit kanë treguar që Erasmus + rrit cilësinë e jetës së studentëve dhe perspektivën e karrierës - si gjatë kursit të tyre jashtë vendit, ashtu edhe shumë kohë pasi përfundon. Gjithnjë në shërbim të studentëve për të zbuluar se çfarë duan të bëjnë pas studimeve - duke i drejtuar ata drejt karrierës së duhur!

5. Po tek punësimi si ndikon ?
Statistikat tregojnë se më shumë se 80 % të diplomuar me Erasmus + arrijnë të punësohen brenda tre muajve të diplomimit. 72 % e tyre shprehen që përvoja e tyre Erasmus + i ka ndihmuar ata për të gjetur punën e tyre të parë. Pothuajse gjysma e kurseve të Erasmus + iu ofroi studentëve një vend pune në kompaninë ku ata trajnuan.

6. Nga Erasmus në Erasmus +
Më parë, Erasmus ishte përqendruar vetëm në lëvizjen e studentëve. Por Erasmus + u sjell mundësi të gjithëve - studentëve, stafit akademik, punonjësve rinor, mësuesve, vullnetarëve dhe më shumë. Nuk ka të bëjë vetëm me Europën dhe Europianët - me Erasmus +, tashmë njerëzit nga e gjithë bota mund të kenë mundësi të jenë pjesë e tij.

7. A e gjeni dot se çfarë kanë të përbashkët këta persona?
•Samantha Cristoforetti, Astronaute, mban mjaft rekorde për fluturimet në hapësirë dhe është personi i parë që krijon kafe në hapësirë.
•Salvador Sobral, këngëtar dhe fituesi i Eurovizionit në vitin 2017
•Tom Bird, Producent Ekzekutiv i Teatrit Globe i Shekspirit në Londër
•Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e Komisionit Europian dhe Jyrki Katainen, Nënkryetare e Komisionit Europian
•Carlos Moedas, Komisioneri i BE-së për Kërkim, Shkencë dhe Inovacion

Ata janë të gjithë Erasmus alumni!

8. Një milion (ose më shumë) foshnje Erasmus?
Ish-studentët e Erasmus kanë gjasa të krijojnë marrëdhënie transnacionale gjatë kësaj periudhe, 33% e ish-studentëve të Erasmus kanë një partner të një kombësie tjetër, krahasuar me 13% të atyre që qëndrojnë në shtëpi gjatë studimeve të tyre. Fakt interesant është që 27% e studentëve të Erasmus takojnë partnerin e tyre teksa ndodhen në Erasmus. Mbi këtë bazë, Komisioni vlerësoi se në vitin 2014 rreth një milion bebe ka të ngjarë të kenë lindur nga çiftet e njohura prej dhe përgjatë Erasmus që nga viti 1987.

9. Erasmus për prindërit tuaj?
Erasmus gjithashtu është për të gjitha moshat dhe është gjithnjë në nxitje të të mësuarit gjatë gjithë jetës.

10. Erasmus për kafshët shtëpiake?
Erasmus tashmë përcakton një datë të veçantë për të marrë në bord edhe kafshët tuaja. 100 qen do marrin pjesë në një shkëmbim, i pari i llojit të tij në të gjithë Europën në vitin 2019.

11. Destinacioni më i ri i Erasmus: Japonia !
Tashmë nga Komisioni Europian dhe Japonia janë zgjedhur tre programet master të përbashkëta në bashkëpunimin BE-Japoni në arsimin e lartë:
•Master i Shkencave në Imazhe, Universiteti i Finlandës Lindore (Finlandë) dhe Universiteti i Teknologjisë Toyohashi (Japoni).
•Master-Japoni-Europë në Robotikë të Avancuar, i koordinuar nga École Centrale de Nantes (Francë) dhe Universiteti Keio (Japoni).
•Master në Histori në fushën publike, Universiteti i Europës Qendrore (Hungari) dhe Universiteti i Studimeve të Jashtme i Tokios (Japoni)
Nëse do ta përkufizonim këtë program fjalët e duhura do ishin “ndryshim jete“! Sepse Erasmus këtë di të bëj më së miri, në çdo hap sado të vogël që secili individ ndërmerr në rrugëtimin e tij të jetës duke mos lënë jashtë asgjë.

                                                                                    Stafi i EuroSpeak dhe Komisioni Europian, korrik 2019

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk