Sistemi i integruar i biletave në BE

Sistemi i integruar i biletave në BE

Udhëtarët duhet të kenë mundësinë e zgjedhjes së linjave të qëndrueshme të transportit, më të vlerësuarat apo edhe më të shpejtat për udhëtimet e tyre, ku çdo gjë duhet të jetë e aksesueshme online. Disponueshmëria e transporit publik për të gjithë përdoruesit e tij, duke përfshirë personat me aftësi të kufizuara duhet të jetë më e lehtë edhe përtej kufijve të një shteti. Kjo edhe sepse kjo formë udhëtimi do të mund të zvogëlojë dyndjen e veturave vetjake, një problem të cilin qytetet europiane duhet ta përballojnë çdo ditë dhe ku në 2012, në Europë, numëroheshin 72.2 % e udhëtarëve që preferonin përdorimin e makinave vetjake në krahasim me mënyrat e tjera të transportit.

“Unë besoj që sistemi i integruar i biletave do të rrisë lëvizshmërinë, qëndrueshmërinë e transportit si dhe të forcojë tregun e përbashkët. Po ashtu, përdorimi i një bilete të vetme udhëtimi nëpër vende të ndryshme të BE-së do të promovojë turizmin si dhe tranportin e gjelbërt,- ka propozuar Dieter-Lebrecht Koch, Raportues i Parlamentit Europian.

Iniciativa europiane

Politikat europiane të transportit kanë për qëllim të krijojnë një zonë të përbashkët europiane transporti. Ky vizion përfshin mundësinë e udhëtimit në forma të ndryshme të transportit me informacione të formave të ndryshme ashtu sikurse edhe nisjen e përdorimit të biletave të integruara. 

Komisioni i Transporteve dhe Turizmit ka miratuar raportin e iniciativës vetjake në maj të 2015 për implementimin e modelit të biletave të integruara në BE. Raporti thekson se parashikimet e gjithë-përfshirjes, informacionet e besueshme dhe lehtësisht të aksesueshme janë hapat e parë të rëndësishëm drejt biletave të integruara. Mbetet gjithsesi në dorë të vetë Komisionit për të qarkulluar një propozim i cili kërkon të gjitha siguritë për të bërë të mundur në termat e barazisë dhe ndershmërisë, të gjithë informacionin e nevojshëm për të vënë në vend shërbimet gjithë-përfshirëse. Komisioni thekson në raportin e tij rëndësinë dhe nevojën e mbrojtjes së të dhënave të pasagjerëve. Duke nënvizuar rëndësinë e këtyre shërbimeve, raporti i kërkon Shteteve Anëtare si hap të parë ndër-lidhjen e orareve rajonale me sistemet kombëtare dhe si një hap të dytë rrjetin e përbashkët të kalimit të kufijve.

Në mënyrë që biletat e integruara të bëhen një realitet në Europë, duhet ndër të tjera të sigurohen të dhëna gjithëpërfshirëse, në shumë forma si dhe parashikimet e udhëtimeve në kohë reale për të gjithë përdoruesit. Kjo do të sigurojë edhe mirë-informimin e qytetarëve sa i takon procesit të rezervimit të biletave. Dhe sigurisht që biletat e integruara nuk duhet të vendosin çmime më të larta për përdoruesit. Prandaj një nivel i njëjtë për të gjithë mënyrat e transportit duhet të sigurohet nga sistemi i ndërkombëtarizimit të kostove, në mënyrë të tillë që shërbimet të mbeten të përballueshme për të gjithë.

Sistemi inteligjent i transportit

Evoluimi i informacioneve dhe komunikimeve teknologjike krijon shanse të reja për politikat europiane të transportit. Sistemi Inteligjent i Transportit (SIT) duke aplikuar këto inovacione teknologjike dhe duke siguruar modele informacioni për udhëtimet dhe shërbimet e planifikimit mund të ndihmojë për t’u përgjigjur sfidave për të pasur transport të qëndrueshëm dhe efektiv. Në 2008, Komisioni Europian prezantoi Plan Veprimin SIT për transportin rrugor, ku një ndër prioritetet kyçe të fushës ishte përdorimi optimal i të dhënave të rrugëve, trafikut apo edhe udhëtimeve. Direktiva e STI, e miratuar në 2010 ka për qëllim të përshpejtojë koordinimin dhe përdorimin e shërbimeve dhe aplikimeve STI nëpër Europë.
                                                                                                       The Parliament Magazine, korrik 2015

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk