A e dini se vetëm 2% e deputetëve në botë janë nën moshën 30 vjeç?

A e dini se vetëm 2% e deputetëve në botë janë nën moshën 30 vjeç?

"Është një rreth vicioz", shprehet Benjamin Fearn, i cili ishte 19 vjeç kur u paraqit si këshilltar në Mançester dhe më tej vetëm 21 vjeç kur u zgjodh zyrtarisht për të kandiduar si deputet për zonën e tij, Derbyshire Dales. "Të rinjtë nuk po angazhohen mjaftueshëm në politikë. Dhe kjo vjen për shkak se politikanët nuk i kushtojnë vëmendjen e duhur nevojave të të rinjve, pasi këta të fundit nuk votojnë; dhe në anën tjetër të rinjtë nuk votojnë pikërisht për faktin se  politikanët nuk i kushtojnë vëmendje nevojave të tyre. "

Ndjenja e mos-përfaqësimit përbën thelbin e numrit jashtëzakonisht të ulët të të rinjve në skenën politike. Por ama në rast se politikanët do të mund të përfshnin në disa projekte politike mosha të reja, atëherë kjo pjesë demografike do të ishte shumë më e motivuar për të votuar, si dhe për të marrë pjesë më tepër në politikë duke ofruar kontributet e tyre të cilat janë padyshim shumë të vlefshme. Por thjesht për shkak të këtij hendeku që është krijuar, së bashku me faktin se shumica e politikanëve janë mbi moshën 30 vjeç, pra nuk përfaqesojnë tamam moshën e re, këta të fundit me të drejtë ndihen disi të mënjanuar. Rreziku këtu është pikërisht veçimi i këtyre të rinjve: duke krijuar iluzionin se nuk ka një hapësirë të mjaftueshme për të rinjtë në politikë.

A ka një zgjidhje për një përfaqësimin më të denjë të të rinjve?

Sidoqoftë kjo gjëndje mund edhe përmirësohet duke e bërë politikën disi më të prekshme në jetën tonë të përditshme si dhe më të integruar, duke filluar pikërisht nga moshat e reja. Sipas Beniaminit, politika duhet të jetë pjesë e edukimit: “Politika  e çështjet politike duhet fillimisht të mësohen nëpër institucionet akademike, siç janë shkollat. Në kohën kur unë isha nxënës, në shkollën time nuk ekzistonte një mundësia e atillë. Kontakti im me politikën ka ndodhur vetëm ndërmjet mësimeve të historisë. Gjithsesi mendoj se mësimet rreth politikës mund të zhvillohen të paktën një herë në javë, për t'i dhënë të rinjve një perspektivë sado të vogël se për se bëhet fjalë dhe se si funskionon ajo.”

Por, megjithatë për fat të keq kjo është vetëm një anë e medaljes. Edhe kur një i ri arrin të kapërcejë pengesat fillestare që e parandalonin atë për tu përfshirë në politikë, sërish ekziston përballja me diskriminim ndaj moshës, menjëherë sapo bëhesh pjesë e lojës.

Werner Latournald është 27 vjeç, dhe aktualisht kandidon si kandidat për Partinë 577 në Francë. Ai është ndjerë shpesh herë i përjashtuar për shkak të moshën së tij të re. "Çdo ditë, është një përballje e re me këtë diskriminim duke filluar që nga një bankier i thjeshtë që hapi llogarinë time të fushatës, te njerëzit me të cilët flasin çdo ditë  rreth programit tim politik, e deri te donatorët vullnetarë. Por nëse duam vërtet një demokraci përfaqësuese, atëherë duhet që të rinjtë të kenë vendin e tyre në kuvendin kombëtar", -shprehet ai.

Në fakt, ajo çfarë kjo përqindje e vogël përfaqëson qëndron te ngurrimi i të rinjve për t'u bërë pjesë e politikës, ashtu edhe paragjykimi nga ana e moshave më të vjetra ndaj zgjedhjes së të rinjve për t’u bërë pjesë e saj. Për të përmirësuar këtë gjendje, mesa duket duhet filluar me edukimin dhe arsimin. Duke filluar nga aty, mundësia për të inkurajuar të  rinjtë në politikë duhet të jetë më e përhapur. Nëse të qenit një politikan vazhdon të shihet si një detyrë e frikshme për (njerëzit e bardhë) të një moshe mesatare rreth 50, atëherë është koha për të thyer këtë lloj stereotipi e diskriminimi. Nëse marrim rastin e Mhairi, si anëtari më i ri të Parlamentit. Ajo ka qenë përfaqësuese e elektoratit të Paisley-t dhe Renfrewshire-it Jugut që nga mosha 20: pra thjeshtë dy vite mbasi iu dha e drejta për të votuar. Pra ajo çka duam të theksojmë është se duke shtuar të rinjtë në këtë ekuacionin me efektin domino, me bindje mund të themi se shumë të rinj të tjerë do të inkurajohen si dhe do të mund tashmë të çrrënjosin stereotipin e vjetër, atë të një mashkulli parlamentar të vjetër e të bardhë.

Cafebabel, dhjetor 2016

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk