Qëndrimi i CEPEJ është se aplikimi i inteligjencës artificiale në fushën e drejtësisë duhet të zbatohet në mënyrë të përgjegjshme, në përputhje me të drejtat themelore të njeriut të garantuara, në veçanti me Konventën Europiane mbi të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe Konventën e Këshillit të Europës për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Për CEPEJ, është thelbësore të sigurohet që AI të mbetet një mj...
Propozimi europian në këtë të drejtë i referohet pajisjeve ndriçuese, televizorëve dhe pajisjeve të mëdha shtëpiake. Të paktën rreth 18 vende të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po marrin në konsideratë ligje të përbashkëta si mënyrë për të reaguar kundër produkteve të cilat nuk mund të çmontohen për shkak të mekanizmit të tyre, ose që nuk mund të zëvendësohen me pjesë rezervë për shkak të munge...
Objektivi i vendosur nga Komiteti për të ulur emetimet në 35% deri në vitin 2030 është më i ashpër sesa propozimi i Komisionit Europian i cili në maj të 2018 bëri thirrje për një ulje "të paktën 30%" të emetimit të CO2 nga kamionët sipas projekt-rregullores për automjetet e rënda. Në atë kohë, Komisioni Europian vlerësoi se një reduktim prej 30% do të mund të kursente deri në 170 milion ton naftë...
Fermerët në të gjithë Europën po përjetojnë vështirësi në vjelje, me kushte jo të favorshme të thatësirës që kanë prodhuar gjymtime në të gjithë kontinentin. Në Hollandë, thatësira ka tharë lumenjtë dhe ka shkatërruar të mbjellat,që kryesisht janë prodhime të misrit dhe patates. Fermerët po punojnë edhe natën kur është dukur e nevojshme për të ruajtur çdo gjë që munden dhe për të ujitur sa më shu...
Uber nga ana tjetër argumentoi se Franca duhet të kishte kërkuar miratimin e Komisionit Europian për një ligj të ri për taksitë, i cili përmbante masa për to dhe aplikacionet e mobilitetit, duke përfshirë dhe faktin që vetëm taksitë zyrtare mund të përdorin teknologjinë me gjeolokacion për të treguar makinat në dispozicion. Në këtë mënyrë ata pretendonin se pa një miratim të Komisionit Europian k...
Presidenti i Parlamentit Europian Antonio Tajani në një postim në Twitter deklaroi se kompania e të dhënave Cambridge Analitica me bazë në Londër, kishte grumbulluar të dhëna masive me anë të Facebook, për të nxitur referendumin e Brexit dhe zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2016. Kjo përbën një shkelje të papranueshme të privatësisë së përdoruesve së rrjetit soc...
Komisioni Cox punon në kujtim të zonjës Cox, një 41 vjeçare, ligjvënëse e Partisë Laburiste, e cila u qëllua për vdekje nga një ekstremist i krahut të djathtë në vitin 2016. Ajo kishte qenë një zë i shquar në Parlament për çështjen e vetmisë, duke krijuar kështu edhe një komision ndërpartiak që synonte të fillonte një bisedë kombëtare dhe të përcaktonte shkallën dhe ndikimin e vetmisë në Britani....
1. BE-ja vendos gjoba më të rrepta për britanikët se qytetarët e tjerë të BE-së Në vitin 2015, Bashkimi Europian paraqiti rregulla për të siguruar që shoferët nga një vend i BE-së nëse thyejnë rregullat e qarkullimit rrugor në vendet e tjera të BE gjobiten dhe janë të detyruar të paguajnë gjobën. Autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar, nga ana tjetër kanë zgjedhur të mos i zbatojnë këto rregulla, d...
Të dhënat e nxjerra nga Anketimi i Paneleve Britanike dhe Anketës Gjinore të Familjes në Mbretërinë e Bashkuar mbi kënaqësinë për jetën realizuar u krahasuan nga kërkuesit shkencor të Universitetit të Yorkut me të dhëna të detajuara të cilësisë së ajrit nga Departamenti për Mjedisin, Ushqimin dhe Çështjet Rurale duke nxjerrë një lidhje interesante mes ndotjes dhe mirëqenies. Ndotja nga oksidet e...
Në dhjetor të vitit 2015 papunësia ishte në nivelin 15% ndërsa një vit më vonë ajo zbriti në 11.4%. E përkthyer në shifra, nga 281,000, numri i të papunëve zbriti në 206,000. Byroja Kroate e Statistikave paralajmëroi duke thënë që pavarësisht faktit që papunësia ka rënë, numri i punëtorëve ka rënë gjithashtu. Ajo vijoi më tej duke shpjeguar që Eurostat-i në dhënien e këtyre statistikave është baz...