Çfarë po ndodh në Europë? Zgjedhjet në Itali, pre të populizmit

Çfarë po ndodh në Europë? Zgjedhjet në Itali, pre të populizmit

Edhe pse tashmë duket se formimi i një koalicioni është i nevojshëm për të formuar qeverinë, mundësia për të bërë bashkë këto dy forca do të iste absolutisht fatale. Rezultatet duket të paraqesin një ndarje të thellë politike, jo vetëm për shtetin Italian por në të njëjtën kohë edhe për të gjithë Europën.

Populizmi në Europë, jo më një histori e re

Sidoqoftë, këto rezultate nuk përbëjnë aspak habi, pasi ajo që sapo ndodhi në Itali, është parë të ndodhë në shumë vende të tjera të BE-së. Mjafton të rikujtojmë vendimin e beftë të Britanikëve në qershor të vitit 2016 për tu larguar përfundimisht nga BE-ja apo edhe fushatën e fuqishme të nacionalistes Le Pen në Francë vitin e shkuar për të kuptuar se çështja e zgjedhjeve në Europë sa vjen edhe bëhet më serioze. Natyrisht, që kur vjen fjala tek forcat populiste dhe përhapjes së tyre në Europë, shembujt nuk mungojnë. Rasti i Hungarisë së Victor Orban, zgjedhjet e fundit në Austri të cilat sollën në pushtet radikalët e djathtë, opozita më e madhe e djathtë në parlamentin Gjerman apo koalicioni midis radikaleve të dy krahëve në Greqi tregojnë shumë për reaksionin zinxhir që po ndodh në Bashkimin Europian. Por çfarë i bën këto forca të gëzojnë popularitet dhe mbështjetje nga masa? Në fakt, ky trend që ka kapluar kontinentin Europian, duket të jetë i suksesshëm për disa arsye. Së pari, pakënaqësitë e thella për mënyrën e qeverisjeve në vende të ndryshme, bëjnë që votuesit të shkojnë drejt kërkimit të një alternative tjetër për zgjidhjen e problemeve të tyre. Në këtë mënyrë, këto pakënaqësi ndryshe përkthehen në përkrahjen e forcave anti-evropiane, anti-establishment dhe nacionaliste. Por alarmante në këtë situatë është fakti se këta votues në mbarë Europën, një pjesë e mirë e tyre janë në një moshë fare të re, duken të jenë gjithmonë e më pak të ndërgjeshëm dhe të vetëdijshëm për efektet negative që forca të tilla paraqesin. Populizmi nuk mund të jetë përgjigja që ata kërkojnë për zgjidhjen e problemeve të tyre, të cilat në fakt janë më komplekse seç duken, ndaj dhe nuk mund të kenë një përgjigje të thjeshtë siç janë në të shumtën e rasteve, agjendat e forcave radikale.

Por populizmi në Europë duket se nuk është vetëm një fenomen i krahut të djathtë. Anëtarët e Lëvizjes së Pesë Yjeve në Itali gjenden përkrah “kampionëve” nacionalistë të Brexit nga Partia e Pavarësisë së Mbretërisë së Bashkuar (UKIP) në Parlamentin Europian. Partia radikale e Greqisë, Syriza, gjendet tashmë e ulur në bllokun e majtë në Bruksel. Ndërsa në rastin e Italisë, Silvio Berluskoni e pozicionoi veten si një populist i krahut të djathtë pë zgjedhjet e fundit, ndërsa partia e tij, Forza Italia gjendet në bllokun demokratik të krishterë, pranë partive si CDU dhe CSU në pushtet.

Shqetësimi më i madh për të gjithë ata që mbështesin Unitetin Europian dhe bashkëjetesën paqësore midis vendeve anëtare, pa dyshim që vjen nga fakti se partitë populiste dhe anti-establishment tentojnë të jenë anti-BE-së, anti-Europiane dhe nacionaliste në pikëpamjet dhe agjendat e tyre përkatëse. Sloganet individuale “ Ne të parët” “Italia e para” apo “ Austria e para” rezikojnë të sjellin një trend tjeter në Europë, që hedh poshtë konceptin e unitetin Europian. Sot, këto parti të reja, lëvizjet anti-establishment si dhe populistët gëzojnë audiencë të plotë falë kanaleve të reja të komunikimit nëpërmjet internetit dhe mediave sociale. Por ndërsa këto forca vazhdojnë të rriten e të gëzojnë popularitet siç dhe rasti i Italisë sapo na e vërtetoi, pyetja që na shqeteson të gjithëve është: Cili vend do të jetë viktima e ardhshme e populizmit Europian? A do mundet Europa të kalojë këtë krizë politike që e ka mbërthyer?

                                                                                            Inva Nela, studente pranë Universitetit të Graz
                                                                                                           Pjesë e Rrjetit Mbështetës të EMA-s

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk