Demokracia

Demokracia


Demokracia është një lëmsh i pashtjelluar argumentesh që vërtiten rreth asaj që ajo duhet të jetë, mund të jetë , nuk është dhe nuk duhet të jetë se ndryshe të mirat që i duam mund të na kthehen në të keqija që nuk i duam. Në të tilla raste ajo shpjegohet shkurt si pushtet i popullit për ta thjeshtuar në siperfaqe këtë term esencial, por që nuk është një term i cfarëdoshëm, pasi nga ecuaria e saj varet zhvillimi, prosperiteti, niveli i bashkpunimit dhe e ardhmja e nje kombi, shteti a populli.

Sigurisht, që termi i demokracisë është një term i gjerë dhe i shumëanshëm. Ajo sot meret si sinonim i një qytetërimi. Lehtësisht të shkon mendja se qytetërimi i sotem i cili e personifikon më mirë atë është qytetërimi perëndimor. Demokracinë për ta kuptuar më mirë mund të ndjekim metodën krahasimore, e në mënyrë evidente e krahasojmë me Komunizmin dhe Socializmin. Komunizmi dhe Socializmi lidhen me një autor kryesor Marksin- dhe me zbatime a mohime të tij. Demokracia nuk mund të trajtohet në këtë mënyrë, sepse nje autor i vetëm i saj nuk egziston.

Autorë të shumtë të fushave të ndryshme i japin demokracisë shumë kuptime dhe këtë mund ta pranojme, por që demokracia të ketë cfardo kuptimi nuk mund ta pranojmë sepse rezultati përfundimtar është një dhe i vetem, -shtrembërimi i saj. Demokraci pretendohej se ishte edhe Republika Demokratike Gjermane, demokraci pretendohej se ishte dhe fashizmi sepse asnjë nuk e vinte në diskutim që ato nuk ishin demokraci sepse frymëzoheshin nga Perëndimi.

Dhe këtu duhet bërë nje sqarim i vogel, por shumë i rëndësishëm. Të marrim për shembull se “ Socializmi eshte me i mire se demokracia liberale”. Fjali që në gjuhën e jetës së përditshme të njerzëve të thjeshtë haset si “ kishte lezet në kohën e Enverit, më mirë atëherë sesa tani”. Eshtë e qartë se për të bëre një krahasim a vlerësim krahasues, duhet të peraqesim realen me realen dhe idealen me idealen. Nuk mund të krahasojmë socializmin si ideal me demokracinë si realitet. Po të bënim këtë, me siguri do të bënin dhe do te binim në hile. Megjithatë, kjo është në përgjithësi mënyra e arsyetimit se regjimet komuniste janë me të mira se sa demokracitë. Por ajo që të habit më shumë, është se kjo është nje hile aq e madhe që kalon pa u zbuluar. Llogjikisht kjo qëndron, por kur hedhim sytë nga jeta e përditshme në demokracinë e shtetit tonë, kupton se jemi shumë larg demokracisë perëndimore. Nëse do të bënim një krahasim ndërmjet ish-socializmit tonë dhe ish-socializmit lindor, ndoshta tani s’ka rëndësi, por unë do ta them. Gjatë komunizmit, ndoshta shqiptarët ndiheshin më të përfaqësuar me një rrymë ideologjike të jashtme sesa ndihen sot me demokracinë. Sepse kjo demokracia e sotme është jo aq përfaqësuese sa është ëndërruar. Kjo tregon qartë se shqiptarët kanë pritur 50 vjet për një ndryshim që vinte si model i jashtëm, po presin 30 vjet për një model prap të jashtëm, sic është demokracia. Sepse demokracinë nuk e kemi shpikur ne c’është e vërteta. Dhe shqiptarët kanë frikë sepse sic po shkojnë gjërat , ata nuk duan të presin dhe 20 vjet për të përmbushur një cikël tjetër dështimi që do të conte dëm një shekull përpjekje të një populli.

Duket se të gjitha teoritë shpjeguese të demokracisë bien dakort në parim për gjithcka, edhe për vetqeverisjen e popullit, për pushtetin real që ka populli për të diktuar politikat më të mira dhe më frytdhënëse për veten. Xhejms Bernem jep një arsyetim të tijin për këtë çështje. “Po të shqyrtojmë përcaktimet që shumica e njerzëve bëjnë për demokracinë, përfshi këtu dhe hartuesit e fjalorëve, do të zbulojmë se ajo nuk ka të bejë fare me vetqeverisjen”.

Në sqarimet që i bëhen konceptit “popull” si e drejtë e një shumice për sundim absolut përfaqëson zgjidhjen më të drejtpërdrejtë, por kjo nuk është kështu. Të pranosh të drejtën absolute të shumices për t’ja imponuar vullnetin e vet pakicës, ose pakicave, që do të thotë të vendosësh një rregull që, me kalimin e kohës, vepron pikërisht kundër parimit që ajo vet ngre. Në qoftë se fituesi i parë i një gare demokratike fiton pushtet të pakufizuar, atëherë fituesi i parë mund të bëhet fituesi i përhershëm. Në qoftë kështu, demokracia nuk ka të ardhme demokratike dhe pushon së qenuri demokraci që në fillim. E ardhmja demokratike bazohet në kthimin e shumicave në pakica dhe anasjelltas, të pakicave në shumica. Pra, pas një shikimi të dytë, parimi i shumicës së kufizuar del se është parimi bazë në të cilin funksionon demokracia.

Për të shpjeguar këtë koncept universal duhet të bëjmë lidhjen e fjalëve “demos” dhe “kratos”, pra popull dhe pushtet. Gjendja në të cilen ndodhet kjo lidhje e këtyre fjalëve përcakton nëse kemi pushtet të popullit apo pushtet mbi popullin. “Pushteti i popullit duhet thëne se është një shprehje eliptike” që përshkruan fillimin e një procesi por e lë atë të pa përfunduar. Sepse pushteti ushtrohet mbi dikë dhe sundimi presupozon egzistencën e të sunduarve. Pushteti i popullit mbi kë ? Kush janë që i nënshtrohen pushtetit të popullit ? Kur formula është e plotë, ajo lexohet në këtë mënyrë: demokracia është pushtet i popullit mbi popullin. Mirëpo problemi merr një kthesë krejt të ndryshme, në rrugën që ndjek pushteti poshtë. Në qoftë se gjatë kohës populli e humbet kontrollin e pushtetit, qeverisja e popullit ka rrezik të mos ketë të bëjë fare me qeverisjen nga populli. Rregullatori i kësaj situate që shmang pushtetin absolut janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe përfaqësimi cilësor. Por kjo është dhe thembra e Akilit, sepse zgjedhjet mund të mos jenë detyrimisht të lira dhe të ndershme dhe perfaqësimi mund të mos jetë detyrimisht cilësor. Gjendja aktuale e sotme në Shqiperi është se zgjedhjet e lira dhe të ndershme kanë ceduar, kundershtari i pushtetit dhe ai që supozohet të jetë, veshi, shpirti, mëndja dhe zëri i popullit, pra opozita,duket se jane shpartalluar. Shto këtu dhe pamundësine e saj për të përfaqësuar popullin në mënyrë demokratike, si rezultat i daljes së saj nga Kuvendi. Automatikisht ajo që i delegohet direkt popullit është pushteti si titull sepse ushtrimi i pushtetit është një punë krejt tjetër, që vetëm me popullin dhe demokracitë nuk ka lidhje.

                                                                              Admir Hoxha, Finalist i Konkursit "Democracy Alive" 2019

 

Literatura:
Democracy in a world of tensions, Thomas R.McKeon,
Modern political analysis, Englewood Cliffs
A preface to democratic theory, Robert A. Dahl

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk