Europa ka nevojë për pesimist të shkolluar, të përgatitur, inxhinierë, juristë, arkitektë të zotë, mjekë të specializuar, mendimtarë të shkencave humane, po në këto troje, po në këtë tokë të tharë nga pushteti homogjen, nga morali çudibërës, gjithkush, përpiqet për tu arratisur. Janë këto pesimistë, ku ngrohtësinë e jetës e gjejnë në Europë, duke bërë çfarëdolloj pune, e qëllimi mbetet të jesh larg Shqipërisë. Optimistët, përbuzën si një gjendër kanceroze, duke e mbajtur këtë vend në këmbë. Një popull, që rrënohet nga optimist, ku eksitojnë mendimet e tyre në kënaqësi të pushtetit, për të mbajtur një status social të pamerituar, një shkrirje me burrokracinë.
Ajo shprehet në këto fjalë mbetet po këtu, e shënjuar. Unë e urrej Shqiperinë, sepse çdo ditë, ndjej ulërima të vazhdueshme neverie për këtë vend, që s’guxoj të mendoj të ardhmen në vendlindjen time. Unë e urrej Shqiperinë, sepse më merr çdo endërr akoma pa e nisur, e urrej ketë tokë, e mallkoj çdo ditë, e përbuz me shpirt, pasi ajo shkelmon ëndrrat e mia, ëndrrat e tua, ëndrrat tona. Le ta lëmë këtë vend të ndyrë, i cili është ujitur me gjak, ta braktisim atë, të përdhosim çdo kujtim, “FORCA ËNDRRËS EUROPIANE”.
Ne, të rinjtë adhurojmë përjashtimin, përbuzjen dhe parazitizmin që pleqëron në shpatullat tona. Si mund të duash, adhurosh, një ëndërr që rritet si parazit në shpirtin tënd, në trupat tanë? Si mund të na dojë Europa, kur ne nuk duam veten? Si mund të zhvillojmë Europën, kur ne nuk zhvillojmë dot Shqipërinë? Unë e urrej Shqipërinë, gjer në ngjirje të zërit, unë e urrej vendlindjen time.
Kaq shumë fjalë, saqë ky artikull mund të jetë zëri i të gjithë shqiptarëve. Aty ku mendja dhe zemra bëhen një, aty ku arsyeja dhe dëshira për jetën, është më e madhe sesa vendi ku e zhvillon këtë jetë. E si mund ta ndryshoj unë Shqipërinë, kur jemi lodhur së lexuari artikuj modestë dhe ripërsëritës? Po, unë jam një ripërsëritëse e mesazhit për Europën, por jam unë, një studente me dhimbje për ketë vend, me ndjeshmërinë për të përjetuar dhimbjen që i shkaktojmë vetes nga përdhosja e vazhdueshme e ndjenjës më të pandryshueshme, dinjitetit tonë, si shqiptar.
Ky mesazh, më shumë sesa për Europën, i drejtohet çdo shqiptari e jo shtetit, sepse ky i fundit është pasqyra jonë, nëse duam të ndryshojmë shtetin, duhet të ndryshojmë veten. Ne duam drejtësinë, kur mendojmë në çdo moment të ngrihemi mbi shpatullat e të munduarit, e ta lëmë të pamunduarin të na drejtojnë, të zhbëjë shpirtrat tanë, duke e bërë padrejtësinë drejtësi.
“FORCA SHQIPTARË, EUROPA NA THËRRET”. Le ta lëmë këtë vend në përversionin e vetes, le të shkojmë në Europë, pa të drejta, pa legjitimitet, pa ligje si qytetar, por të shoqëruar kudo me titullin mbi shpatulla, azilant, forca, le të shfaqim hipoktizinë tonë për të dashur një vend që s’do na dojë kurrë siç jemi. Europa është “aty” e pandryshuar, në mirëfunksionimin e saj, më dëshirën për të zhvilluar veten, ndërsa në s’jemi askund, kërkojmë të mbysim veten më dëshirën e madhe për të varrosur këtë vend, Shqipërinë. Europa, kërkon ta harrojmë këtë vend, për të na kujtuar se si jo-europianë që jemi, duhet të luftojmë të jemi të tillë. Për padrejtesinë që mbjellim në këtë vend, e për “të drejtat” që na presin në Europë. “Unë e urrej Shqipërinë, forca ëndrrës Europiane”.
Dalina Doçi, studente "Filozofi Sociale"