Sigurisht në 104 vite të ekzistencës tonë jemi luhatur sa nga “njëra pjesë e botës në tjetrën” si një anije në një det të trazuar, por që kapiteni e ka braktisur. Është evidente që nuk është vetëm faji ynë që kemi qenë dhe jemi në këtë gjendje. Situata politike në Ballkan nuk është ndër më të qetat, madje nuk ka qenë e qetë aspak. Prej momentit në të cilin Ballkani është cilësuar “një fuçi baruti...
Me po të njëjtin entuziazëm dhe dashamirësi u prit edhe marrja e statusit kandidat. Mediat rendnin kush e kush të jepte lajmin e para. Sepse në fakt me çdo hap që kemi marrë drejt Europës, na janë rritur shpresat edhe më shumë. Kur bëhet fjalë për Europën shpresat e shqiptarëve janë: për një jetë më të mirë, për të udhëtuar dhe për të shijuar Europën, ashtu si çdo Europian tjetër në fund të fundi...
Prandaj autoritetet dhe shoqëria europiane u kap e papërgatitur për zgjidhjen e problemeve humanitare, adresimin e problemeve procedurale dhe zgjidhjes së ardhmërisë së tyre në hapësirën europiane apo kthimin në vendet e origjinës. Moskoordinimi dhe mosndarja e peshës mes anëtarëve të BE-së, e shndërroi këtë lëvizje të madhe popullate në një krizë të mprehtë e me shumë të panjohura për të gjitha...