Marrëveshja e Tregtisë BE-SHBA: 11 debate në PE këtë javë

Marrëveshja e Tregtisë BE-SHBA: 11 debate në PE këtë javë


Marrëveshja e tregtisë, e cila ende po negociohet, mund të hyjë në fuqi vetëm nëse ajo miratohet njëkohësisht nga Këshilli dhe Parlamenti Europian. Eurodeputetët kanë paralajmëruar tashmë se ata nuk do të miratojnë marrëveshjen në çdo klauzolë dhe se do ndjekin nga afër çështje të tilla si standardi i ushqimit.
Por një marrëveshje e tregtisë BE-SHBA, për të cilën raundi i tetë i bisedimeve u zhvillua në Bruksel muajin e kaluar, do të mund të krijojë bllokun më të madh të tregtisë të mallrave pa tarifë në botë, dhe të vendosë bazën për standartet rregulluese në tregtinë botërore.

Zyrtarëve të tregtisë i është dhënë si afat kohor viti 2015 për të siguruar një projekt-marrëveshje mbi TTIP, e cila pastaj do të duhet të ratifikohet nga parlamentet kombëtare dhe ai europian , si dhe nga Kongresi Amerikan. Në 28 vendet anëtare të BE-së, shumica e popullsisë mbështet marrëveshjen e planifikuar TTIP të tregtisë së lirë BE-SHBA. Por në Gjermani, kundërshtarët e saj janë në shumicë. 58% e qytetarëve të BE-së janë në favor të marrëveshjes së planifikuar të tregtisë së lirë dhe vetëm një në katër individë është kundër saj. 

TTIP përballet me një opozitë të shprehur nga një numër i caktuar i OJQ-ve, sindikatave dhe grupeve të konsumatorëve të cilët thonë se kjo do të dobësojë mbrojtjen e konsumatorit dhe mjedisit dhe standartet sociale. Në një deklaratë për shtyp të hënën, aleanca 'Stop TTIP' tha se peticioni i saj, që i bën thirrje Komisionit Europian të ndalojë bisedimet, është nënshkruar nga 1.5 milion europianë.

Ministri gjerman i Çështjeve Ekonomike Sigmar Gabriel akuzon kritikët e marrëveshjes BE-SHBA si përhapës paniku, bazuar nga fakti se publiku është duke ecur me parullën "TTIP është një e keqe", "nuk do të na çojë përpara".

"Kushdo që thjesht shpreson të ndezë emocionet nuk u ngjall besim njerëzve. Çështja e TTIP duhet të debatohet intensivisht por "në bazë të fakteve dhe jo në bazë të supozimeve të paqarta", theksoi Gabriel.Sipas edicionit kombëtar të sondazhit Eurobarometër, të publikuar më 19 shkurt, duket se TTIP ka më shumë kundërshtarë se mbështetës. Rezultatet e studimit treguan se 41% e gjermanëve ishin kundër marrëveshjes, 39% në favor dhe 20% neutralë. Qytetarët e Austrisë dhe Luksemburgut ishin skeptikë për TTIP në një mënyrë të ngjashme, respektivisht me 53% dhe 43% të të anketuarve.

"Është e vështirë për mua për të analizuar pse debati është aq i nxehtë në Gjermani," u shpreh Komisioneria e tregtisë së BE-së Cecilia Malmström, duke vazhduar se ajo nuk e di pse shqetësimi është aq i dallueshëm në Gjermani dhe se ajo nuk do të spekulojë mbi këtë gjë. Është e qartë, tregon Malmström, se Gjermania është një nga vendet që pritet të përfitojë më shumë nga TTIP. Negociatat mbi marrëveshjen TTIP kanë përfunduar tani raundin e tyre të tetë. Malmström shpreson që ato do të përmbyllen gjatë presidencës së Barack Obamës, por sipas saj nuk mund të thuhet që TTIP duhet të hyjë në fuqi deri atëherë.
                                                                                                                                EurActiv, shkurt 2015

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk