Danimarka dhe Britania e Madhe- Të parat në Biznes

Danimarka dhe Britania e Madhe- Të parat në Biznes


Kjo renditje u bazua kryesisht në ligjet dhe rregulloret që prekin sektorin ekonomik ne vendet përkatëse, dhe më pak në praktikat e raportuara. Në periudhën e marrë parasysh për këtë listim (1 qershor 2013-1 qershor 2014), studiuesit evidentuan 230 reforma të ndërmarra në 123 vende. Më shumë se 63 % e këtyre reformave kanë arritur të reduktojnë kompleksitetin dhe kostot proçeduriale, ndërsa të tjerat janë fokusuar në  forcimin e institucioneve ligjore. Në kriteret e këtij hulumtimi nuk përfshiheshin faktorë si korrupsioni, siguria, dhe madhësia e tregut.

Vendi kandidat për anëtarësim në BE i renditur më poshtë në listën me 189 vende, ishte Bosnja e cila është renditur e 107-ta, gjithsesi duhet theksuar fakti se mjedisi i biznesit në këtë vend është përmirësuar në krahasim me vitin e kaluar. Ndërkohë që renditje e kënaqshme rezulton për vendet potenciale për anëtarësim në BE: Shqipëria e cila është renditur e 68-ta në listë, Kosova e 75-ta dhe Serbia e 91-ta.

Në raport u përfshinë dhe disa aspekte te tjera si: sigurimi i energjisë elektrike, regjistrimi i pronës dhe marrja e një leje ndërtimi.  Sigurimi i energjisë elektrike është relativisht i lehtë në Gjermani, e cila u rendit e 3-ta, ndjekur nga Zvicra (5), Suedia (7), dhe Islanda (9).

Regjistrimi i një pronë është relativisht i lehtë në Bjellorusi (3), Norvegji (5), Danimark (8), Lituani (9)dhe Sllovaki (10). Por evidentohet fakti se është mjaft e vështirë të regjistrosh një pasuri në Belgjikë, e cila renditet pranë fundit të listës, specifikisht në vend të 171-të. Procedurat për regjistrim në Belgjikë zgjasin mesatarisht 64 ditë.

Marrja e një leje ndërtimi është veçanërisht e vështirë në Shipëri e cila renditet e 157-ta, në Kroaci ku kërkohen 21 hapa procedurialë dhe mesatarisht 188 ditë, dhe renditet e 182-ta në listë. Vështirë për të siguruar një leje të tillë është dhe në Bosnjë, e cila renditet e 182-ta dhe në Serbi e cila është dhe vendi europian me më shumë vështirësi për marrjen e lejes së ndërtimit dhe renditet e 186-ta.

Gjithsesi në parathënien e raportit, Kaushik Basu, zëvendës presidenti i parë dhe shefi i sektorit ekonomik të Bankës Botërore, pranon se raporti fokusohet vetëm në disa aspekte specifike ndërkohë që ekonomia ka edhe shumë aspekte të tjera të cilat nuk janë marrë parasysh në këtë raport.
                                                                                                                          

  Euobserver, Tetor 2014

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk