Kontratat publike të prokurimit, ekuivalente me një të pestën e ekonomisë së përgjithshme të BE-së, thuhet se janë të prekur më keq, me deri në një të katërtën e vlerës së tyre, nga praktika korruptive.
Rreth 32% e kompanive që kanë marrë pjesë në tendera të kontratave publike thonë se ata humbën ofertën fituese për shkak të korrupsionit, ku firmat e ndërtimit duken më të prekurat. Komisioni vlerëson rreth 120 miliardë € janë humbur çdo vit, edhe pse Komisionerja për Çështjet e Brendshme, Malmstrom tha se shifra e vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë më e lartë.
Komisioni thotë se raporti i tij i ri anti - korrupsion është i nevojshëm për të ushtruar presion për veprim ndaj vendeve anëtare. Megjithatë, nuk parashikohen sanksione ose iniciativa legjislative të BE-së të përshtatura në mënyrë specifike për të luftuar korrupsionin. Por çështja ka zënë vend në opinionet publike të BE-së si një problem i madh. Sipas Euro Barometrit të BE - së 76% e europianëve mendojnë se korrupsioni është i përhapur gjerë dhe më shumë se gjysma besojnë se ai është rritur në tre vitet e fundit. Rreth 75% e të anketuarve në Spanjë, Slloveni, Republikën Çeke, Itali, Portugali mendojnë se korrupsioni është rritur.
Në 99%, pothuajse të gjithë të anketuarit grekë ndjejnë se korrupsioni është i përhapur, shifër e ndjekur nga 97% në Itali dhe 95% në Lituani, Spanjë dhe Republikën Çeke. Në krahasim, qytetarët në vendet nordike mendojnë korrupsioni është i rrallë. Rreth 75% e të anketuarve danezë e gjykojnë si fenomen të rrallë, të ndjekur nga 64% në Finlandë dhe 54% në Suedi.
Ndërkohë, një kapitull i dedikuar institucioneve të BE-së nuk është botuar, ndryshe nga ç’ishte njoftuar fillimisht. Komisioni Europian thotë se kapitulli nuk është shkruar, sepse nuk ka vlerësues të pavarur të jashtëm ku mund të bazohej. Megjithatë, Komisioni është i vendosur të shkruajë kapitullin mbi korrupsionin në BE, por në dy vjet kohë. Vonesa vjen në një kohë kur fushata pro - transparencës shpesh pretendojnë se procesi legjislativ i BE-së është kryer me dyer të mbyllura.
EU Observer, shkurt 2014