Përse këto konsultime?
Negociatat e TTIP, që lidhen me dy ekonomitë më të mëdha botërore, kanë tërhequr vëmendje të madhe nga publiku dhe organizatat e shoqërive civile, të cilat janë më të interesuara në në dispozitat për mbrojtjen e investimeve dhe zgjidhjaen e mosmarrëvëshjes shtet-investues (ISDS).
Qëllimi i këtij konsultimi ishte për të kërkuar e mbledhur mendime mbi një qasje të mundshme për mbrojtjen e investimeve dhe ISDS në TTIP. Kjo qasje do të shërbejë për përdorim, si një bazë e shumë elementeve të reja. Pyetja kryesore në konsultim kishte të bënte me faktin nëse kjo nismë e BE-së do të arrijë ekuilibrin e duhur midis ruajtjes të së drejtën së BE-së dhe aftësinë për të rregulluar në interes të publikut nga njëra anë, dhe mbrojtjes së investituesve nga ana tjetër. Negociatat për investim në TTIP janë pezulluar dhe do të rifillojnë vetëm në kohën kur Komisioni të vlerësojë se propozimet e tij të reja, ndër të tjera garantojnë që juridiksioni i gjykatave në shtetet anëtare të BE-së nuk do të jetë i kufizuar nga regjime të veçanta për mosmarrëveshjet shtet-investues. Pjesët e tjera të negociatave TTIP kanë vazhduar sipas planifikimit.
Disa fakte rreth investimeve në marrëveshjet tregtare
Investimet janë të rëndësishmë për zhvillimin dhe krijimin e vendeve të punës. Si burimi dhe destinacioni më i madh i investimeve të huaja direkte, Europa ka një interes strategjik në arritjen hapjes ambicioze të tregut të vendeve të treta, konform nivelit të lartë të hapjes së BE-së ndaj të investimeve të huaja.
Hapja e vendeve të reja të punës do të realizohet nga kompanitë e BE-së duke kërkuar mundësi të reja investimi në përputhje me tregun dhe marrëveshjet e investimit, si për shembull tregu i shërbimeve në SHBA. Interesat strategjike përfshijnë mbrojtjen e investitorëve europianë jashtë vendit duke garantuar respektimin e disa rregullave themelore (p.sh. jo-diskriminimi).
Këto interesa strategjike kanë ekzistuaar prej dekadash. Që nga 1950, vendet anëtare të BE-së kanë firmosur afro 1,400 Marrëveshje Investimi Dypalëshe me vende të treta për të nxitur mbrojtur investimet, ku 9 prej tyre janë me SHBA-në. Prandaj,mbrojtja e investimeve dhe ISDS-ja nuk është një gjë e re. Për TTIP-në, vendet anëtare të BE-së, në mënyrë unanime i kërkuan Komisionit të negociojë për mbrojtjen e investimeve dhe ISDS-në. Ky mandat parashikon përfshirjen e mbrojtes së investimeve dhe zgjidhjen e konflikteve investitor-shtet. Vendimi lidhur me përfshirjen ose jo të ISDS-së, do të merret gjatë fazë finale të negociatave.
Cilat janë përfundimet kryesore të konsultimit?
Shumica e të anketuarve e përdorën konsultimin për të shprehur kundërshtimin e tyre lidhur me këtë çështje, kryesisht për të shqetësimet e tyre për ISDS në veçanti. Në 12 pyetjet për konsultimin lidhur me nismën e ndërmarrë nga Komisioni për mbrojtjen e investimeve,është vënë re se për secilën prej tyre, ka qëndrime të ndryshme brenda disa kategorive të të anketuarve por ndonjëherë edhe brenda të së njëjtës kategori. Në përgjithësi, të anketuarit e vlerësojnë nismën e BE-së për të përmirësuar dhe rritur sistemin e mbrojtes së investimeve, por e kosiderojnë atë për arsye të ndryshme si të pamjaftueshme.
Një numër i konsiderueshëm bashkësish tregtare dhe grupeve të OJQ-ve theksojnë nevojën për forcimin e së drejtës për të rregulluar në interes publik. Kështu, disa prej tyre bëjnë thirrje për detyrime më të mëdha për investitorët, në veçanti lidhur me të drejtat e njeriut, rregullimet sociale dhe ato të mjedisit, ose në përgjithësi të dëshmojnë përgjegjësi sociale.
Në komunitetin e biznesit, pavarësisht mbështetjes së përgjithshme për një sistem më koherent dhe përfshirës i karakterizuar nga etika dhe transparenca, ka shqetësime se qasja e BE-së mund të ulë nivelin e mbrojtjes për investitorët krahasuar me marrëveshjet ekzistuese të investimit, me riskun për një BE më pak tërheqëse për investitorët e huaj. Ndërkohë, të tjerë mendojnë se realisht nuk qëndron një përplasje midis rregullave ndërkombëtare dhe të drejtës së shtetit për të rregulluar.
Në ISDS, përmirësimet e transparencës janë parë përgjithësisht si pozitive megjithatë, ka disa zëra të cilat e konsiderojnë të jetë i pamjaftueshëm për shkak të përjashtimit të konfidencialitetit. Ka shumë diskutime lidhur me marrëdhënien midis ISDS dhe gjykatës së brendshme, dhe përpjekes së BE-së për vlerësimin dhe kualifikimin e abritrave. Megjithatë, i është dhënë drita jeshile futjes së kodit të sjelljes për arbitrat. Mundësia e një gjykate apeli lidhet gjithashtu me përmirësimin e koherencën dhe legjitimitetin e ISDS por mungesën e sigurisë si në krijimin e tij është parë si një çështje. Në shumë rastë është theksuar se gjykatat e brendshme duhet të kenë eksluzivitetin për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes shtetit dhe investitorëve të huaj. Shqetësimet lidhen gjithashtu me faktin se për shkak të nivelit të lartë të kostos dhe kompleksitetit, aksesi në mekanizmat e ISDS mbetet de facto një prerogativë vetëm e firmave të mëdha. Një mekanizëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në këtë aspekt është konsideruar i nevojshëm.
Cilat janë përfundimet e Komisionit nga ky konsultim?
Publikimi i raportit të konsultimit është vetëm hapi i parë. Është mëse i nevojshëm vijimi i diskutimeve midis institucioneve europiane dhe palëve të interesit. Sidoqoftë, konsultimet tashmë lejojnë identifikimin e 4 fushave ku mund të hulumtohen përmirësime të mëtejshme:
-mbrojtja e së drejtës për rregullim;
-mbikqyrja dhe funksionimi i gjykatava të arbitrazhit;
-marrëdhënia midis arbitrazhit ISDS dhe mjeteve te brendshme mbrojtëse
- rishikimi i vendimeve të ISDS për rregullime ligjore me anë të mekanizmave të apelit.
Ndër të tjera, në mandatin e dhënë unanimisht Komisionit, bëhet e qartë se mbrojtja e investimeve dhe ISDS-së duhet të jenë pjesë e marrëveshjes së investimeve të përfunduara me SHBA-në, në përmbajtje të së cilës janë një numër kushtesh. Në direktivat negociuese miratuar nga Këshilli, këto kushte janë të përmbushura tashmë.
Në mbyllje, ashtu siç deklaroi dhe Presidenti i Juncker në Parlamentin Europian më 22 tetor 2014, vendimi final lidhur me faktin nëse ISDS do të përfshihet apo jo në TTIP do të merret së bashku me Zv. Presidentin Timmermans në fazën finale të negociatave, nga ku do të garantohet se ISDS është plotësisht në përputhje me sundimin e ligjit, parimin e transparencës dhe barazisë para ligjit.
Cilat janë hapat e radhës?
Në tremujorin e parë të vitit 2015, Komisioni synon të vazhdojë konsultimet me palët e interesuara europiane, vendet anëtare të BE-së dhe Parlamentin Europian, lidhur më çështjet thelbësore të përmendura më lartë, me synimin e zhvillimit të propozimeve konkrete për negociatat TTIP.
Memo Komisioni Europian, janar 2015