Raporti i Draghit, një shpëtim për të ardhmen ekonomike të Europës

Raporti i Draghit, një shpëtim për të ardhmen ekonomike të Europës

Pas thirrjes së Presidentes Ursula von der Leyen për miratimin e një "Marrëveshjeje Industriale të Pastër"[1] brenda 100 ditëve të para të mandatit të saj të dytë, më  9 shtator 2024, në Komisionin Europian u dorëzua, raporti i Mario Draghit mbi të Ardhmen e Konkurreshmërisë  Europiane.[2] Si ish-President i Bankës Qendrore Europiane, Draghit iu ngarkua detyra nga von der Leyen një vit më parë për të shqyrtuar konkurreshmërinë  e Europës në tregun global. Ajo pohoi se askush nuk mund të ishte më i profilizuar e i përshtatshëm se Mario për të kryer një analizë të thelluar të konkurreshmërisë së Europës, dhe njëkohësisht për të identifikuar hapat e nevojshëm për përmirësimin e saj. Ambiciet e saj[3] reflektojnë prioritetet urgjente të BE-së si krijimi i një strategjie industriale të udhëhequr nga dekarbonizimi, forcimi i sigurisë kibernetike në shëndetësi dhe zhvillimi i një nisme për “Fabrikat e Inteligjencës Artificiale” për të mbështetur startup-et e BE-së dhe për të reduktuar varësinë nga teknologjia amerikane dhe kineze.[4]  


Raporti i Draghit paraqet një plan të detajuar për të siguruar pozicionin global të BE-së, një strategji të përputhshme me objektivat e von der Leyenit,[5] por gjithashtu me sfidat gjeopolitike të cilat janë në rritje. Vizionin e tij për një "Europë federale",[6] ai e përqendron tek integrimi i thellë ekonomik dhe inovacioni, së bashku me rritjen e pavarësisë në fushat e sigurisë dhe teknologjisë. Më poshtë janë disa nga pikat kryesore të rekomandimeve të Draghit:

1. Rritja e Produktivitetit: Draghi vëren ngecjen e produktivitetit europian që nga periudha e kursimeve të vitit 2008, duke e krahasuar atë me rritjen e ndodhur në SHBA. Ai paralajmëron se,
në mungesë të reformave për produktivitetin përmes inovacionit, teknologjisë dhe përmbysjen e trashëgimisë kufizuese të investimeve nga kursimet, BE-ja rrezikon të përballet me një hendek gjithnjë e më të madh të PBB-së. Ai bën thirrje për investime që synojnë sektorët me zhvillim të ngadaltë, me qëllim rimëkëmbjen e qëndrueshme dhe të fuqishme ekonomike.

2. Dekarbonizimi i Ekonomisë: Duke pasur parasysh presionin konkurrues nga kriza energjetike në Europë, Draghi mbështet përdorimin e teknologjive të energjisë së pastër, duke kërkuar një reformë të thelluar të tregut të energjisë elektrike të BE-së. Ai rekomandon që Europa të zhvillojë një zgjidhje të qëndrueshme për të siguruar autonomi energjetike dhe qëndrueshmëri ekonomike, pasi paralajmëron një rrezik të mundshëm të varësisë nga teknologjitë e gjelbra të subvencionuara nga Kina.

3.Mbrojtja e Shtetit të Mirëqenies: Draghi propozon  krijimin e një Autoriteti Europian të Mbrojtjes për të bashkuar burimet  dhe për të ulur varësinë nga furnizuesit e jashtëm. Një autoritet i tillë do të konsolidonte burimet mbrojtëse të BE-së, do të siguronte përdorimin më efikas të burimeve dhe do të mbështeste sistemet e mirëqenies, duke ruajtur dhe zhvilluar modelin social europian.


4.Modernizimi i Industrisë: Duke cituar Revolucionin e Katërt Industrial si një fushë ku Europa mbetet pas, Draghi bën thirrje për inovacion strategjik industrial. Ai mbështet krijimin e një Agjencie Europiane për Projekte të Avancuara të Kërkimit (e modeluar sipas DARPA-s amerikane) për të nxitur përparimet teknologjike, duke theksuar se industria europiane ka nevojë për mbështetje në sigurimin e burimeve bazë, si elemente të rëndësishme, për të garantuar këtë progres.


5.Forcimi i Pavarësisë në Mbrojtje: Për të ulur varësinë nga mbështetja e ofruar e sigurisë amerikane, Draghi rekomandon rritjen e shpenzimeve për mbrojtje në të gjithë BE-në, ndërlidhur me incentiva për të vendosur si prioritet prodhimin e pajisjeve në Europë. Një parim
“Buy European” do të rrisë kërkesën e brendshme dhe do të nxisë zhvillimin e  industrisë mbrojtëse të Europës, duke i dhënë BE-së më shumë autonomi në këtë fushë.


6. Investimi i Përbashkët në Aksionet dhe Borxhin e BE-së: Një nga propozimet më ambicioze të Draghit është investimi në të gjithë BE-në dhe financimi i përbashkët i borxhit, të ngjashëm me një ekosistem të kapitalit të riskut. Me një investim të vlerësuar prej 800 miliardë eurosh të nevojshëm për të mbyllur hendekun e kapitalit të riskut në Europë, Draghi thekson se një ndryshim i tillë financiar është kritik për ruajtjen e pozicionit konkurrues të BE-së në nivel global.

 

Qasjet Divergjente: Draghi dhe Letta

Raporti i Draghi-t përfundon disa muaj pas publikimit të një raporti po aq ambicioz nga Enrico Letta, ish-kryeministri italian.[7] Ndërsa të dy raportet kanë si qëllim përforcimin e konkurrueshmërisë së BE-së, Letta thekson një strategji të tregut të brendshëm që fokusohet në integrimin digjital dhe reformën rregullatore për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SMEs).[8] Propozimi i Letta-s për një "liri të pestë"[9] mbi njohuritë dhe të dhënat synon tranzicionin e gjelbër dhe digjital, duke iu kundërvënë këmbënguljes se madhe të Draghit për qëndrueshmëri ekonomike përmes autonomisë strategjike.[10]

 

Ligjërata e reformave: Rishikimi i një sfide të vjetër

Thirrja për reforma të thella në BE nuk është e re; ajo pasqyron vizionin e promovuar fillimisht nga liderë si Presidenti francez Emmanuel Macron në vitin 2018, i cili propozoi një Europë më të integruar dhe autonome në fjalimin e tij në Sorbonë.[11] Plani i Macronit theksoi një Eurozonë të fortë me kapacitet të përbashkët fiskal, bashkëpunim më të thellë në mbrojtje dhe politika ambicioze për klimën. Idetë e tij nxitën diskutime të forta dhe fituan terren, por gjithashtu u përballën me rezistencë të konsiderueshme politike dhe institucionale, duke u b
ërë shëmbëlltyrë e vështirësive për të arritur një konsensus mbi sovranitetin e përbashkët mes shteteve anëtare të ndryshme.[12]

Kontributet e mëvonshme përfshinë dokumentin e rëndësishëm franko-gjerman,[13] i cili paraqiti hartëzimin e një rrugë të ngjashme drejt qëndrueshmërisë europiane dhe autonomisë strategjike. Megjithatë, debatet rreth këtyre propozimeve[14] kanë qenë vazhdimisht të fokusuar në një tension themelor: balancimi i sovranitetit kombëtar me ambiciet e BE-së për një politikë të bashkërenduar në skenën globale. Qasja e Draghit, në shumë aspekte, përputhet me vizionin e Macronit dhe perspektivën franko-gjermane, duke mbështetur një "Europë federale" me mbrojtje të fortë dhe autonomi ekonomike. Megjithatë, struktura e tij gjithashtu pasqyron kufizimet e dukshme në Librin e Bardhë të von der Leyenit, i cili u kritikua për paqartësinë e tij në lidhje me mënyrën se si një Europë federale do të bashkëjetonte me interesat kombëtare.

Libri i Bardhë i von der Leyenit ka nxitur reagime të ndryshme,[15] veçanërisht mbi politikat e tij për inteligjencën artificiale[16] dhe industrinë,[17] që kritikët argumentojnë se mund të “minohen” nga pengesat rregullatore dhe efikasiteti burokratik.[18] Aktivistët mjedisorë gjithashtu e kanë shqyrtuar këtë qasje, duke vënë në dukje se, ndonëse ambicioze, shpesh i mungojnë masa konkrete për veprimin ndaj klimës,[19] që ka ngritur shqetësime për aftësinë e tij për të përmbushur angazhimet e BE-së për qëndrueshmëri.[20] Kahet e ndryshme në pikëpamje theksojnë  një debat të vazhdueshëm brenda BE-së: a mund të arrijë ajo një balancë që ruan autonominë kombëtare, ndërkohë që fuqizon një Europë të unifikuar dhe konkurruese në nivel global?

 

Pranimi dhe kritika, qasja e një bankieri ndaj një sfide më të gjerë

Ndërsa raporti i Draghit u mirëprit nga liderët e BE-së si një kornizë afatgjatë për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë ekonomike, ai ka tërhequr kritika,[21] veçanërisht nga ambientalistët dhe shoqëria civile.[22] Sipas Olivier Hoedemanit nga Corporate Europe Observatory, vetëm 5% e kontributeve të raportit reflektojnë kontributet nga shoqëria civile dhe sindikatat, duke ngritur shqetësime për angazhimin e raportit në adresimin e pabarazive mjedisore dhe sociale.[23] Buroja Europiane për Mjedisin (EEB) paralajmëroi se fokusi i kufizuar mjedisor i raportit rrezikon të dëmtojë Propozimin për Marrëveshjen Industriale të Pastër të von der Leyenit, duke u devijuar ndoshta drejt masave çrregulluese në dëm të qëndrueshmërisë.[24]

Në një kritikë të qartë, Christian Schaible, Kreu i Industrisë Zero Ndotje në Buronë Europiane për Mjedisin (EEB), deklaroi se: “Një garë për të tejkaluar Kinën dhe SHBA-në nuk është vetëm ekonomikisht e paqëndrueshme, por do të nxisë më tej tensionet gjeopolitike. Avantazhi i vërtetë konkurrues i Europës qëndron në udhëheqjen e një transformimi global — duke nxitur detoksifikimin, pastrimin nga ndotja , dhe rikuperimin.” Ai ju bëri thirrje liderëve të BE-së t’iu japin përparësi politikave mjedisore të qëndrueshme përveç konkurrencës.

Raporti i Draghi-t reflekton saktësinë strategjike që pritet nga një ish-bankier qendror, por gjithashtu është formuar nga një perspektivë që disa e argumentojnë se është shumë e fokusuar në financa dhe afatshkurtër. Si një figurë e thelluar në botën bankare, Draghi ka krijuar një vizion që prioritizon metrikat fiskale, qëndrueshmërinë ekonomike dhe politikat e orientuara drejt rritjes. Megjithatë, kjo qasje mbështetet shumë në zgjidhje sasiore, të drejtuara nga tregu, shpesh duke anashkaluar aspektet komplekse dhe cilësore që janë thelbësore për adresimin e sfidave më të gjera sociale dhe mjedisore të Europës.

Kritikët sugjerojnë se fokusi i Draghit në “epërsinë konkurruese” anashkalon faktin se konkurrueshmëria sot duhet të përfshijë një balancë të qëndrueshmërisë ekonomike, mjedisore dhe sociale. Rekomandimet e tij, ndonëse të llogaritura mirë dhe të arsyeshme, rrezikojnë të jenë shumë afatshkurtër dhe të orientuara drejt rritjes, pa pasur një parashikim të  nevojshëm për të integruar qëndrueshmërinë klimatike dhe barazinë sociale në strategjinë afatgjatë të BE-së. Mungesa e reformave të forta bankare dhe të borxhit e përkeqëson këtë, pasi humbet mundësinë për të krijuar një kornizë financiare më fleksible, që mund të mbështesë më mirë projektet e qëndrueshme dhe investimet në inovacionin e gjelbër.


Në përfundim, raporti i Draghit reflekton një qasje të një bankieri ndaj çështjeve komplekse dhe multidimensionale që kërkojnë një vizion më të gjerë dhe më të përshtatshëm se sa ajo që mund të ofrojë një kornizë financiare e pastër. Duke u mbështetur ngushtë në modelet e rritjes ekonomike, raporti mund tu shërbejë qëllimeve mjedisore të BE-së dhe, duke bërë kështu, mund të rrezikojë të nxisë një agjendë ekonomike, që përfundimisht do të dështojë përballë sfidave më urgjente moderne të Europës.

 

Përfundimi, rritja ekonomike mbi prioritetet ambientale

Vizioni i Draghi-t është ambicioz në planin e tij ekonomik, por prioritizimi i rritjes fiskale dhe qëndrueshmërisë ekonomike lë boshllëqe të rëndësishme, veçanërisht në fushën e qëndrueshmërisë ambientale. Theksi i kufizuar i raportit mbi reformën bankare dhe borxhin tregon një fokus më të ngushtë fiskal, kryesisht të përqendruar në ringjalljen e produktivitetit dhe konkurrencës industriale. Kjo qasje, ndonëse e rëndësishme për forcimin e ekonomisë së Europës, tendoset ta trajtojë qëndrueshmërinë si një çështje dytësore, duke ngritur shqetësime për kompromiset e mundshme mbi standardet ambientale. Kritikët argumentojnë se duke prioritizuar fitimet ekonomike afatshkurtra, raporti rrezikon të mbulojë angazhimet e klimës së BE-së, duke e bërë atë një strategji "rritje me çdo çmim" që mund të përshpejtojë zgjerimin industrial ndërsa anashkalon nevojën për një tranzicion të gjelbër . Në një epokë ku ndryshimi klimatik paraqet një kërcënim te ditëve te sotme, avantazhi konkurrues i BE-së duhet të bazohet në udhëheqjen ekologjike dhe jo vetëm në forcën ekonomike. Pa një qasje më të integruar ndaj qëndrueshmërisë, vizioni i Draghit mund të forcojë pabarazitë ekonomike dhe të rrezikojë qëllimin e BE-së për t'u bërë një lider global në përgjegjësinë ambientale. Në fund, raporti i Draghit ofron një rrugë përpara për një Europë më të fortë ekonomikisht. Megjithatë, mbetet për t'u parë nëse kjo qasje mund të pajtojë ambiciet fiskale të BE-së me angazhimin e saj për një të ardhme të qëndrueshme, apo nëse do të kërkojë një rregullim për të shërbyer vërtet interesave ambientale, sociale dhe ekonomike të të gjitha shteteve anëtare.


Alexandra Eder, nëntor 2024

*Alexandra Eder ndjek studimet në vitin e tretë Bachelor në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Menaxhim në Universitetin Teknik të Shkencave të Aplikuara në Regensburg, Gjermani. Rrugëtimi i saj akademik përfshin studime të tjera në Kompetenca Interkulturore, me një fokus të veçantë në Kinë dhe Finlandë. Pasioni i Alexandrës për diplomacinë dhe negociatat u përforcua më tej gjatë programit të saj Erasmus në Universitetin Jagiellonian në Krakovë, Poloni. Atje, ajo mori pjesë në shkëmbime kulturore dhe studioi çështje të lidhura me BE-në, Ballkanin Perëndimor dhe studimet mbi Holokaustin, duke theksuar rëndësinë e një Europe të qëndrueshme dhe demokratike. Për të fituar përvojë të drejtpërdrejtë në këtë kontekst, Alexandra është duke kryer një praktikë në Shqipëri, duke punuar me Departamentet e Integrimit Europian dhe Çështjeve të Jashtme të Parlamentit Shqiptar.

 

 


[1]European Commission, “The Green Deal Industrial Plan,” commission.europa.eu, 2023,https://commission.europa.eu/strategy-and-policy/priorities-2019-2024/european-green-deal/green-deal-industrial-plan_en.

[4]POLITICO, “Von Der Leyen’s First 100 Days: What She’s Promised, What It Means and What She’ll Really Deliver,” POLITICO, September 23, 2024, https://www.politico.eu/article/ursula-von-der-leyen-first-100-days-promises-what-it-means-deliver-eu-commission/

[6] Draghi, Mario. “EU Competitiveness: Looking Ahead,” European Commission, 2023, https://commission.europa.eu/topics/strengthening-european-competitiveness/eu-competitiveness-looking-ahead_en#paragraph_47059.

[7]Letta, Enrico. “Enrico Letta’s Report on the Future of the Single Market - European Commission,” single-market-economy.ec.europa.eu, April 10, 2024, https://single-market-economy.ec.europa.eu/news/enrico-lettas-report-future-single-market-2024-04-10_en.

[8]AmCham EU, “AEU Summary – Much More than a Market Report by Enrico Letta (April 2024),” May 3, 2024, https://www.amchameu.eu/working-document/aeu-summary-%E2%80%93-much-more-market-report-enrico-letta-april-2024.

[9]Po aty.


[10] Groupe d’études Géopolitiques, “Much More than a Market,” April 24 AD, https://geopolitique.eu/wp-content/uploads/2024/04/letta-Much-more-Market-PP.pdf.

[11] Elysee, “Speech by Emmanuel Macron, President of the Republic at European Parliament,” elysee.fr, April 17, 2018, https://www.elysee.fr/en/emmanuel-macron/2018/04/17/speech-by-emmanuel-macron-president-of-the-republic-at-european-parliament

[12] Leali, Giorgio. “The Rise and Fall of Macronomics,” POLITICO, October 10, 2024, https://www.politico.eu/article/emmanuel-macron-france-economics-business-tax-increases-spending-cuts-budget-crisis/.

[13] Ministère de l'europe des affaires étrangères, “Report by the Independent Franco-German Group of Experts on EU Reforms,” France Diplomacy - Ministry for Europe and Foreign Affairs (France Diplomacy, 2023), https://www.diplomatie.gouv.fr/en/french-foreign-policy/france-and-europe/events-and-news-relating-to-france-s-european-policy/news/article/report-by-the-independent-franco-german-group-of-experts-on-eu-reforms.

[14] Cloos, Jim. “A Critical Look at the Report of the Franco-German Working Group on EU Institutional Reform – TEPSA,” Tepsa.eu, November 21, 2023, https://tepsa.eu/analysis/a-critical-look-at-the-report-of-the-franco-german-working-group-on-eu-institutional-reform/

[15] van der Staak, Sam. “Von Der Leyen Should Make Democracy the Cornerstone of the EU’s Security Agenda - Friends of Europe,” Friends of Europe, September 16, 2024, https://www.friendsofeurope.org/insights/critical-thinking-von-der-leyen-should-make-democracy-the-cornerstone-of-the-eus-security-agenda/ 


[16]EEEI, “Consultation on the European Commission’s White Paper on Artificial Intelligence - EEEI - Experts Institute,” EEEI - Experts Institute, July 8, 2020, https://experts-institute.eu/en/europe-of-justice/european-union/consultation-on-the-european-commissions-white-paper-on-artificial-intelligence/.

[17] Fleck, Jörn., Josh Lipsky, and David O.Shullman, “Ursula von Der Leyen Set Europe’s ‘De-Risking’ in Motion. What’s the Status One Year Later?,” Atlantic Council, April 7, 2024,  https://www.atlanticcouncil.org/blogs/new-atlanticist/ursula-von-der-leyen-set-europes-de-risking-in-motion-whats-the-status-one-year-later/

[18]POLITICO, “Von Der Leyen’s First 100 Days: What She’s Promised, What It Means and What She’ll Really Deliver,” POLITICO, September 23, 2024, https://www.politico.eu/article/ursula-von-der-leyen-first-100-days-promises-what-it-means-deliver-eu-commission/.


[19] Skrivervik, Christian. “The EU’s Strategic Agenda: Legacy of the Green Deal Lives On… Implicitly,” Eeb.org, June 28, 2024, https://eeb.org/strategic-agenda-2024-2029/

[20] Skrivervik, Christian. “Von Der Leyen Gets a Second Term, so Does a Weakened Green Deal ...,” Eeb.org, July 18, 2024,https://eeb.org/von-der-leyen-gets-a-second-term-so-does-a-weakened-green-deal/

[21] Soler, Paula. “Critics Slam Landmark EU Competitiveness Report as ‘One-Sided,’” euronews (Euronews.com, September 20, 2024), https://www.euronews.com/my-europe/2024/09/20/draghis-landmark-eu-report-slammed-as-one-sided.

[22] AmCham EU, “AEU Summary – Much More than a Market Report by Enrico Letta (April 2024),” May 3, 2024, https://www.amchameu.eu/working-document/aeu-summary-%E2%80%93-much-more-market-report-enrico-letta-april-2024.


[23]Hoedeman Olivier., and Max Bank , “Draghi’s Report Lacks Transparency and Risks Capture by Big Business | Corporate Europe Observatory,” Corporateeurope.org, 2024,https://corporateeurope.org/en/2024/05/draghis-report-lacks-transparency-and-risks-capture-big-business.


[24]The EEB, “European Industry Needs Smart Policy, Not Just Funding, Green Groups Say,” Eeb.org, September 9, 2024,https://eeb.org/draghireport/.

 

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk