Eurovision- Fuqi e butë e Europës

Eurovision- Fuqi e butë e Europës


Franca në këtë konkurs përfaqësohet nga dueti Madame Monsieur vjen me një këngë që trajton krizën e refugjatëve dhe të titulluar “Mercy”.Kjo këngë tregon historinë e një fëmije refugjat të quajtur Mercy dhe të lindur në bordin e një anije humanitare. Videoja përmban njerëz që qëndrojnë në monumentet europiane të veshur me xhaketa shpëtimi dhe batanije emergjente.

Kënga përfaqësuese e Izraelit “Toy” e kënduar nga Netta Barzilai nga ana tjetër mbart mesazhet e veta politike mbi forcimin e barazisë gjinore dhe është mirëpritur duke qenë dhe një nga pretendentët kryesor për të fituar këtë konkurs. Kjo këngë paraqet forcën e gruas dhe vështirësitë që ka ajo në shoqërinë moderne.

Italia vjen e përfaqësuar nga një këngë që tregon për luftën kundër terrorizmit. Gjithashtu këngët daneze, islandeze e zvicerane i trajtojnë këto tematika në tekstet e tyre. Për shembull kënga daneze e vë theksin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mënyrë paqësore, të frymëzuar nga një legjendë vendase.

Nota të tjera politike në këtë konkurs gjenden edhe nga disa shtete të tjera. Hungaria këtë vit vendosi që të dërgojë në konkurs një grup “metal” modern që sjell në këngën e tyre luftën dhe mendimet e një njeriu që po vdes. Kjo këngë duhet thënë që është në përputhje me qëndrimet anti-europiane të kryeministrit hungarez Orban, që mjaft mirë e gjen vendin për diplomaci dhe në këtë konkurs.

Së fundmi, një tjetër pikë debati është dhe përdorimi i gjuhës angleze si gjuhë në institucionet e BE-së pas BREXIT. Këtë vit, vihet re dukshëm një shtim të këngëve të kënduara në gjuhë të ndryshme dhe jo në anglisht, duke rezultuar në plot 13 të tilla. Kjo mund të jetë një shenjë e mosdominimit më të gjuhës angleze dhe zhvillimit të gjuhëve të tjera europiane e botërore.

                                                                                                                                         Politico, maj 2018

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk