Në një situatë të tensionuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe me ndikimin e palëve të treta, Bashkimi Europian shfaqi qasjen e tij për stabilitet dhe forcim të marrëdhënieve ndërshtetërore. Mes tensioneve Kosovë-Serbi, BE-ja dëshmoi gatishmërinë duke shpalosur qasjet e saj. Këto të fundit arritën të stabilizojnë rajonin në kohë krize dhe përçarjeje. BE-ja vazhdon mbështetjen për ra...
Bashkimi Europian karakterizohet nga ndryshime dhe dinamika, por gjithashtu ka dhe linjën e tij të qendrueshme të organizimit të tij të brendshëm. Një nga këto spektra organizative është Presidenca e Këshillit të Bashkimit Europian, e cila mban një nga strategjitë më të rëndësishme të zhvillimit për përmirësimin e BE. Në këtë prizëm, ngjarja më e fundit është ndryshimi i udhëheqjes së...
Inovacioni mbart një natyrë të dyfishtë, ku në njërën anë është pervaziv, pra është gjithëpërfshirës dhe prek drejtëpërdrejt përditshmërinë e kujtdo. Megjithatë, në kuptueshmërinë e gjerë, diskutimi apo referimi ndaj inovacionit mbetet i vagullt. Kjo natyrë eluzive për shkak të kuptueshmërisë së gjerë të termit, e bën inovacionin të largët për nga perceptimi (Finckenberg-Broman, 2022). Ajo që ësh...
“Më shkruaj fjalinë e parë për një artikull lidhur me inteligjencën artificiale”, i kërkova Chat GPT-së të më ndihmonte, teksa mendoja se si mund ta nisja këtë artikull, dhe përgjigja ishte: “Inteligjenca Artificiale”: Revolucioni Teknologjik që Po Transformon Botëkuptimin Tonë” (ChatGPT, 2023). Nuk është hera e parë që bëj teste të kësaj natyre, dhe shumica prej tyre më kanë bërë të mos...
Shumëgjuhësia është reflektim i diversitetit kulturor dhe gjuhësor të Bashkimit Europian. BE e ka parë gjithmonë diversitetin e tij të madh kulturor dhe gjuhësor si një pasuri. Shumëgjuhësia është e rrënjosur fort në traktatet europiane dhe vjen si pasqyrim i këtij diversiteti. Në nenin e tretë të Traktatit të Bashkimit Europian është parashikuar “Bashkimi Europian do të respektojë div...
Të dielën e 26 shtatorit priten të mbahen zgjedhjet e përgjithshme për Bundestagun gjerman, të cilat do të shënojnë edhe një kapitull të ri për Republikën Federale Gjermane pas qëndrimit në pushtet për 16 vjet të kancelares Angela Merkel. Ndryshe nga zgjedhjet paraardhëse ku fituesi i zgjedhjeve ishte dukshëm favorit disa muaj para, dhe ku paqartësia e vetme ishte se si do të përbëhej koalicioni...
Shqipëria është në një fazë shumë delikate në raportet me Bashkimin Europian. Përgjegjësitë dhe serioziteti që pritet të marri procesi i integrimit me hapjen e negociatave është shumë i madh. Në këtë kontekst institucionet shqiptare në të gjitha nivelet duhet të jenë gati për një sërë detyrash që lidhen me kapituj të ndryshëm të Acquis-it. Një nga politikat që lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin e...
Demokracia është një nga vlerat themelore të Bashkimit Europian (neni 2 i kreut II të Traktatit të Bashkimit Europian TFEU) dhe demokracia nuk mund të mendohet pa një proces elektoral të besueshëm. Neni 21(3) i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut dhe neni 25 i Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat...
*** Çfarë është inteligjenca artificiale? Komiteti i Parlamentit Europian për Çështjet Ligjore e përcakton Inteligjencën artificiale si një robot të zgjuar që fiton autonomi përmes sensorëve ose duke shkëmbyer të dhëna me mjedisin e tij. Ai shkëmben dhe analizon të dhëna, ka një mbështetje fizike dhe përshtat sjelljet dhe veprimet e tij me mjedisin. (Parlamenti Europian, 2020) Sipas përkufizimit...
Koncepti i shtetësisë europiane Sipas parimit të lëvizjes së lirë të personave, Bashkimi Europian u ka dhënë qytetarëve të shteteve anëtare disa të drejta, në mënyrë që ta vendosi qytetarin i cili vendoset në një shtet tjetër anëtar, në të njëjtën situatë juridike të qytetarit të atij shteti pa u ndjerë i diskriminuar. Pra ky “qytetar komunitar” ndihet i barabartë me shtetasin e vendit ku ai qënd...