Në vjeshtë të 2020 synohet të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare ndërmjet vendeve të Bashkimit Europian, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të diskutuar ndërmarrjen e hapave të para rreth procesit të anëtarësimit. Kjo konferencë do të shënojë hapjen zyrtare të negociatave. Në këtë broshurë shpalosen në mënyrë të thjeshtuar prioritetet, përgjegjësitë dhe afatet kohore që Shqipëria duhet të plotësojë. Prioritetet janë shpallur nga qeveria shqiptare në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian si pjesë e Planit të Veprimit të Masave për Integrimin Europian.