Në gjysmën e parë të 2020 (shkurt-prill) EMA zhvilloi studimin rreth Perspektivave Europianizuese të Shqipërisë, në bashkëpunim me ELIAMEP. 100 profesionistë nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Vlora dhe Gjirokastra, të fushave të ndryshme si administratë publike, shoqëri civile, universitet, media etj. ishin pjesëmarrës në këtë studim të organizuar nëpërmjet intervistave offline dhe online, ku u janë përgjigjur 25 pyetjeve të pyetësorit.
Ky punim është realizuar si produkt i projektit “Shqyrtimi i ndikimit të procesit të Integrimit Europian në dimensionin Socio-Ekonomik të Shqipërisë – duke u bazuar në eksperiencat e vendeve të rajonit” zbatuar nga EMA në bashkëpunim me ELIAMEP, Greqi dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Financimeve dhe Kontraktimeve (CFCU), të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në kuadër të Fondeve IPA të Bashkimit Europian.