Sllovenia, vendi më i lumtur në Europën Juglindore

Sllovenia, vendi më i lumtur në Europën Juglindore

Greqia, e trazuar ekonomikisht u rendit e 70-ta, ndjekur nga Mali i Zi (80-ti), Kosova (83-ta), Rumania (90-ti), Serbia (106-ta), Bosnja dhe Hercegovina (107-ta), Maqedonia (118-ta) dhe Bullgaria (144-ta).

Si variabla kyç u analizuan Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë, jetëgjatësia e shëndetshme, të pasurit dikë për mbështetje, liria e perceptuar e të bërit zgjedhje në jetë, liria nga korrupsioni dhe bujaria në shoqëri. Rezultatet e sondazhit, të kryera në periudhën 2010 - 2012 sugjeruan që bota ndihet më e kënaqur krahasuar me periudhat e mëparshme 2005-2007, por kriza financiare, problemet sociale dhe politike kanë influencuar negativisht mirëqenien e qytetarëve të disa shteteve. Cilësia e jetës ka rënë dukshëm në Europën Perëndimore në vendet e prekura nga kriza e Eurozonës, në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, për shkak të paqëndrueshmërisë politike dhe sociale.

Lumturia, e matur nga vetë perceptimet e njerëzve, është përmirësuar dukshëm në 60 shtete dhe përkeqësuar në 41. Rajonet më të lumtura ishin Amerika Veriore dhe Europa Perëndimore si dhe Amerika Latine dhe Karaibet. Danimarka, Norvegjia, Zvicra, Holanda dhe Suedia rezultuan si vendet më të lumtura në botë, ndërkohë që njerëzit nga Ruanda, Burundi, Benin dhe Togo ishin më të pakënaqurit me jetën e tyre.

BalkanInsight, shtator 2013

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk