Ndërkohë përfaqësimi i Italisë ka rënë pothuajse me 25% krahasuar me vitet 1980. Belgjika si vend pritës vazhdon të mbaj të njëjtat ritme.
Megjithatë vendet themeluese vazhdojnë të mbajnë pozicione shume të mira në rangjet e larta. Në fund të 2013, nga 128 pozicionet më të larta Gjermania mbajti 20, Britania 13 dhe Franca 11. Ndikimi gjerman është rritur edhe më shumë në komisionin e ri të kryesuar nga Jean Claude Juncker. Gjermania është parë gjithashtu si dominonte edhe në Parlamentin Europian.
Në lidhje me përfaqësimin në rangje më të ulëta administrative vendet me më shumë përfaqësues renditen Polonia dhe Rumania. Britania ka një pjesëmarrje nën 3%, rrjedhimisht edhe më pak e përfaqësuar se në rangun e lartë. Problem mendohet të jenë aftësitë në gjuhë të huaja (aplikantët për vende pune duhet të kenë minimalisht dy gjuhë të huaja). Për më tepër rreziku i votimit pro të referendumit për të dalë nga BE e bën një zgjedhje jo të zgjuar karrierën në Komisionin Europian.
Franca duket se po bën përpjekje maksimale për të mbjtur lart ndikimin e saj në Bruksel, i cili gjithashtu është në rënie.
TheEconomist, dhjetor 2014