Sipas ligjeve të reja të adoptuara, vendet e BE-së do të detyrohen të sigurojnë se deri në vitin 2019 qeset plastike nuk do të jepen më falas në dyqane. Gjithashtu , pritet se pas 2020 mesatarja e përdorimit të qeseve për qytetarë nuk do të jetë më shumë se 90 qese në vit dhe 6 vjet më vonë nuk do të ketë më shumë se 40 qese për person.
Deputetja daneze e Parlamentin Europian, Margrete Auken pranoi se ligji mund të ishte “më i fortë” dhe më pak i komplikuar. Por, ajo zgjodhi një marrëveshje kompromisi me qeveritë kombëtare, në mënyrë që të shmangej zvarritja e legjislacionit në Komision- diçka që mund të kishte ndodhur nëse nuk do të kishte pasur marrëveshje unanime.
Çmimi i qeseve
Në 2002, Irlanda vendosi një taksë për qeset plastike dhe sot ka reduktuar përdorimin e tyre deri në 90 %, në ndryshim nga vendet si Hungaria, Polonia, Portugalia, Sllovakia dhe Sllovenia, ku numri i qeseve vlerësohet të jetë 446 për person .
“Ndoshta në disa vende anëtare qytetarët janë më të shqetësuar dhe të ndërgjegjshëm për mjedisin sesa në të tjerë”- tha Komisioneri i Mjedisit Karmenu Vanella duke shtuar se edukimi dhe fushatat e ndërgjegjësimit mund të ndryshojnë këtë problem.
Gjithsesi, deputetja Auken do të jetë advokuese për vendosjen e një çmimi: “Nëse vendosen çmime për qeset plastike, atëhere për një periudhë të shkurtër kohe do t’ia kemi arritur qëllimit. Do të rekomandoja shtetet anëtare të përdorin këtë mënyrë të lehtë ”-tha Auken. Ky çmim do të varet nga fuqia e shpenzimit të vendeve anëtare, por Auken tha se 0.50 € do të ishte një çmim i mirë për vende si Danimarka.
Vella nga ana tjetër theksoi se çdo alternativë do të ishte një mundësi e mirë “ Të paguash për qeset plastike funksionon. Ndërgjegjësimi dhe edukimi i konsumatorëve gjithashtu funksionon dhe unë mendoj se të promovuarit qoftë e një prej alternativave për qeset plastike është efektiv” tha ai.
Një qese e peshës së lehtë është më e hollë se 50 mikron (ose 0.05 mm.) Qeset që janë më të holla se 15 mikron – të ashtuquajtura me peshë shumë të lehtë- janë të përjashtuara nga direktiva pasi përdoren shpesh për të mbajtur frutat dhe perimet. Gjithsesi është e paqartë se sa prej 8 miliard qeseve që janë hedhur janë të lehta dhe sa prej tyre shumë të lehta.
Euobserver, prill 2015