Raporti mbështetet në të dhënat e një sondazhi online ku janë anketuar 5847 persona të vetë-zgjedhur të identifikuar si hebre në Belgjikë, Francë, Gjermani, Hungari, Itali, Letoni, Suedi dhe Britani të Madhe, si shtete në të cilat jeton 90% e popullsisë hebre në Europë. Raporti ofron studimin më të plotë të ndërmarrë ndonjëherë për antisemitizmin në Europë
Sipas raportit shifrat janë shqetësuese:
• Shtrirja e antisemitizmit ndryshon dukshëm midis vendeve. Hebrenjtë në Hungari, Belgjikë dhe Francë raportojnë nivelet më të larta të antisemitizmit, dhe gati gjysma e kanë konsideruar emigrimin si pasojë. Situata është më e mirë në Mbretërinë e Bashkuar, por ende shqetësuese pasi 19 % e të anketuarve kanë përjetuar një lloj incidenti antisemitist vitin e kaluar.
• 66 % e të anketuarve e konsiderojnë antisemitizmin të jetë një problem madhor dhe 76 % thonë se situata është përkeqësuar gjatë pesë viteve të fundit .
• 46% kanë frikë nga sulme verbale në vende publike, ndërsa 33% shqetësohen se mos sulmet mund të kthehen në fizike. Në 12 mujorin para sondazhit, 21 % kishin përjetuar një incident antisemitizmi në formë kërcënimesh, ngacmimet dhe fyerjesh verbale, ndërkohë që 2 % e të intervistuarve ishin sulmuar dhe fizikisht.
• Mes të anketuarve të punësuar, 11% u shprehën se diskriminohen në vendet e punës, ndërsa 10% e konsiderojnë këtë problem më të dukshëm në periudhën e kërkimit të punës.
• Sondazhi ekzaminoi nëse këto incidente kanë përfunduar apo jo në statistika zyrtare, por shumica e të anketuarve (82%) thanë se nuk kanë raportuar ne asnjë autoritet apo organizatë.
Sipas gazetës gjermane Spiegel “49% e të anketuarve në Gjermani pretendojnë se kanë dëgjuar apo parë jo-hebre të shprehen se Izraelitët sillen si nazistë përkundrejt palestinasve. Si rezultat, një arsye (jo e vetmja!) e antisemitizmit është konflikti i hapur ndërmjet Izraelit dhe Palestinës dhe vendeve të tjera fqinje arabe. Një zgjidhje paqësore e këtij konflikti do të zvogëlonte terrenin për antisemitizëm në vende të tjera.”
“The Guardian” i analizon më tej shifrat e antisemitizmit duke nxjerrë në pah tre fakte:
Së pari , sipas të anketuarve (40%), një shkallë e konsiderueshme e antisemitizmit është kryer nga myslimanë europianë. Myslimanët europianë janë vetë viktima të paragjykimeve dhe islamofobisë. Ama, antisemitizmi mysliman europian nuk është i njëjtë me antisemitizmin e ushqyer nga shteti dhe antisemitizmin e shumicës racore.
Së dyti , duhet të njihet hendeku i konsiderueshëm që qëndron mes perceptimeve të viktimave të antisemitizmit dhe të akuzuarve për antisemitizëm. Më parë antisemitët nuk e fshehnin urrejtjen e tyre ndaj hebrenjve . Sot ,shumë nga ata që janë akuzuar për antisemitizëm reagojnë të zemëruar nga akuza
Së treti, perceptimet e antisemitizmit në mesin e hebrenjve nuk janë të njëjta me mobilizime politike kundër antisemitizmit. Udhëheqësit çifutë , organizatat dhe analistë të opinionit janë të zëshëm në ankesat e tyre të antisemitizmit. Është e natyrshme që pretendimet politike të këtij lloji do të jetë subjekt i kontestimit. Ajo që humbet në polemika është fakti se hebrenjtë e vërtetë ndihen të pambrojtur. Ata nuk po përjetojnë antisemitizëm nga një përpjekje cinike për të mbrojtur Izraelin - ata po e ndjejnë atë.
Stafi i EuroSpeak, nëntor 2013