Por për disa të tjerë, të cilët e shohin regjimin e Orbanit si një regjim autoktratik dhe mezi presin ta rrëzojnë atë pa i pritur zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2018, deklarata publike e tij për hapjen e bisedimeve me grupet e interesit për mundësinë e vendosjes së disa rregullave të reja të Internetit, ngjan më tepër si një deklaratë e sforcuar.

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shfaqur hapur shqetësimin e tyre kundrejt Orbanit, i cili u bë i njohur për bindjet e tij antikomuniste në vitet 80, dhe që tani ka përqëndruar shumë pushtet në duart e veta duke shkelur në këtë mënyrë demokracinë. Gjatë katër viteve të qeverisjes së tij, ka urdhëruar kryerjen e një auditimi të grupeve të shoqërisë civile, ka forcuar kontrollin shtetëror mbi mediat si edhe u ka vendosur kompanive të huaja taksa të kushtueshme.
Nga ana tjetër shumë kryeqytete perëndomore janë mjaft të shqetësuara për faktin se Orbani po lëviz në orbitën e presidentit rus, Vladimir Putin. Lidhur me këtë, qeveria amerikane u ndaloi hyrjen në territorin e saj gjashtë zyrtarëve të lartë hungarezë, me preteksin se janë të përshfirë në afera korruptive. Gjithashtu, Orbani po e kundërshton mjaft ashpër një skemë të bankave të mëdha europiane, e cila parashikon të ndihmojë huamarrësit në kurriz të kostove të bankave hungareze.

Natyrisht që vetë Victor Orbani i hedh poshtë këto akuza duke u justifikuar me faktin se partia që ai drejton Fidesz, gëzon mbështetjen e shumicës së hungarezëve, ku këtë gjë e tregon edhe fakti që në zgjedhjet e fundit për Parlamentin Europian kjo parti mori 45% të votave, e cila reflektohet në zotërimin e dy të tretave të parlamentit hungarez. Por për një pjesë të opinionit publik liberale dhe pro europiane, hedhin paralezima mes Orbanit dhe Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i cili gjithashtu gëzon një mbështetje të gjerë të votuesve megjithëse është përballur edhe ai me protesta masive popullore.
                                                                                                                                Reuters, nëntor 2014