Për t’iu kundërpërgjigjur rritjes së numrit të shkeljeve, Komisioni Europian ka formuluar një plan veprimi, si dhe një strategji për mbrojtjen dhe zbatimin e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale brenda dhe jashtë BE-së.
Plan Veprimi i BE-së
Për të adresuar në mënyrë efektive çështjet e pronësisë intelektuale në vendet jashtë BE-së, masat e ndërmarra fillimisht brenda BE-së duhet të koordinohen shumë mirë. Plani i veprimit të BE-së fokusohet në trajtimin e shkeljeve të ligjit dhe rritjen e ndërgjegjësimit të njerëzve se cilat janë pasojat e shkeljeve të IPR.
Pavel Svoboda, parlamentari çek, i cili është përgjegjës për drejtimin e plan-veprimit të BE-së tha: "Ne kemi nevojë për fushata efektive, veçanërisht midis brezit të ri, pasi ata duke e kuptuar më mirë mjedisin dixhital mund të na ndihmojnë shumë."Ai gjithashtu theksoi nevojën për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, në përforcimin e të drejtave të tyre.
Strategjia jashtë BE-së
Zhvillimet teknologjike dhe tregtare gjithnjë e më të globalizuara, kanë nevojë për masa të reja për të luftuar shkeljet e IPR jashtë BE-së. Midis të tjerash, strategjia synon të ndihmojë në identifikimin e vendeve ku mbrojtja dhe zbatimi i të drejtave të pronësisë intelektuale është i dobët.
Alessia Maria Mosca, eurodeputetja italiane, përgjegjëse për drejtimin e plan-veprimit jashtë BE-së tha se: "Duhen marrë masa konkrete në mënyrë që strategjia të jetë efektive, si brenda BE-së ashtu edhe në vendet e botës së tretë.’’ Ajo shtoi se është e rëndësishme për BE-në, të tregojë seriozitet në trajtimin e çështjeve të pronësisë intelektuale. "BE-ja ka për detyrë të jetë një udhëheqës globael në këto çështje’’-tha Mosca.
Parlamenti Europian, qershor 2015