Merkel 4.0

Merkel 4.0


Kombinimi i ndryshimeve të brendshme, politike dhe ngjarjeve ndërkombëtare tentojnë të përshkruajnë një qasje të ndryshme nga qeveria e re gjermane, si ndaj politikave të brendshme ashtu dhe ndaj reformave të BE-së. Në sektorin ekonomik, investimet pritet të fokusohen në fushat e arsimit, infrastrukturës, shpërndarjes më efikase dhe më të barabartë të pasurisë, rrjeteve të internetit dhe reformave të pensioneve. Ekonomia gjermane mbetet më e forta në BE, me paga të larta të punonjësve. Por sektori i energjisë në vend është ende një fushë e cila varet shumë nga importe të jashtëm. Për shembull, varësia e Gjermanisë në furnizimin me gaz rus mbetet faktori kryesor që ndikon në marrëdhëniet gjermano-ruse në një mënyrë të pafavorshme për Gjermaninë. Pra, është e domosdoshme që strategjitë të reja dhe të pavarura të energjisë të zbatohen nga qeveria e re, pasi çështja e energjisë është jo vetëm e interesit ekonomik, por edhe e interesit gjeostrategjik.

Në fushën e emigracionit, reforma drastike pritet të ndërmerren nga qeveria e re. Pas vendimit të Merkelit në vitin 2015, për të lejuar hyrjen e refugjatëve në Gjermani, pasoja ishte rritja e popullaritetit dhe ndikimit të partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD). Qeveria e re synon të vendosë një limit për numrin e refugjatëve të pranuar, në 200,000 në vit. Kjo ishte një kërkesë e CSU në fushën e emigracionit. Horst Seehofer, ministri i ri i brendshëm gjerman, duke komentuar mbi politikën e re të emigracionit të qeverisë, pretendoi se "numri i dëbimeve duhet të rritet ndjeshëm". Merkel ka argumentuar se ndihmat ekonomike duhet të rriten në drejtim të vendeve të origjinës së refugjatëve me qëllim të rritjes së zhvillimit lokal dhe reduktimit të flukseve të migracionit. Ajo gjithashtu pret që vendet e tjera të BE do të pranojnë pjesën e tyre në kuotat e refugjatëve. Sidokoftë, vendet e Vishegradit (Hungaria, Polonia, Sllovakia dhe Republika Çeke) në shumë raste kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj politikës së BE-së për shpërndarjen e refugjatëve në territorin e tyre.

Ndryshimet më të rëndësishme të politikës së qeverisë së re pritet të jenë të lidhura me BE. Fushat si siguria, nacionalizmi dhe politika e jashtme e BE pritet të jenë pika fokusi i strategjisë së re të BE të ndjekur nga Gjermania. Megjithatë, fakti është se Gjermania nuk mund të konsiderohet më si "udhëheqësi i padiskutueshëm" i Bashkimit Europian. Pas fitimit të jashtëzakonshëm të Macron në Francë dhe rezultateve dekurajuese të zgjedhjeve në Gjermani, është e qartë që tani e tutje do të ketë një bilanc pozitiv të pushtetit në BE midis Francës dhe Gjermanisë. Kështu, bashkëpunimi i ngushtë midis këtyre vendeve do të jetë thelbësor për suksesin e reformave të ardhshme të BE. Qeveria e re gjermane do të mbështesë krijimin e një Fondi Monetar Europian, i cili do të përdoret për të ofruar ndihmë financiare për vendet anëtare të BE-së në rastet e krizës ekonomike. Kjo është shumë e rëndësishme për parandalimin ose zbutjen e nje krize ekonomike në rajonin e BE-së, si ajo e vitit 2008. Olaf Scholz, zëvendës-kancelari i ri gjerman dhe ministri i financave, tha “..në partneritet të ngushtë me Francën, në mënyrë që euro të përballojë më mirë krizat globale ". Megjithatë, Gjermania ka kundërshtuar idenë e krijimit të një ministri të përbashkët financiar të BE-së, një propozim i presidentit francez Macron. Në lidhje me Politikën e Jashtme dhe të Mbrojtjes të BE-së, qeveria gjermane mbështet që do të rrisë kontributin financiar të Gjermanisë në buxhetin e BE-së, në një masë për shkak të daljes të Mbretërisë së Bashkuar nga BE.

Ngjarjet politike globale që po formësojnë marrëdhëniet ndërkombëtare do të kenë një ndikim të rëndësishëm në atë se si Gjermania e sheh qëndrimin e BE-së ndaj vendeve si SHBA, Rusia dhe Kina. Zgjedhja e Trump, tarifat të tregtisë mbi produktet e huaja propozuara nga ai, autoritarizmi i udhëheqësve politikë si Putini dhe Erdogani dhe ndikimi i fortë ekonomik i Kinës shihen si faktorë që do të formësojnë politiken e jashtme të BE. BE-ja duhet të ketë një strategji të vetme dhe të përbashkët për t'u përballur në mënyrë adekuate me këto sfida. "Në një botë që po bëhet më komplekse është thelbësore që europianët të bashkohen" (Olaf Scholz).

                                                                                                                         Stafi i Eurospeak, mars 2018

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk