Programi i Presidencës Sllovake të Këshillit të Bashkimit Europian është i bazuar në katër prioritete: një Europë e fortë ekonomikisht, një treg i përbashkët modern, politika të qëndrueshme të migrimit dhe azilit dhe një Europë e angazhuar globalisht.
Katër prioritete :
• Europë e fortë ekonomikisht- Sllovakia ka prioritet të fokusohet në iniciativa që ndihmojnë në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për investimet dhe për zhvillimin e mëtejshëm të Bashkimit. Një mjedis më i favorshëm është një element kyç për zhvillimin dhe zbatimin e projektit për të bashkuar Europën, thelbësore kjo për tregun e përbashkët modern.
• Treg i përbashkët modern- Tregu i përbashkët konsiderohet si arritja më e madhe e Bashkimit Europian. Vizioni i Presidencës Sllovake konsiston në zhvillimin e mëtejshëm të projekteve të bashkimit, si bashkimi energjitik apo tregu i përbashkët dixhital.
• Politika të qëndrueshme të migrimit dhe azilit- Kriza aktuale e emigracionit ka ngjallur shumë presion mbi kufijtë e jashtëm të BE-së dhe mbi sistemet e azilit të Shteteve Anëtare. Presidenca Sllovake synon të inkurajojë Unionin për të zhvilluar më shumë politika për emigrimin dhe azilin.
• Një Europë e angazhuar globalisht- Sllovakia ka prioritet të forcojë pozicionin e BE-së në botë.
Temat që do të jenë në prioritet të Presidencës Sllovake reflektojnë tre parime të ndërlidhura:
1) Arritja e rezultateve konkrete – qëllimi është ti tregohet qytetarëve europian që projektet e përbashkëta të Europës kanë një ndikim praktik mbi përmirësimin e cilësisë së tyre të jetesës.
2) Kapërcimi i copëzimit – Sllovakia synon të arrijë rezultate të cilat do të ndihmojnë Shtetet Anëtare të kenë një lidhje më të fortë me tregun e përbashkët.
3) Përqëndrimi tek qytetarët – aftësia për të arritur rezultate specifile dhe tejlkalimi i copëzimit përbëjnë çelësin për të sjellë BE-në më afër qytetarëve. Presidenca Sllovake ka si qëllim rivendosjen e besimit të qytetarëve në projektin e Europës së përbashkët.
Për Programin e plotë dhe informacion të detajuar këtu