Migracioni në Mbretërinë e Bashkuar – Çfarë po propozon qeveria?

Migracioni në Mbretërinë e Bashkuar – Çfarë po propozon qeveria?


Cilat janë propozimet?

Qeveria po propozon krijimin e një sistemi të vetëm migrimi që trajton imigrantët e vendeve të BE-së në të njëjtën mënyrë si imigrantët e vendeve të treta. Punëtorët e kualifikuar të cilët kërkojnë të jetojnë dhe punojnë në Britani do të shihen si prioritet. Gjithsesi, qeveria përcakton se partnerët tregtarë që ofrojnë shërbime ashtu si dhe shkëmbimet studentore do të jenë pjesë e marrëveshjeve të reja shtetërore. Javid shprehet se do të marrë në konsideratë përfshirjen e 20,700 imigrantëve si pjesë e vizionit të post-Brexit. Aplikantëve do tu duhet të përballen me një minimum page të konsiderueshëm – ku për punëtoret e kualifikuar kjo vlerë shkon 30.000 £- ndërkohe Javid thekson se kjo gjë do të rishihet ne vazhdimësi. Aplikantët të cilët do të pranohen, do të kenë të drejtën të marrin dhe familjet e tyre- por vetëm në rast se kjo gjë pranohet nga punëdhënësit e tyre të ardhshëm. 

Për turistët e ardhshëm dhe biznesmenët që bëjnë udhëtime të shkurtra qeveria po synon të krijojë një sistem kontrolli për hyrjet VISA për të gjithë vendet që kanë rrezikshmëri të ulët. Pasaportat do të skanohen në aeroporte , stacione treni si dhe porte. I gjithë sistemi i sigurisë dhe kontrollet për të dhënat kriminale do të bëhen përpara lëvizjes/hyrjes së personave ne territorin Britanik; sistem ky i ngjashëm me atë Amerikan .

Pse është një sistem ndryshe?

Ndryshimi më i rëndësishëm do të jetë fundi i lirisë së lëvizjes brenda Bashkimit Europian siç e kemi parë për dekada të tëra. Ashtu siç aktualisht funksionon, çdo qytetarë i BE-së mund të jetojë dhe punoj në UK por nga ana tjetër do të vihen përballë të njëjta mundësive ashtu si dhe qytetarët që nuk janë pjesë e BE-së. – kjo gjë varet në vazhdimësi nga marrëveshjet e reja që mund të krijohen mes BE-së dhe Britanisë së Madhe. Ndërkohë , subjektet që do të kenë prioritet do të jenë imigrantët shumë të kualifikuar profesionalisht kundrejt imigrantëve me më pak kualifikim profesional. Qytetarët e BE-së që kalojnë pushimet ashtu si dhe ata që udhëtojnë për qëllime biznesi në Britani , aktualisht nuk kanë nevojë për vizë ndërsa sipas kuadrit të ri ata do të kenë nevojë për këtë të fundit.

Kush do të përfitojë dhe kush do të humbas?

Propozimi lidhur me mënyrën e selektimit të punonjësve të kualifikuar mbetet akoma në diskutim. Sekretari i vendit është shprehur se do të rishikonte pagat ashtu si dhe mënyrat e tjera për të kontrolluar imigracionin megjithëse u shpreh se do të konsiderohet heqja e pengesave për këta të fundit. Qeveria argumenton se ky propozim do të sjelle pasoja pozitive për punëdhënësit britanikë të cilët kanë mangësi punëtorësh. Mund të thuhet se ky propozim është në disfavor për qytetarët e vendeve të BE-së sepse largimi më dramatik nga status quo është kufizimi i migracionit në BE. Industritë që nuk kërkojnë persona me kualifikime profesionale paralajmëruan se ata do të kenë vështirësi në rekrutimin e punëtorëve. Kjo përfshin sektorin e shëndetësisë, përkujdesjes dhe atë spitalor. Qytetarët e Britanisë të cilët do të duan të punojnë në BE do të përballen me të njëjtat vështirësi. Ashtu siç aktualisht po funksionon, britanikët mund të emigrojnë drejt vendeve anëtare të BE-së për të jetuar dhe punuar, por ndërkohë kjo e drejtë do të jetë kufizohet pas Brexit dhe pa një marrëveshje mes BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

                                                                                                                              The Guardian, tetor 2018

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk