Perceptimet e premtimeve elektorale në sektorin e energjisë elektrike dhe qëndrueshmëria tyre në kuadër të proceseve integruese europiane

Perceptimet e premtimeve elektorale në sektorin e energjisë elektrike dhe qëndrueshmëria tyre në kuadër të proceseve integruese europiane

Sektori i energjisë, i cili tradicionalisht konsiderohet i një rëndësie ekonomike të veçantë për Shqipërinë, prej më se dy dekadash ka hyrë në një proces ristrukturimi të thellë. Sa këtu është intensifikuar në mënyrë të qenësishme në vitet e fundit, duke bërë tashmë të jemi në prag të hyrjes në fazën live të tregut të energjisë elektrike përmes bursës së energjisë ALPEX. Për sa këtu, ky sektor po shikohet me vëmendje të shtuar nga forcat politike kryesore që garuan në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

Në këtë kuadër një ndër problematikat e evidentuara është edhe mangësia e trashëguar lidhur me studimet dhe analizat mbi opsionet e mundshme të zhvillimit të tij. Një boshllëk veçanërisht i domosdoshëm për t’u mbushur për sa shikon qëndrueshmërinë e përparimit të reformave të ndërmarra në kuadër të proceseve integruese europiane. Çka e bën të domosdoshme diskutimet të një niveli të lartë teknik politikash të bashkëndara me aktorët kryesorë duke u bazuar në kornizën strategjike të Bashkimit Europian.

Mirëpo, pikërisht sa këtu më sipër e bën edhe më të vështire bashkëndarjen e kësaj reforme. Në këtë kuadër, me interes do të ishte të kuptonin planet strategjike të forcave politike, si i transmetojnë tek palët kryesore të interesit (zgjedhësit, përfaqësuesit e biznesit etj.) dhe cili është perceptimi i këtyre të fundit mbi këto zhvillime. Njëkohësisht çfarë kanë të përbashkët dhe dallimet e këtyre planeve dhe si qëndrojnë ato përballë detyrimeve te marra nga vendi ne kuadër te procesit te integrimit.

Burimet dhe metodologjia e përdorur

Mbi sa me sipër, ky artikull bazohet ekskluzivisht në analizën e drejtpërdrejtë të të gjitha publikimeve relative të interesit të periudhës më të fundit. Më tej në lidhje me metodologjinë punimi është zhvilluar së bashku me palët e interesit duke ndarë në kohë reale përgatitjen e tij e mbledhur direkt feedback. Sa këtu ka ardhur duke përdorur rrjetet sociale në mënyre të lirë (d.m.th. pa çuar asnjë kërkesë të posaçme) dhe duke mbledhur mendimin e tyre të lirë.

Kështu, së pari, kemi hapur sondazhin: “Lidhur me sektorin e energjisë elektrike jeni më të kënaqur me premtimet elektorale të: Partisë Socialiste (PS); Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI); Partisë Demokratike (PD)?


Me sa rezulton në finale të këtij sondazhi përgjigjet janë të shumta (69), pjesa me e madhe arritur brenda një kohe shumë të shkurtër (në  6-7 orët e para). Sa këtu tregon edhe interesin e publikut të gjerë për ketë teme të rëndësishme, e cila jo më kot ka marrë edhe vëmendjen e partive politike në programet e tyre elektorale (të cilat kërkojnë në vazhdimësi të identifikojnë dhe të trajtojnë ato tema që kërkohen nga publiku, madje në mënyre sa më atraktive për të tërhequr këtë të fundit në krahun e tyre).

Në të, pjesa më e madhe, dhe më saktësisht përmbi 68%, është me e tërhequr nga programi i Partisë Demokratike (PD) lidhur me sektorin e energjisë elektrike. Pjesa tjetër mbi 23% beson më shumë në programin e Partisë Socialiste (PS), si dhe rreth 8.6% përqafon programin e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI).

Për sa këtu, në vijim është nxjerrë një pyetësor i dytë, në këtë rast individual, i cili identifikon aspektet kryesore të premtimeve elektorale të secilës force politike. Së pari kjo i jep mundësinë që analizës tonë t’i shtojmë eventualisht si feedback ato elemente të cilat mund t’i kenë shpëtuar vëmendjes gjatë procesit kërkimor. Por mbi të gjitha jep mundësinë që secili program të kalojë në filtrin e vlerësimit sa i mundshëm (i realizueshëm) dhe i qëndrueshëm duket ai për sytë e palëve direkt të interesit.

Rezultatet e çështjeve programore më thelbësore të identifikuara

Në këtë kuadër, duke vijuar me aspektet më thelbësore të premtimeve elektorale, (kryesisht të përfaqësuesve kryesorë të dy kampeve të mëdha politike), filluam me identifikimin e premtimeve elektorale. Në këtë kuadër, nisem me forcën e cila duket se gjen edhe mbështetjen më të gjerë të publikut, ku sipas sondazhit specifik të mësipërm rezulton të jetë Partia Demokratike (pas tij vijuam me PS dhe LSI).

Mbi sa këtu duke u bazuar në sa bërë publike në takimet e hapura për mediat nga PD, pasi që asnjë force s’ka bërë ende publike ndonjë program të shkruar, nga analiza rezulton se ndër të tjera sektori i energjisë shihet si një ndër levat për shtimin e investimeve të huaja, rritjen e prodhimit vendas, hapjen e vendeve të reja të punës etj. Kjo parashikohet të arrihet me anë të hapjes së tregut, diversifikimit të burimeve, integrimi me atë të Kosovës, mirë administrim, klimë më miqësore, mbrojtje të konsumatorit etj. 

Për më shumë, duke hyrë më në detaje, ndër të tjera nga kjo force synohet: Liberalizim i tregut; Krijimi i tregut të përbashkët të energjisë me Kosovën, duke kombinuar prodhimin nga TEC-et në Kosovë për energji elektrike bazë, ndërsa rezervat hidrike të KESH do të përdoren për energjinë e balancimit apo energjinë në kohën e pikut (Euronews Albania, 2021); Nxitjen e ndërtimit të kapaciteteve të reja të mëdha të energjisë së pastër duke u mbështetur në burimet hidrike.

Mirë administrimin e kompanive publike; Eliminimin e pagesave korruptive që u kërkohen investitorëve dhe sipërmarrjes; Si dhe krijim të një mjedisi të qëndrueshëm, të parashikueshëm dhe miqësor. Pa harruar një paketë fiskale lehtësuese për biznesin që operon në sektorin e energjisë (a2news, 2021).

Nxitje e prodhimit të energjisë nga burime të gjelbra dhe të pastra me fokus energjinë hidrike dhe atë të erës. Bërjen e Shqipërisë vend lider në energjinë e rinovueshme dhe eksportuese në rajon duke subvencionuar energjinë diellore (shqiptarja.com, 2021). Lidhjen e gazsjellësit TAP me TEC-in e Vlorës, për të gazifikuar zonat industriale. Aplikim i projektit magjistral Jon-Adriatik, duke siguruar një lidhje me magjistralin e gazit me Kosovën.

Lidhur me konsumatorët familjarë, uljen e faturës së energjisë elektrike për 70% të familjeve shqiptare duke ngritur një sistem faturimi me dy fasha dhe duke ulur çmimin e energjisë për ata që konsumojnë deri në 300 kWh në muaj (ATA, 2021). Liberalizim i tregut të energjisë elektrike, duke u dhënë konsumatorëve mundësinë të zgjedhin vetë se te cili operator do ta blejnë energjinë. “Zhdukjen” e gjeneratorëve për backup (gati gjysma e bizneseve, sipas një raporti të BB, deklarojnë se i përdorin akoma ato) (PD, 2021).

Mbi sa më sipër, në sondazhin tonë, pyetjes “Sa i realizueshëm dhe i qëndrueshëm duket programi i Partisë Demokratike lidhur me sektorin e energjisë elektrike në vlerësimin tuaj?”, rezultoi me: 25% me 5 vota, 50% me 2 vota, dhe 100% me 16 vota.


Përgjigjet mbi sa këtu siç duket kane sjellë edhe një përgjysmim të atyre qe ishin vetë përkrahësit fillestarë të programit të Partisë Demokratike (47) lidhur me sektorin e energjisë. Pjesa më madhe sigurisht kanë besim në përmbushjen e tij, por fakti më interesant, nisur nga reduktimi i numrave të atyre që japin një feedback, duket se më shumë se për programin mbështetja lidhet me përkrahjen e forcës politike kundrejt kundërshtarit politik.

Në këtë kuadër, duke vijuar me analizën e aspekteve më thelbësore të premtimeve elektorale, dhe fokusuar në identifikimin e premtimeve të Partisë Socialiste, rezulton se tipike për ketë force është se prezantimi i programit ka ardhur në vazhdimësi, dhe pas paraqitjes në bllok të atij të Partisë Demokratike pati një heshtje për disa ditë dhe më tej një kundër reagim.

Kjo e fundit karakterizohet nga qasja për të sulmuar, sa pretenduar nga PD, duke i quajtur të përmbushura pretendimet e saj ose në proces realizimi, apo edhe pozicionimi në mbrojtje duke hedhur poshtë pretendimin e PD si jashtë realiteti ose të pamundura (pasi do të sillnin falimentimin e buxhetit).

Në çdo rast, mbi sa këtu duke u bazuar në sa bërë publike në takimet elektorale të hapura edhe për mediat, pasi edhe kjo force s’ka bere ende publike ndonjë program të shkruar specifik, konsiston ndër të tjera në faktin se sektori i energjisë ka ndryshuar tërësisht me atë që ishte më herët (para 2014) edhe se akoma është një sektor qe ka shumë nevojë për të punuar në mënyre intensive.

Për më shumë duke hyrë më në detaje, ndër të tjera: Është zhdukur aforfeja si një ndër të këqijat më të mëdha të sistemit; Është krijuar një sistem transparent e i kontrollueshëm për qytetarin (tashmë edhe përmes telefonit); Janë eliminuar radhët stresuese për të paguar energjinë elektrike; Numri i ankesave ka rënë në 0.3% të të gjithë numrit të faturimeve. (Durrës Lajm, 2021)

Në veçanti kemi pasur prezantimin e planit të qeverisjes (për ujin) dhe furnizimin me energjinë elektrike pas zgjedhjeve të 25 prillit. Në këtë kuadër gjatë mandatit të tretë, synohet që humbjet në sektorin e energjisë të zbresin deri në 10%. Të rritet siguria e furnizimit për të gjithë, përmes fuqizimit pikërisht të kapaciteteve të shpërndarjes së energjisë elektrike; Të ndërtohen infrastruktura me nënstacione në të katër anët e vendit; Të vijohet me ndërtimin e një rrjeti të ri 20 kilovolt, të cilat do të garantojnë në kompleks me masat e tjera, një siguri të re energjetike e një cilësi krejt të re të shërbimit; Të fuqizohet aspekti teknologjik smart, dixhital, në monitorim e në operim përmes një sistemi duke telekomanduar në distancë të gjitha kabinat (PS, 2021).

Mbi sa me sipër, në sondazhin tonë, pyetjes “Sa i realizueshëm dhe i qëndrueshëm duket programi i Partisë Socialiste lidhur me sektorin e energjisë elektrike në vlerësimin tuaj?”, rezultoi me: 25% me 6 vota, 50% me 1 votë.


Interesant në ketë rast është fakti se numri i përgjigjeve reduktohet edhe më tej. Pra, trendi i mësipërm lidhur me faktin se më shumë se programet përkrahësit synojnë te mbështesin forcat e tyre politike, konfirmohet edhe më tej. Madje në këtë rast, duke konsideruar se duhet të jenë më të shumtë në numër, mund të thuhet që përkrahësit e forcës së majtë ndihen më pak të detyruar të mbështesin në mënyre të zjarrtë forcën e tyre.

Duke vijuar me analizën e aspekteve më thelbësore të premtimeve elektorale, pas atyre të PS dhe PD, kalojmë edhe tek të Lëvizjes Socialiste për Integrim në kuadër të së cilës rezultojnë vetëm disa deklarime por tepër te kualifikuara, të tilla si: Mbështetje për energjinë e gjelbër dhe këdo që përdor panelet diellore për përdorim shtëpiak; Lehtësim nga taksat mbi prodhimin e paneleve diellore dhe taksim importit të tyre; Kthim në normalitet të ambientit, tokës, ujit dhe ajrit nga ndotja e nga zhvillimi industrial i papërgjegjshëm; Reformim të standardeve të ruajtjes së energjisë në ndërtim bashke me ato antisizmike (Shqiptarja.com, 2021).

Mbi sa më sipër, në sondazhin tonë pyetjes “Në vlerësimin tuaj sa i realizueshëm dhe i qëndrueshëm duket programi i Lëvizjes Socialiste për Integrim lidhur me sektorin e energjisë elektrike?”, rezultoi me: 25% me 2 vota, 75% me 1 votë.


Konkluzionet dhe rekomandimet

Në vijim të analizës të mësipërme mbi aspektet më thelbësore të premtimeve elektorale të përqafuesve kryesorë të dy kampeve të mëdha politike dhe testimit të tyre lidhur me efektet e tyre elektorale është vijuar me përpunimin e karakteristikave dhe dallimeve kryesore të tyre.

Dallime që për hir të së vërtetës nuk janë të qenësishme, p.sh. PD synon nxitjen e prodhimit të energjisë nga burimet hidrike dhe atë të erës, ndërsa PS ka treguar fokus të veçantë këto vitet e fundit në atë PV. Ndërsa Lëvizjes Socialiste për Integrim në propozimet e saj është shumë interesante duke synuar mbështetjen për energjinë nga panelet diellore për përdorim shtëpiak, si dhe reformim të standardeve të ruajtjes së energjisë në ndërtim.

Po ashtu, PS synon përmirësimin e infrastrukturës së rrjetit deri tek futja e elementeve teknologjik smart, dixhital, etj. Sa këtu pritet të sjellë që gjatë mandatit eventual të tretë humbjet në sektorin e energjisë të zbresin deri në 10%.

Një pikë e fortë e programit të PD konsiston lidhur me konsumatorët familjare, uljen e faturës së energjisë elektrike për 70% të familjeve shqiptare duke ngritur një sistem faturimi me dy fasha dhe duke ulur çmimin e energjisë për ata që konsumojnë deri në 300 kWh në muaj.

Duke vijuar me përpunimin e tyre nën dritën kornizës ligjore e rregullatore lidhur me qëndrueshmërinë e tyre kundrejt kërkesave të zhvillime praktike dhe për sa shikon procesin e integrimit europian, mund të themi që për sa i përket formave të ndryshme të prodhimit të propozuar nga forcat e ndryshme, nëse ka një pikë mbi të cilët te gjithë ekspertet bien dakord është që diversifikimi i burimeve të energjisë krijon optimizim më të mirë të çdo zhvillimi. Diversifikim që në finale do të çohet përpara nga planet e biznesit dhe roli i autoriteteve është thelbësor përsa i takon ndërtimit të infrastrukturës së nevojshme (kjo e fundit e synuar nga PS).

Kështu që pika më e debatueshme mbetet plani i PD lidhur me konsumatorët familjarë, uljen e faturës së energjisë elektrike për 70% të familjeve shqiptare duke ngritur një sistem faturimi me dy fasha dhe duke ulur çmimin e energjisë për ata që konsumojnë deri në 300 kWh në muaj.

Mbi sa këtu, për konsumatorin familjar deri në vitin 2014 parashikohej një skemë me dy fasha (e konsideruar si një subvencion i pastër brenda sektorit të energjisë): deri në 300 kWh/muaj 7.7 lekë/kWh (rreth 0,055 EUR/kWh); mbi 300 kWh/muaj 13.5 lekë/kWh (afro 0,096 EUR/kWh). Me ardhjen në pushtet të forcës së majtë për të gjithë familjarët tarifa është vendosur në 9.5 lekë/kWh. Pra, nëse i referohemi vetëm tarifës se energjisë elektrike pas 2014 është ngritur për ata që konsumojnë më pak, por është ulur (duke u parifikuar) për ata që konsumojnë më shumë.

Por, më e rëndësishme është se me sa këtu njëkohësisht mori udhë kalimi në rrugën e re (të kërkuar nga proceset e liberalizimit) të mbështetjes për të gjitha familjet në nevojë sipas politikave publike të mirëqenies sociale. Në këtë kuadër, pikërisht për ata që konsumojnë më pak (disa kategori të caktuara) është vendosur një subvencion direkt. Mirëpo, përveç se kjo është rruga e drejtë, kë duhet të mbështesë ky subvencion dhe mbi të gjitha formën dhe cilësinë e tij është pikërisht diskutimi që duhet të bëhet.

Në këtë kuadër, çdo forcë politike që do të vijë në pushtet pas 25 prillit, në bazë të detyrimeve ligjore të Ligji Nr. 43 Date 30.4.2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, siç janë ato për “Klientet në nevojë” do duhet të mbështesë më mirë çdo klient familjar, i cili, për shkak të gjendjes sociale, gëzon disa të drejta të veçanta lidhur me furnizimin me energji elektrike, të siguruara në raste përjashtimore (Ligji 43/21015 rregullon të gjithë sektorin sipas aspekteve minimalisht kosto-reflektive).

Në finale së bashku me konkluzionet njëkohësisht lidhur me opsionet të cilat shikohen më të përshtatshme në përmbushjen e targeteve të synuara, është e rëndësishme që të evidentohet që paraqitja nga një forcë politike të një programi në sektorin e energjisë bëri të ndiqet edhe nga të tjerat. Në këtë drejtim shumë mund të bëhet brenda sistemit të energjisë për ta bere më të drejtë. Vetëm duke ndenjur tek ato makro duke qenë se kostot e rrjetit janë të barabarta me energjinë, nuk mund të paguajë njësoj dikush p.sh. në Kukës me atë në Tiranë (jo çdo rrjet ka te njëjtat kosto, në qytetet më të mëdha kostot janë më të larta). Duhen futur tarifat orare, çmimi energjisë në kohë të ndryshme ka kosto të ndryshme, etj. Përveç që shumë më tepër mund të vijë nga ato që lidhen me masate  eficiencës (eficienca energjetike, vet-prodhim, menaxhimin e kërkesës, etj.), transparencës (smart metering, faturë më e qartë, portal me oferta etj.), diversifikimi, transporti, politika horizontale etj.

Lorenc Gordani, prill 2021

*Av. Dr. Lorenc Gordani mban pozicionin e Shef i Departamentit të Masterave dhe Pedagog në Fushën e Biznesit dhe të Drejtës Publike, Tirana Business University (TBU). Ai po ashtu është Këshilltar Ligjor për Politikat e Energjisë, aspektet Rregullatore & Infrastrukturës në Tregun e Energjisë.


Referenca:

Basha premton ulje të çmimit të energjisë elektrike dhe karburantit, Euronews Albania. 

Basha viziton biznesin e madh në Durrës: Do diversifikojmë furnizimin me energji, Publikuar më: 26 Shkurt 2021.

Kryemadhi si Basha: Do mbështesim energjinë e gjelbër dhe këdo që përdor panele diellore! Do ulim koston e karburantit me 20%.

Basha prezanton programin për energjinë: Ulje të çmimit të energjisë, fokus kryesor miradministrimi i OSHE-së, Almarina Gegvataj, 24/02/2021.

Basha: Ulje e çmimit të energjisë për familjet dhe bizneset, PD.

Programi për energjinë, Rama: Ne zhdukëm afrofenë, sot paguani nga celulari, Durres Lajm.

Rruga drejt 25 prillit - UJI dhe ENERGJIA -Vizioni 'Shqipëria 2030', 18 Mar 2021.

Kryemadhi si Basha: Do mbështesim energjinë e gjelbër dhe këdo që përdor panele diellore! Do ulim koston e karburantit me 20%



1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk