Miratohet programi Ballkan-Mesdhe

Miratohet programi Ballkan-Mesdhe


Corina Creţu, Komisionerja Europiane për Politikat Rajonale në Bashkimin Europian u shpreh se një program i tillë është krijuar mbi bazën e një dëshire të fortë të vendeve pjesëmarrëse për të bashkuar burimet e tyre dhe për të trajtuar sfidat e përbashkëta. Duke bashkëpunuar për të inkurajuar inovacionin dhe sipërmarrjen, rajoni mund të rrisë atraktivitetin e tij për investitorët dhe biznesin.
Projektet e financuara nga ky program do të nxisin risitë sipërmarrëse, sociale dhe digjitale; krijimin e lidhjeve mes biznesit dhe arsimit si dhe do të mundësojnë shkëmbimin e eksperiencave ndërmjet rajoneve. Investimet do të mund të sigurojnë një shfrytëzim të qëndrueshëm të burimeve si dhe ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në të gjithë rajonin e Ballkanit dhe Mesdheut.

Më shumë se 28 milion € do të alokohen nga Fondi Europian për Zhvillimin Rajonal (European Regional Development Fund) dhe më shumë se 5 milion € nga Instrumenti për Asistencën e Para – Antarësimit (Instrumental for Pre - Accession Assistance). Bashkë me financimet e përbashkëta kombëtare, buxheti total për këtë program arrin shifrën e 40 milion €.

Si Autoriteti Menaxhues për Programin Balkan – Mesdhe  është caktuar Ministria e Ekonomisë, Infrastrukturës, Turizmit dhe Transportit të Mallrave në shtetin helen. Veprimtaritë e projekteve të partnerëve do të bashkë-financohen deri në 85 %.


                                                                                                              Komisioni Europian, shtator 2015

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk