Rezultatet e Censit të vitit 2023 u përcollën në media dhe në debate publike më një psherëtimë të lehtë kolektive. Ndoshta sepse të gjithë e prisnin. Rreth një gjysmë milionë banorë më pak u numëruan në Shqipërinë gjithnjë e më të plakur. Mosha mesatare në vend u rrit me plot 7 vite, duke arritur tashmë 42.5 vjeç, një kapërcim dramatik në krahasim me vitet e fillim-tranzicionit. Shqipëria ka kalua...
Në fakt nuk më kërkoi askush të shkruaja, as më tha të flisja mirë, as ti bija kokës. Unë po e shkruaj një herë, pastaj a e publikojnë është punë për ta. Unë nuk kam ndërmend me i heqë presjen, maksimumi me shtu ndonjë ‘’ë’’ a ‘’ç’’. Si për forcë zakoni me ndjekë çdo ndodhi, me fol me njerëz, dhe me mendu çfarë do bëja unë më mirë, mora vesh çfarë ndodhi këtë javë të kobshme. Dita e Europ...
Marrëveshja e firmosur mes kryeministrit shqiptar dhe kryeministres italiane për krijimin e një kampi në të cilin do të priten një pjesë e emigrantëve të nisur drejt Italisë, e firmosur më datë 6 nëntor 2023, ka bërë një bujë të madhe mediatike dhe jo vetëm. Prej metodës deri te rëndësia, marrëveshja nuk mund të kalonte pa diskutime dhe analiza. Kjo marrëveshje është e re si model përballimi të f...
Një nga organizatat më të njohura ndërkombëtare që mat nivelin e lirive në botë gjeti për Shqipërinë një diferencë të thellë mes lirive të qytetarëve dhe lirisë së mediave, një realitet ky absurd i vështirë për tu pranuar pa pasur parasysh disa veçori të medias në vend, tipike për Shqipërinë dhe që hasen më rrallë apo asnjëherë në vende demokratike.Raporti më i fundit i Freedom House ‘Freedom in...
Raportet e vlerësimit nga Komisioni Europian përfaqësojnë një gur themeli në rrugëtimin e vendeve që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian. Shqipëria, që nga marrja e statusit si vend kandidat në vitin 2014, ka qenë nën lupën e këtyre vlerësimeve gjithëpërfshirëse. Këto raporte shërbejnë si dokumente shumëplanëshe, duke ndriçuar progresin, sfidat dhe reformat e nevojshme thelbësore pë...
Komuniteti Politik Europian (EPC) tashmë ka filluar të ketë historikun e vet të samiteve dhe po dëshmon disa ambicie të forta politike europiane. I kritikuar si një alternativë gjysmë e fshehtë ndaj zgjerimit dhe përballur me shumë rezerva nga ekspertët gjithsesi EPC ka arritur të krijojë hapësira dhe mundësi për bisedime të rëndësishme në kontekstin aktual të gjendjes së sigurisë në Europë....
Samiti mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor që u zhvillua më 6 dhjetor 2022 në Tiranë përfaqëson një arritje për sa i përket rajonit të Ballkanit dhe veçanërisht Shqipërisë. “Modestisht duhet të them që ne patëm një rol për të arritur në këtë pikë kthese dhe kemi dhënë një sërë provash që jemi gati të vlerësohemi dhe të konsiderohemi ndryshe, dhe këtu nënkuptoj jo vetëm Shqipërinë por...
Prolog“Një drejtues politik duhet të shikojë pas shpine nëse të rinjtë e ndjekin. Nëse kjo nuk ndodh, nuk do të jetë një drejtues politik për shumë kohë”, thoshte Bernard Baruch. Një lajtmotiv që duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për udhëheqësit politikë të ardhshëm në Shqipëri, ku rinia duhet të bëhet pjesë integrale e programeve të tyre, kjo jo vetëm për konsum politik siç ndodh rën...
Kriza e madhe politike e krijuar në Shqipëri pas largimit nga Kuvendi të të gjithë përfaqësuesve opozitarë në shkurt të 2019 detyroi të gjithë spektrin politik të vendit të bashkëpunonte për të arritur një marrëveshje për një reformim të thellë të sistemit zgjedhor. Si përfaqësuesit në Kuvend, si ata jashtë tij, u shprehën njëzëri se reforma e re që do dilte nga ky kalvar diskutimesh do të sillte...
Viti 2020 solli ndryshime rrënjësore për mbarë globin. Shfaqja e Covid-19 duket se vuri në kërcënim jo vetëm shëndetin e njerëzve por edhe vetë globalizmin. Fragmentimet e shfaqura që me krizën ekonomike të 2008 u thelluan shumë më tepër. Masat për mbrojtjen nga Covid ngelën në domenin kombëtar, pasi secili shtet u pa të ndiqte politikën e vet në përshtatje me rastet dhe sistemin shëndetësor. Cov...