Viti 2014 nuk është si ai 1914, por Europa po bëhet gjithnjë e më e zemëruar dhe nacionaliste

Viti 2014 nuk është si ai 1914, por Europa po bëhet gjithnjë e më e zemëruar dhe nacionaliste

Të kthehemi në realitet. As që nuk do të ketë një qeveri të re gjermane deri për Krishtlindje. Në negociatat e koalicionit gjerman çështjet europiane janë “trajtuar” nga një nën-grup i grupit të punës së financës i quajtur “Rregullatorja e Bankës, Europa, Euro”. Për të tre partitë pjesëmarrëse - Unioni Demokratik Kristian, Unioni Bavarez i Krishterë Social dhe partia opozitare e Social Demokratëve - çështjet e nxehta ishin ato vendase. Përcaktimi i një page minimale, politika e energjisë, shtetësia e dyfishtë - të gjitha këto kanë më shumë rëndësi se e ardhmja e kontinentit.

Fuqia kryesore hezituese e Europës (Gjermania) do të duhet të bëjë kompromise të mëtejshme me Francën, e cila ka pikëpamje të ndryshme për disa çështje kyçe. Franca gjithashtu ka një president të dobët, François Hollande, i cili po dështon të reformojë vendin e tij, e lëre më pastaj të ndihmojë dikë tjetër. Çifti franko-gjerman, i cili në janar shënoi një përvjetor tepër pesimist të dasmës, do të duhet të marrë parasysh shqetësimet e partnerëve me vlerë, të tilla si Polonia, si dhe propozimet që vijnë nga institucionet europiane.

Dhe ka nga ata që mendojnë se nga kjo orkestër jofunksionale do të lindë një simfoni që do t’i kthejë mbrapsht skeptikët e të gjitha vendeve dhe do të mobilizojnë europianët të votojnë për Europën? Ha, ha, ha!

Duket që fushata zgjedhore europiane do të jetë më interesantja që nga koha ku zgjedhjet për Parlamentin Europian që u realizuan me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë qytetare në vitin 1979, pasi në të gjithë Europën ka një shumëllojshmëri partish kombëtare skeptike. "Populistët" është termi i përgjithshëm që i përfshin të gjitha këto parti, por kjo nuk rrok dot diversitetin mes tyre. Me gjithë mosrespektin ndaj partisë për Pavarësi të Mbretësisë së Bashkuar, dhe Aleancës Gjermane kundër Euros (Allianz für Deutschland), është mjaft e gabuar të futen në të njëjtën kategori me neo – fashistët e Greqisë Agimi i Artë, Jobbik-un e Hungarisë apo Frontin Kombëtar të Francës. Më afër politikës ksenofobe e franceze të Frontit Kombëtar - por me variacione të shumta kombëtare dhe nën-kombëtare - janë grupime të tilla si Belang Vlaams në Belgjikë , Partia Finlandezët ( deri kohët e fundit, të ashtuquajtur Finlandezët e Vërtetë), Partia Popullore Daneze, dhe të ashtuquajturat partitë e Lirisë në Austri dhe Holandë.

Dy nga udhëheqësit e tyre më të aftë, Marine Le Pen, e Frontit Kombëtar Francez dhe Geert Wilders, i Partisë Holandeze së Lirisë, kanë krijuar një aleancë përpara zgjedhjeve të ardhshme të Parlamentit Europian. Pas një flirtimi në pranverë, drekës elegante në restorant La Grande Cascade në Paris, ky çift i çuditshëm performoi një valle dasme në Hagë.
"Sot është fillimi i çlirimit nga elita europiane, përbindëshi i Brukselit, " bërtiti Wilders”. Partitë patriotike", shtoi Le Pen,“duan t’ia kthejnë lirinë njerëzve". Në Vjenë, katër të tjerë - Partia e Austrisë Liria, Demokratët e Suedisë, Liga e Veriut e Italisë dhe Vlaams Belang - u bashkuan me valsin e Le Pen.

Do të habitesha nëse këto parti nuk do të performonin mirë në zgjedhjet për Parlamenrin Europian. Nuk po shoh asgjë të re që vjen nga lidershipi aktual në Berlin, Paris apo Bruksel (harrojmë Londrën ) që ka të ngjarë të kthejë besimin. Prapa sondazheve tipike me 10% gjer 20% qëndron, një pakënaqësi më e gjerë popullore me papunësinë, masave shtrënguese dhe një burokracie në Bruksel që vazhdon të publikojë rregullore në lidhje me specifikimet e fshesës suaj me korent dhe sa ujë mund të përdorni në tualet.

Edhe pse nga ngjashmëria e të qenit nacionalist, gjithsesi partitë nacionaliste mund të kenë vështirësi të bien dakort për shumë çështje përtej mospëlqimit të përbashkët ndaj BE-së. Nëse ata do të përfaqësohen fuqishëm në Parlamentin Europian, efekti i menjëhershëm do të jetë nxitja e afrimit te grupimet e zakonshme socialiste, konservatore ose liberale. Pra, do të ketë qartësisht "koalicion të madh " në Berlin dhe një koalicion të nënkuptuar të madh në Bruksel.

Problemi me koalicionet e mëdha është se duke qenë se partitë e zakonshme të qendrës janë të ngarkuar me përgjegjësinë e qeverisë, fusha e opozitës është lënë e hapur për partitë e protestës. Nga ana tjetër, suksesi i anti-palëve mundet më në fund të mobilizojë një brez të ri të europianëve të mbrojnë arritjet që ata i marrin për të mirëqena. Nukdo të jetë si në vitin 1914, por për njëqind vjet me radhë, Europa sërish do të përjetojë periudha interesante.

Timothy Garton Ash, The Guardian, nëntor 2013

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk