Sidoqoftë, duke parë tendencat e viteve të kaluara, duket se vendet e rajonit mund të ndahen në dy grupe. Shtetet e tilla si Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina- të cilat verën që shkoi firmosën Marrëveshjen e Asocimit, shfaqin standarte demokratike më të larta krahasuar me tre shtetet e tjera: Armenia, Bjellorusia dhe Azerbaxhani.
Moldavia
Në vitet e fundit Moldavia ka kryesuar dukshëm, duke treguar standarte të larta lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve, lirinë politike si dhe të drejtat e njeriut. Kjo ka bërë që në vitet e fundit, Moldavia të kryesojë Indeksin e Integrimit Europian për Vendet e Partneritetit Lindor.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, partitë politike pro-europiane fituan përsëri shumicën, edhe pse këtë herë me një diferencë të ngushtë votash. Moldavia ishte gjithashtu vendi i parë në rajon, i cili adoptoi ligjin e anti-diskriminimit në përputhje me kërkesat europiane. Gjithashtu, ka bërë zhvillime të rëndësishme në luftën ndaj korrupsionit dhe reformën e drejtësisë.
Gjeorgjia
Elita politike gjeorgjiane gjithashtu ka dëshmuar dëshirë për tu bërë pjesë e BE-së. Pavarësisht problemeve gjatë presidencës së Mikhail Saakashvili, vendi implementoi disa reforma të rëndësishme dhe ka nisur të luftojë korrupsionin dhe të reformojë sisitemin e drejtësisë dhe shërbimin publik.
Koalicionet pro-europiane të cilat kanë qenë në pushtet që nga viti 2011 kanë vijuar me këtë linjë, pavarësisht trazirave të brendshme të fundit. Në indeksin e BTI-së( Bertelsmann Stiftung’s Transformation Index) i cili analizon procesin e tranzicionit drejt një sistemi demokratik dhe të tregtisë së lirë të 129 vendeve në tranzicion dhe në zhvillim, duket se në rajonin Euroaziatik që nga 2011 është Gjeorgjia ajo që ka bërë ndryshimet më të mëdha në ndryshimet politike.
Ukraina
Ukraina, në vitet e fundit është prekur nga trazirat. Paaftësia e elitës politike “të portokalltë” për të institucionalizuar arritjet demokratike, çoi në konsolidimin e tendencave autoritare gjatë drejtimit të Viktor Yanukovych, përgjatë periudhës 2010-2014.
Vetëm gjatë protestave pro-europiane Euromaidan u rritën mundësitë për reforma. Në tetor, 2014 Ukrahina arriti të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Përsëri, mbetet një shtet me nivele të ulta të funksionalizmit, që i duhet të kapërcejë korrupsionin dhe të promovojë rendin ligjor.
Armenia
Në vitin 2008 Armenia u përball me një goditje brutale të protestave politike kundër dyshimit për një mashtrim zgjedhor, pavarësisht se ka dëshmuar një përmirësim në mbajtjen e zgjedhjeve dhe lirinë e medias.
Vendi gjithashtu arriti të bëjë disa progrese në reformën e drejtësisë, luftën ndaj korrupsionit dhe përmirësimin e administratës publike.
Armenia ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme një politikë afrimi me Brukselin derisa në shtator 2013, Presidenti Serzh Sargsyan njoftoi se lidhjet e ngushta me BE-në nuk ishin më pjesë e agjendës së tij. Në tetorin e vitit të shkuar, Armenia u bë pjesë e Bashkimit Ekonomik Euroazatik të Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit.
Azerbaxhani and Bjellorusia
Azerbaxhani dhe Bjellorusia mbeten shtete të forta autoritare ku të drejtat e njeriut dhe liria politike janë të shtypura. Sipas disa studimeve, janë rreth 142 të burgosur politik në Azerbaxhan, e njëkohësisht pozicionimi i saj në eksportimin e naftë dhe të gazit e lejonë vendin të injorojë kritikat e ardhura nga Perëndimi.
Ndërsa Bjellorusia është subjekt i sanksioneve të BE-së, Azerbaxhani gëzon bashkëpunime të gjera me BE-në në fushën e energjisë. Azerbaxhani negocioi një Marrëveshje Asocimi me BE-në por më pas e hodhi poshtë këtë ide dhe propozi alternativën e modernizimit të partneritetit strategjik. Sistemi i levave të Brukselit në të dyja vendet është i kufizuar dhe prespektivat për një demokratizim mbeten të zbehta.
Angazhimi qytetar
Vullneti politik dhe një shoqëri civile aktive të kombinuara me opinionin publik pro-europian duket të jetë faktori kyç për një demokratizim të suksesshëm. Për këtë shërbejnë si shembuj Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukrahina. Edhe pse mbijetesa e regjimit është në rrezik, përsëri demokracia nuk ka shumë mundësi të jetë e sukseshme e kjo dëshmohet qartë nga Azerbaxhani, Bjellorusia, Armenia dhe Ukrahina( gjatë udhëheqjes së Yanukovych).
Elitat politike në këto vende e kanë mbajtur pushtetin e tyre me anë të lidhjeve klienteliste, korrupsionit, dhe eleminimin e lirisë politike. Liberalizimi i mjedisit politik do të rrezikonte shtyllën që e mban këtë regjim. Vetëm një shtyrje e fortë brenda këtij sistemi mund ta sfidojë atë.
Vendet e Partneriteti lindor dhe demokracia
Ekziston gjithashtu një marrëdhënie interesante midis Marrëveshjes së Asociimit me BE-në dhe nivelit të demokracisë në Vendet e Partneriteti Lindor.
Marrëveshja e Asociimit shërben njëherazi për të njohur reformat e ndërmarra në disa nga vendet lindore fqinje, dhe gjithashtu si një nxitje për të bërë ndryshime të tjera. Gjeorgia, Moldavia and Ukraina post-Euromaidan kanë ndjekur këtë rrugë.
Nga kjo perspektivë, hapësira mes tre vendeve që kanë firmosur Marrëveshjen dhe tre të tjerave të cilat kanë zgjedhur të tjera marreveshje, pritet të rritet me kalimin e kohës.
EUObserber, janar 2015