Gazetaria duhet të thyejë tabutë:Intervistë me Besa Lucin - Kosova 2.0

Gazetaria duhet të thyejë tabutë:Intervistë me Besa Lucin - Kosova 2.0

 

Ne tentojmë të sjellim një këndvështrim tjetër, duke u fokusuar tek përvojat e përditshme. Kemi parë që disa tema ende mbeten tabu, së paku në rastin e lançimit të numrit mbi seksin, i cili përfshinte edhe përvoja dhe pikëpamje të komunitetit LGBT në rajon. Ishin të shumta arsyet që na nxitën të trajtojmë këtë temë. Në veçanti, kemi pasur parasysh faktin se mungon debati mbi seksualitetin, si për shembull kur bëhet fjalë për edukatën seksuale në shkolla, e sidomos për çështjet e komunitetit LGBT. Vërehet që në rajon ka pasur disa hapa përpara të shoqërisë civile dhe medias për ta hapur si temë, ndërkohë që në Kosovë ende ngelej tabu. Duke pyetur veten se çfarë mund të bëjmë ne si media, kuptuam që së paku mund të fillojmë debatin edhe në Kosovë, duke e për-fshirë homoseksualitetin në numrin e fundit të revistës. Kjo shkaktoi disa reagime negative tek grupe të ndryshme.

Në të vërtetë, prisnim shumë debate me lançimin e numrit mbi korrupsionin dhe religjionin, por nuk pati ngjarje të ngjashme me atë të lançimit të numrit mbi seksin, ku një grup protestoi kundër këtij eventi dhe shkatërroi skenën ku do të mbahej ai. Kjo pasi tashmë, pas kaq shumë ekspozimi ndaj korrupsionit, vetë fjala e ka humbur peshën dhe kuptimin e saj për njerëzit dhe ata nuk ndihen të provokuar. Mendoj se prezantimi i numrit të revistës dedikuar seksit tregoi se ka ende tema tabu dhe ato mbeten të tilla prej vetë strukturës patriarkale të shoqërisë dhe politikës. Një strukturë që imponon nëse duhet dhe mënyrën se si duhet të diskutohet për tema të caktuara.

EuroSpeak: Suksesi në punën tuaj i detyrohet në masë të gjerë donatorëve dhe partnerëve të huaj që mbështesin gazetarinë e pavarur dhe investigative në Kosovë. Nëse në të ardhmen ata tërhiqen nga kjo zonë e Europës, a mendoni se në shoqërinë kosovare do të ketë kërkesë të mjaftueshme për ta mbajtur gjallë gazetarinë e pavarur?

Besa Luci: Donatorët në Kosovë po punojnë për të përkrahur mediat dhe për t’i bërë ato të qëndrueshme. Edhe ne të Kosova 2.0 kemi gjetur mbështetje tek ata. Si fillim kemi investuar vetë për sitin e internetit dhe pasi kemi arritur të tregojmë se ka interes nga publiku, kemi tërhequr dhe mbështetjen e donatorëve. Por jemi të vetëdijshëm që duhet të vijë momenti të bëhemi të qëndrueshëm financiarisht, pavarësisht nga mbështetja e tyre.

Personalisht, jam e kënaqur me arritjet deri tani dhe mendoj se ka interes për gazetarinë investigative dhe të pavarur në Kosovë. Ne jemi një medium i pavarur që targeton të rinjtë, sepse gjykojmë se ata janë shumë të injoruar. Kur e nisëm e dinim që kishte të rinj aktivë që shpreheshin mbi çështje të ndryshme në mediat sociale, por nuk kishin një hapërisë të tyren. Duke pasur parasysh ecurinë deri tani, mendoj se e ardhmja do të jetë pozitive. Siti jonë ka lindur dhe vazhdon me kontribute të të rinjve. Dhe përderisa ata kanë ende interes të publikohen, mendoj se dhe në të ardhmen siti do të vazhdojë. Ndërkohë, për të rritur qëndrueshmërinë financiare, në eventet dhe festat e ndryshme që organizojmë kërkojmë një kontribut modest për pjesëmarrje. Por në të ardhmen mund të pranojmë dhe publicitet si formë financimi. Ndërkohë, ndihem krenare që një projekt i tillë ekziston në Kosovë.

EuroSpeak: Tematikat që ju keni trajtuar herë pas here kanë shkaktuar pakënaqësi tek shumë palë, duke ju bërë ju edhe objekt kërcënimesh. Cili ka qenë reagimi i kolegëve, të cilët mund të ndodhen në rrethana të ndryshme për shkak të vetë karakteristikave të gazetarisë në Kosovë? A keni gjetur solidaritet tek ata?

Besa Luci: Në përgjithësi kemi gjetur përkrahje nga shumë kolegë. Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës dhe Këshilli i Mediave të Shkruara, si dhe gazetarë individualisht kanë reaguar kundër sulmit ndaj revistës mbi Seksin me kumntesa, shkrime dhe opinione në rrjete sociale. Por njëkohësisht ka pasur dhe disa media që kanë nxitur keqinformimin, duke krijuar lajme sensacionale, pa u informuar dhe komunikuar me ne. Nuk mendoj se kjo ka qenë diçka domosdoshmërisht me qëllim negativ, r gjithsesi na kujton dhe një herë se sa shumë punë mbetet për tu bërë që gazetaria në Kosovë të përmirësohet profesionalisht. Na kujton se sa punë ende duhet të bëjnë gazetarët për të kryer rolin e tyre të informimit e edukimit në mënyrë sa më korrekte e afër së vërtetës.

Stafi i EuroSpeak, 2013

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk