Me qytetarët në thelb të qëllimeve të EYD2015, përfshirja aktive e organizatave të shoqërisë civile është thelbësor për suksesin përfundimtar dhe ndikimin afatgjatë të EYD2015 për bashkëpunim në aspektin zhvillimor dhe përfshirjen e qytetarëve në BE. Lëvizja Europiane Ndërkombëtare dhe anëtarët e saj do të kontribuojnë gjatë punës së tyre në 2015 për arritjen e qëllimeve të EYD2015.
Së dyti, EYD2015 ofron një mundësi për Bashkimin Europian dhe shtetet anëtare të saj për të konsoliduar dhe përforcuar rëndësinë e BE-së në skenën ndërkombëtare.Bashkimi Europian, së bashku me shtetet e saj anëtare, siguron më shumë se gjysmën e të gjithë Asistencës Zyrtare globale për Zhvillim. Si viti i parë europian që merret me veprimet e jashtme të BE-së, kjo krijon një mundësi për të konsoliduar dhe për të promovuar sa më mirë punën e saj në këtë fushë. Kyç për këtë është marrëveshja mbi një qëndrim të përbashkët europian për agjendën e zhvillimit post-2015.
Krijimi i një qëndrimi të përbashkët
Lëvizja Europiane Ndërkombëtare advokon për përdorimin e mundësisë së krijimit të një qëndrimi të përbashkët të BE-së në agjendën post-2015, dhe për të mbyllur hendekun midis BE-së dhe qytetarëve të saj, në mënyrë që të promovohet një zë më i fuqishëm europian në skenën ndërkombëtare. Gjatë gjithë vitit, anëtarët e EMI-t do të ndajnë eksperiencat e tyre mbi temat e ndryshme mujore të përcaktuara të EY2015 në Blogun European Year of Developmetn-EMIA Member’s Blog
Diogo Pinto është Sekretari i Përgjithshëm i European Movement International