A kanë të drejtë qytetarët me aftësi të kufizuar të votojnë në zgjedhjet Parlamentare Europiane?

A kanë të drejtë qytetarët me aftësi të kufizuar të votojnë në zgjedhjet Parlamentare Europiane?


Ashtu siç pasqyrohet në raportin e Agjencisë për të Drejtat Themelore mbi të drejtën për pjesëmarrje politike të personave me probleme mendore dhe personat me aftësi të kufizuar intelektuale, një e drejtë e tillë lidhet me legjislacionin e brendshëm të vendeve lidhur me zotësinë për të vepruar. Teknikisht, të gjithë ata individë që iu është hequr zotësia për të vepruar, tërësisht ose pjesërisht, nuk lejohen të votojnë në zgjedhjet parlamentare. Ky kufizim gjen përjashtim vetëm për ata personat me aftësi të kufizuara psikosociale ose intelektuale të cilët janë të prekur në mënyrë dispropocionale. Nisur nga ky fakt Shtetet Anëtare të BE ndahen në:
1) ato shtetet ku të gjithë personat me aftësi të kufizuara intelektuale ose psikosociale kanë të drejtën për të votuar (pjesëmarrja e plotë). -(Austria, Kroacia, Italia, Letonia, Hollanda, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar)
2) ato vende ku ushtrimi i kësaj të drejte varet nga një vendim gjyqësor ose mjekësor (pjesëmarrja e kufizuar)- (Sllovenia)
3) ato vende ku të gjithë personat që nuk kanë zotësi për të vepruar janë automatikisht të privuar nga e drejta e votës. -(Belgjika, Bullgaria, Republika Çeke, Qipro, Danimarka, Estonia, Gjermania, Greqia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Polonia, Portugalia, Rumania dhe Sllovakia).

Zotësia për të vepruar është njohja ligjore e vendimeve që merr një person. Pa të, një qytetar nuk mund të kryejë veprime të tilla si martesa ose nënshkrimi i një kontrate pune dhe si pasojë në shumicën e shteteve anëtare të BE-së, duke u privuar të mos pasurit zotësi juridike për të vepruar kjo sjell humbjen e të drejtës për të votuar.

Si rrjedhojë, të mos qënurit në gjendje për të votuar do të thotë që shumë persona me aftësi të kufizuar humbasin të drejtën e shprehjes së dëshirës së tyre për një lider që ka fuqinë për të bërë zgjedhje që ndikojnë në jetën e tyre të përditshme.Më 26 shkurt, Agjencia Europiane për të Drejtat Themelore (FRA) publikoi hulumtime që tregojnë se 18 vende anëtare të Bashkimit Europian ndalojnë disa ose të gjithë personat pa zotësi juridike për të vepruar, për të votuar në zgjedhjet e Parlamentit Europian.

Në disa vende çdokujt pa zotësi juridike për të vepruar i mohohet e drejta për të votuar dhe në disa vende të tjera, është një vendim i marrë rast pas rasti bazuar në një vendim të dhënë nga gjykata ose praktikat mjekësore.

Që në vitin 2010 kur Agjencia për të Drejtat Themelore studioi këtë problematike, në Belgjike, Çeki,Kroaci, Danimarkë, Spanjë dhe Sllovaki, janë krijuar lehtësi ose janë hequr kufizimet për të drejtën për të votuar në zgjedhjet e Parlamentit Europian për personat me kapacitet ligjor të kufizuar. Reformat e bëra u ofruan të drejtën këtyre personave për të marrë pjesë në zgjedhje në mënyrë të barabartë.

Në Sllovaki, Gjykata e Lartë vendosi në vitin 2017 se ligji i lidhur me të drejtën për të votuar nisur nga kapaciteti ligjor ishte jokushtetues ku dhe javën e kaluar, Gjykata Kushtetuese Federale gjermane lëshoi një vendim të ngjashëm për votimin në zgjedhjet kombëtare ndërkohë nga ana tjetër në Spanjë dhe Çeki, organizatat e shoqërisë civile po aktivizohen për të kërkuar rivendosjen e të drejtave të votës për personat me aftësi të kufizuar.

Qeveritë duhet të sigurojnë që e drejta për të votuar nuk është e lidhur me zotësinë për të vepruar. Është e nevojshme që disa nga vendet europiane të përmbushin përgjegjësitë e tyre shtetërore sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara. Kjo nuk është çështje e prioriteteve të politikës, por e angazhimeve sipas ligjit ndërkombëtar.

Ndërsa afrohemi në një nga zgjedhjet më të mëdha demokratike në Europë, është mirë të pyesim veten se në çfarë shoqërie duam të jetojmë dhe për Michael O'Flaherty, drejtor i Agjencisë Europiane për të Drejtat Themelore të Njeriut, përgjigja është e qartë: “Duhet të zhvillohen zgjedhje në të cilën çdo qytetar i BE-së, përfshirë dhe personat me aftësi të kufizuar mendore, të ushtrojë rolin e tij në zgjedhjen e liderave të të ardhmes së Bashkimit Europian.”

                                                                                                                                EUobserver, mars 2019

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk