Hipsteri Mateusz Kijowski, rezistencë e aktivizëm në Poloni

Hipsteri Mateusz Kijowski, rezistencë e aktivizëm në Poloni


Me dy vathë në vesh, mjekër të pa kuruar dhe flokë të gjatë, Mateusz Kijowski ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për shkak të pamjes së tij të jashtme të pazakontë, por edhe për shkak të lëvizjeve shoqërore kundër partisë aktuale në fuqi. Përpjekjet e tij aktiviste kanë filluar kohë më parë si organizator i fushatës kundër vaksinimit të detyrueshëm për fëmijët e porsalindur. Më vonë, Mateusz krijoi organizatën “Stop Rape” (Stop Përdhunimit), që kishte si synim përhapjen e barazisë gjinore, ndalimin e dhunës dhe përdhunimit të femrave si mjet force. Për më tepër, ai aktivizohej nëpërmjet një Blog-u për të drejtat e etërve pas divorcit, i ndikuar edhe nga eksperienca e tij personale. Kijowski ka bërë përpjekje edhe rreth temave si turizmi, duke qenë gjithnjë aktiv në lëvizjet për të drejtat dhe liritë e njerëzve. Në dhjetor 2015 ai është nderuar me “Çmimin e Lirisë” nga organizata Dziennikarskie në njohjen e veprimtarisë se tij qytetare, organizimin e shpejtë të protestave paqësore në mbrojtje të demokracisë dhe të drejtave civile në Poloni.

Tashmë ai është bërë ushqim për gazetat kombëtare polake dhe ato ndërkombëtare për shkak të lëvizjes së tij civile e njohur si Komiteti për Mbrojtjen e Demokracisë (KOD). Lideri i partisë në pushtet Kaczynski ka ngritur akuza kundër lëvizjes së Kijowskit për bashkëpunim me “forca të huaja” të cilat dëshirojnë të kthejnë Poloninë në diçka të përafërt me koloni. Me rritjen e KOD, Kijowski ka ardhur në një shqyrtim të ngushtë. Ai u akuzua nga një tabloid kryesor për mos pagim dhe për mos mbështetjen e fëmijës nga martesa e parë.

Miqtë e ish gruas sime janë përpjekur për të ndërtuar një tregim jo të vërtetë për mua, se unë jam një njeri i keq i cili nuk paguan detyrimin e tij,”- tha ai “por unë do ta paguaja edhe duke marrë hua nga prindërit apo miqtë. Kjo është e gjitha që deri më tani kanë thënë mbi mua. Ata nuk do të gjejnë ndonjë gjë tjetër”. Kijowski deklaron se ai ende përpiqet për të marrë punë të rastit. Burimi i tij kryesor i mbështetjes është gruaja e tij.

Duke marrë parasysh njohjen ndërkombëtare që ka marrë në Poloni vitin e fundit, mund të themi së ka bërë një hap mbresëlënës. Edhe pse lëvizja e tij tashmë është mjaft e fuqishme politikisht, ai thotë që nuk interesohet të bëhet një kandidat politik dhe nuk ka ndërmend ta kthejë KOD në një parti politike konvencionale.

Kijowski mori famë kur promovoi rubrikën e Łożińskit, i cili bënte thirrje për lëvizje civile, si pasojë të veprimeve jo demokratike të partisë të Kaczynski-t. Kijowski u mbështet mbi ideologjinë e Łożiński-t që lëvizja e re nuk duhej të ishte partizane që “qëllimi nuk është të përmbysim partinë e zgjedhur ligjërisht, por të mbrojmë demokracinë”. Lëvizja u organizua në nëntor, dhe Kijowski, bashkë me disa të tjerë, u përzgjodh për të qenë pjesë e lidership-it. Tashmë, ai mund të quhet lideri më karizmatik i KOD. Kur e pyesin pse lëvizja KOD është kaq e shqetësuar, kur ende ekziston liria e fjalës dhe nuk ka të burgosur politikë ai mbështet faktin se “Demokracia, edhe pse nuk është shembur ende, ajo po humbet mekanizmat e saj të sigurisë, kontrollit dhe balancat”.

Sa i përket bashkëpunimit me parti të tjera politike 58 vjeçari shprehet se “ne nuk mundemi të ndryshojmë asgjë pa politikanët. Por shumica e politikanëve janë tashmë shumë të dobët, ata nuk dëgjojnë dhe ne duhet t’i edukojmë dhe t’i ndihmojmë ata që të dëgjojnë”.

Organizata e Kijowski-t ka dalë në pah në skenën kaotike të politikes polake. Sipas sondazheve të bëra nga gazeta liberale Wyborcza, KMD-ja ka mbështetjen e 40% të anketuarve ndërsa PiS (partia e Kaczynski-t) ka vetëm 32%.

Tashmë, ai ka një përgjegjësi më të madhe mbi supe së sa fushata e kaluar për vaksinimin apo organizata e tij për parandalimin e përdhunimeve. Atij i kanë besuar mijëra polakë që e mbështesin, ai ka ndjesinë e një lideri, dhe si çdo lider ka edhe ai shqetësimet e veta se mos kjo lëvizje civile kthehet në një proteste të dhunshme për Poloninë. “Radikalizmi mund të krijohet lehtësisht nëpër rrugët e Polonisë. Besoj që protestat më të suksesshme të botës kanë qenë ato pa dhunë si ajo e Gandhi-it në Indi ose e Martin Luther King-ut në SHBA. Kur përdor forcën ka gjithmonë një fitues dhe një humbës. Humbësit duan që të fitojnë. Këto lloj konfliktesh nuk kanë mbarim, por kur mundohesh të bisedosh dhe të dëgjosh palën tjetër, është e mundshme që të gjesh një zgjidhje .” – thotë ai.

Sipas Kijowskit polakët e vjetër kishin një ndjenje të fortë “déjà vu” kur filluan sulmet ndaj gjykatës, ndërsa të rinjtë që “nuk e kanë përjetuar sundimin autoritar”, ata nuk e dinin se si funksiononte.Edhe pse emri i KOD-it qëllimisht përngjasin me atë të KOR që ndihmuan lëvizjen e Solidaritetit, Polonia e sotme është shumë ndryshe nga ajo e viteve 1970. Ka shumë më pak punëtorë, në mënyrë të vjetër aleanca KOR nuk mund të rikrijohet. Për një arsye tjetër, Polonia është një vend demokratik dhe kapitalist i anëtarësuar në BE dhe në organizata të tjera si NATO, ku presioni i jashtëm ka qenë një faktor i rëndësishëm në përpjekjet e deritanishme të pasuksesshme për të arritur Drejtësi nëpërmjet Ligjeve që rishqyrtojnë disa nga masat e saj radikale.

Kjo është veçanërisht ironike që Kaczynski, një aktivist i KOR në vitet 1970, që sulmonte ndërhyrjet e huaja në të njëjtin fjalim në të cilën ai sulmoi KOD, duke kujtuar se si lideri sovjetik Leonid Brezhnjevi do të diktonte komunistët e Polonisë. Kijowski po përpiqet për të nxitur mbështetjen e huaj. Kohët e fundit ka udhëtuar për në Uashington për tu takuar me stafin e Kongresit dhe zyrtarë të Departamentit të Shtetit për t’u treguar atyre për situatën në Poloni. Udhëtimi u financua nga donacionet e pranuara nga KOD. Shtypi i krahut të djathtë e denoncoi atë si një vjedhje, por Kijowksi tha nga Uashingtoni se për shkak se Polonia është pjesë e Perëndimit, nuk ka asgjë të keqe në dukje për të kërkuar ndihmë. Është si të jesh një familje, nëse ne kemi një problem atëherë ne shkojmë te dikush që të konsultohemi për të zgjidhur problemin.

Sipas analistit politik Jan Mus, popullariteti i KOD-it 3 vjet e gjysmë para zgjedhjeve të ardhshme do të ndalet në mënyre të konsiderueshme, gjë që për të cilën Kijowksi është në dijeni të kësaj. Kjo është një nga arsyet që KOD kufizon aktivitetet e saj për të mbledhur dhe për të mobilizuar opozitën popullore kundër qeverisjes së udhëhequr nga PiS dhe faturat e tyre . Për Kijowskin është i rëndësishëm ri-formatimi i shoqërisë polake. Ai deklaron: “Ne po ndërtojmë ishujt e shoqërisë civile, vende ku njerëzit mund të flasin, të diskutojnë, të organizohen. Ne nuk jemi në kërkim të zgjidhjeve të shpejta. Ne duam të ndërtojmë vetëdijen, besimin dhe mësim të shoqërisë, rindërtim nga poshtë lart. Ka shumë për të bërë, dhe një nga arsyet e suksesit të PiS vitin e kaluar ka qenë përpjekja e saj për të arritur për miliona polakë të cilët ndiheshin të lënë mbrapa nga ndryshimet e shpejta politike dhe ekonomike të vendit dhe të braktisur nga Platforma Qytetare. Ata kanë nevojë për armiq dhe t’i shohin ata kudo, por ne nuk do të jemi armiqtë e tyre”. 

E ardhmja e Polonisë dhe qeverisë në pushtet është vënë në pikëpyetje por edhe popullariteti i Kijowskit nuk është i sigurt. A është vërtet ai gati për të sjellë një ndryshim pozitiv drejt demokracisë së vërtetë dhe solide në Poloni, dhe nëse po si do ta arrijë ai këtë? Mbetet për t’u parë nëse qytetarët polakë janë gati të mbështesin një lëvizje aspak konvencionale, me një udhëheqës unik, karizmatik por edhe jashtë rregullave, e mbi të gjitha që është i vendosur në atë që kërkon.

                                                                                                                      Stafi i EuroSpeak, maj 2016

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk