Natyra 2000

Natyra 2000

Ne të gjithë varemi nga burimet natyrore si uji, ajri, toka, mineralet, pemët, kafshët, ushqimi, dhe oksigjeni për të jetuar. Për të mbajtur ekuilibrin në botën natyrore ne duhet të ndihmojmë specie të ndryshme të vazhdojnë të ekzistojnë. Një raport nga Fondacioni World Wildlife tregon se që nga viti 1970, presioni që ne ushtrojmë mbi planetin është dyfishuar dhe burimet mbi të cilat ne varemi kanë rënë me 33%. Me gjithë përpjekjet nga organizatat dhe aktivistët e ruajtjes së mjedisit, puna e tyre është dëmtuar nga ata që kanë interesa ekonomike.

Bashkimi Europian ka zhvilluar projektin “Natura 2000”, i cili përfshin një sistem me vendet që konsiderohen të mbrojtura në 28 shtetet e BE-së. Aty përfshihen 18% e hapësirës tokësore të BE-së dhe 6% e hapësirës ujore të saj, me specie dhe habitatet më të vyera dhe të rrezikuara.Shtetet Anëtare duhet të sigurohen që këto vende të mirëmbahen dhe mbrohen nga ana ekologjike.

Ruajtja e natyrës është shumë e rëndësishme, pasi shkencëtarët kanë paralajmëruar zhdukjen masive në të ardhmen e afërt. Shumë dokumentarë të natyrës tregojnë se burimet janë duke u tretur. Ne kemi kthyer këtë planet në një botë të çelikut dhe betonit për të mbajtur njerëzimin, por me koston e specieve të tjera dhe është bërë e domosdoshme për ne që të ruajmë këto burime që janë jetike për mbijetesën njerëzore.

Pemët dhe bimët konsumojnë karbon i cili ka rritur temperaturën e planetit, stuhitë dhe nivelin e detit dhe ujërave të ëmbla nëpërmjet shkrirjes së akullnajave që kërcënojnë jetën e shumë gjallesave, përfshirë ne.. Akullnajat janë të lidhura me lumenj dhe liqene nga të cilat ne varemi për ujë të pijshëm. Zogjtë, bletët dhe insektet e tjera polenizojnë bimët për të cilat ne kemi nevojë për të ngrënë dhe për të qëndruar të shëndetshëm. Ushqimet e përpunuara në fabrikë të sigurojnë një cilësimë të ulët. Fëmijët që kalojnë kohën në natyrë kanë treguar se zhvillojnë aftësitë e tyre më shpejtë se ata që nuk qendrojnë në natyrë. Planeti ynë na ofron të gjitha burimet që shfrytëzohen sot nga zhvillimi modern.Nëse ne nuk e ruajmë do humbim këto privilegje të çmuara.

                                                                                                                    KE- Environment, korrik 2016

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk