Pak diskutohet me adoleshentët për rreziqet e përdorimit pa kriter të alkoolit

Pak diskutohet me adoleshentët për rreziqet e përdorimit pa kriter të alkoolit

Arsyeja kryesore e këtij hezitimi të pjesës më të madhe të të anketuarve, shpesh justifikohet me faktin e moshës tepër të re të fëmijëve të tyre apo edhe me besimin se fëmijët e tyre do të bëjnë zgjedhjen e duhur. Por sipas Carlos Bitos, shefit ekzekutiv të AB In Bev, pikërisht këtu qëndron gabimi, pasi kjo moshë është më e rrezikuar dhe ka nevojë të informohet drejtë rreth rreziqeve që mbart në vetvete alkooli. Kështu sipas një raporti të Organizatës Botërore e Shëndetësisë për vitin 2012, një i rritur (mbi 15 vjeç) në BE, konsumon mesatarisht rreth tre pije në ditë.

Sipas progres raportit të parë të BE-së në vitin 2009 për implementimin e strategjisë së BE-së për konsumimin e alkoolit, konsumimi pa kriter i alkoolit është faktori i tretë më i rrezikshëm për sëmundje në BE dhe është përgjegjës për vdekjen e 195.000 personave në vit si dhe për rritjen e vdekshmërisë së parakohshme (12% tek meshkujt dhe 2% tek femrat).

Në vjeshtë Komisioni Europian do të publikojë një strategji të re për kufizimin e konsumit të përdorimit të alkoolit në këto drejtime si ngarja e makinës nën efektin e alkoolit, pirjet e shfrenuara të alkoolit nga të rinjtë si dhe konsumimi i alkoolit gjatë shtatzënisë.

EurActiv, 24 shtator 2013

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk