Baza ligjore
Në fushën e edukimit dhe kualifikimit profesional, traktatet e BE-së i caktojnë Unionit detyra në mbështetje të veprimtarive që kanë për qëllim zhvillimin e dimensionit europian në edukim, veçanërisht nëpërmjet mësimdhënies dhe përhapjes së gjuhëve të vendeve anëtare duke respektuar diversitetin kulturor dhe gjuhësor .
Karta e BE-së mbi të Drejtat Themelore, e miratuar në 2000, përmban detyrime për respektimin e diversitetit gjuhësor dhe parandalimin e diskriminimit prej gjuhës. Respekti për diversitetin gjuhësor është themelor ndër vlerat e BE-së. Institucionet e BE-së, marrin në konsideratë parimet e diversitetit gjuhësor në raport me qytetarët: çdo qytetar i Unionit ka të drejtë t’i shkruajë secilit prej institucioneve që u referohet neni 13 i Traktatit të BE-së, në një nga gjuhët e përmendura në nenin 55/1 të TBE dhe të marrë një përgjigje në po të njëjtën gjuhë.
Objektivat
Gjuhët janë një prioritet i rëndësishëm për BE-në, pasi përbëjnë pjesë integrale të identitetit tonë dhe shprehje e drejtpërdrejtë e kulturës. Në Europë, diversiteti gjuhësor është një fakt jetësor. Në një ndër themelimet e BE-së “Të bashkuar në diversitet” aftësia për të komunikuar në disa gjuhë është një domosdoshmëri për individët, organizatat dhe kompanitë e ngjashme.
Qëllimi i politikave gjuhësore të Unionit është promovimi i mësimdhënies në BE dhe krijimi i një mjedisi miqësor për të gjitha gjuhët e vendeve anëtare. Kompetenca e zotërimit të gjuhëve të huaja është konsideruar si një ndër aftësitë bazë që të gjithë qytetarët e BE-së duhet të fitojnë në mënyrë që të përmirësojnë mundësitë e tyre të punësimit dhe të edukimit duke promovuar kështu edhe të drejtën e lëvizjes së personave. Në kuadër të politikave të edukimit dhe të kualifikimit profesional, objektivat e BE-së përfshijnë zotërimin e dy gjuhëve nga çdo qytetar, krahas gjuhës mëmë. Për të arritur këtë objektiv, fëmijëve u mësohen dy gjuhë të huaja në shkollë që në një moshë të re.
Fakte për Bashkimin Europian
Strategjia “Edukimi dhe trajnimi 2020” identifikon gjuhën si prioritet. Komunikimi në gjuhë të huaj është ndër prioritetet kryesore të nevojës për të përmirësuar kualitetin dhe efektivitetin e edukimit dhe trajnimit. Kjo përfshin meditimin dhe të kuptuarit ndërkulturor.
Politikat e edukimit në BE po drejtohen nga Strategjia Europiane 2020. Në këtë kontekst aftësitë gjuhësore janë vendimtare për iniciativën “Agjenda për aftësitë e reja dhe punësimin”. Mbeten gjithashtu një kusht paraprak për mobilizimin dhe për iniciativën e re “Rinia në lëvizje” .
Arritjet
A. Programet mbështetëse
1. Programi Erasmus +
Erasmus+, i cili nisi në Janar të 2014, është programi i ri i BE-së për Edukimin, Trajnimin, Rininë dhe Sportin për 2014-2020. Promovimi i të mësuarit dhe diversiteti gjuhësor janë ndër objektivat specifike të programit. Mbështetja gjuhësore ofrohet edhe online, e-learning është një formë që ofron disa avantazhe. Inkurajohet partneriteti strategjik në fushën e të mësuarit të gjuhës. Praktikat e mira dhe inovacioni kanë për qëllim të promovojnë ndër të tjera aftësitë gjuhësore. Stimulohen gjithashtu partneritetet që organizojnë trajnime dhe aktivitete afatgjate në të mësuarit të stafeve apo punonjësve e rinj.
2. Programi “Europa Kreative”
Asistenca financiare për projektet e gjuhës është e disponueshme edhe në kuadër të programit “Europa Kreative” ku mbështetje ofrohet për përkthimin e librave dhe dorëshkrimeve nën programet e “sub - culture. “
3. Mbështetje të tjera
BE mbështet Qendrën Europiane për Gjuhët Moderne (ECML), një program 4-vjeçar misioni i të cilit është inkurajimi dhe promovimi i përsosmërisë dhe inovacionit në të mësuarit e gjuhës dhe ndihma për europianët në të mësuarit e gjuhës në mënyrë më efektive. Qëllimi kryesor i ECML është të ndihmojë shtetet anëtare të zbatojnë politikat e të mësuarit të gjuhës.
BE ka adoptuar gjithashtu masa për ruajtjen dhe promovimin gjuhëve rajonale apo të minoriteteve. Një ndër këto masa është ngritja e Qendrës Europiane të Kërkimit dhe Multilingualizmin Mercator, e cila është pjesë e rrjetit të qendrave të specializuara të kërkimit dhe të dokumentimit të gjuhëve të rajon dhe të minoriteteve. Projekte të tjera janë hartuar në kuadër të gjuhëve rajonale dhe të minoriteteve.
B. Iniciativa të tjera të BE-së
1. Strategjia dhe planet e aksionit
Në 2003 Komisioni Europian miratoi një plan aksioni “Të promovuarit e të mësuarit të gjuhës dhe diversiteti linguistik”, plan i cili shtrihej në tre fusha kryesore: të mësuarit e e gjuhës; përmirësimi i të mësuarit të gjuhëve të huaja dhe të krijuarit e një mjedisi miqësor gjuhësor. Rezultatet e këtij plani u përmblodhën nga Komisioni në 2007 në një raport i cili shërbeu për marrjen e masave të mëtejshme në fushën e politikave multilingustike.
Më tej në 2008, Komisioni adoptoi një komunikatë të titulluar “Multilingualismi: një aset për Europën dhe angazhimet e përbashkëta” i cili përcaktoi një kuadër për politikat e BE-së në multilingualizëm dhe arriti të depërtonte në një gamë të gjerë të palëve të interesuara dhe rekomandoi bashkëpunimin e ngushtë mes tyre.
2. Rritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e gjuhëve të huaja
I inkurajuar nga suksesi i Vitit Europian të Gjuhëve (2001), BE dhe KiE vendosën të festonin 26 shtatorin si Ditën Europiane të Gjuhës. Kjo iniciativë është krijuar për të rritur ndërgjegjësimin mes qytetarëve për shumë gjuhë të folura në Europë dhe për ti inkurajuar në të mësuarit e tyre.
3. Vëzhgimi online për multilingualizizmin
BE ka një edhe vëzhgues online për multilngualimin të quajtur Poliglotti4.eu. Ky projekt që promovon multilingualizmin në Europë, rezultoi efektiv pas diskutimeve për promovimin e tij nga Platforma e Shoqërisë Civile në BE mbi Multilingualizmin.
Roli i Parlamentit Europian
Në PE të gjitha gjuhët e Bashkimit Europian janë njësoj të rëndësishme: të gjithë dokumentet parlamentare janë të përkthyera në të gjitha gjuhet zyrtare të BE-së, çdo anëtar i Parlamentit Europian ka të drejtë të flasë në një nga gjuhët zyrtare. Më 19 nëntor 2013, PE adaptoi programet Erasmus + dhe Creative Europe . Nga ana tjetër, më 11 shtator 2013 PE miratoi një rezolutë për gjuhët e rrezikuara europiane dhe diversitetin gjuhësor në Bashkimin Evropian , duke i bërë thirrje Bashkimit Europian dhe shteteve anëtare të jenë më të vëmendshme ndaj kërcënimeve ekstreme që janë duke përjetuar shumë gjuhë europiane, të klasifikuara si të rrezikuara, dhe të angazhohen për mbrojtjen dhe promovimin e diversitetit unik të trashëgimisë gjuhësore dhe kulturore të Bashkimit.
Parlamenti Europian, maj 2015