Çfarë dëshirojnë fëmijët e të rinjtë për të tashmen dhe të ardhmen e Europës?

Çfarë dëshirojnë fëmijët e të rinjtë për të tashmen dhe të ardhmen e Europës?


Lidhur me sondazhin janë vlerësuar përgjigjet e 13,679 fëmijëve dhe të rinjve nga mbi 23 vende të Europës që nga 1 Korrik - 10 Tetor 2018. . Mosha e të anketuarve vijon nga 9 vjeç ose më të vegjël (3.2%), 10-14 vjet (35.2%), 15-17 vjeç (39.2%), 18 - 30 vjeç (22.4%).

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve më 20 Nëntor 2018, 40 fëmijë dhe të rinj nga e gjithë Europa , si dhe vendimmarrës e influencues të rëndësishem u mblodhën ne Parlamenin Europian ,drejtuar nga Antonio Tajani për të diskutuar rreth rezultateve të sondazhit “Çfarë duan fëmijët e Europës” dhe për të vendosur lidhur me hapat e mëtejshem për plotesimin e dëshirave të tyre në të ardhmen.

Rezultate kryesore të sondazhit theksojnë:

1)Kur u pyetën për mënyrën se si do të reagonin nëse njerëz me një formim tjetër kulturor do të zgjidhnin të jetonin në qytetin e tyre, 2/3 e të rinjve dhe fëmijëve mbajnë qëndrim pozitiv përkundrejt fëmijëve të vendeve të tjera. Ata shprehen kurioz dhe mikëpritës ndaj fëmijëve me kultura të ndryshme dhe gjuhë të ndryshme. Toleranca dhe trajtimi në mënyrë të barabartë ishin dy qëndrimet e mbajtura lidhur me sjelljet e tyre dhe mënyrën se si duhen trajtuar të tjerët.

2) Shqetësimi i tyre më i madh është dhuna dhe ndryshimet klimatike.Në kushtet e frikës për të ardhmen, mundësia e luftës dhe dhunës, kërcënimi i ndryshimeve klimatik në vendin ku ata jetojnë është shqetësimi më i madh për shumë fëmijë dhe të rinj. Ndalimi i ngacmimeve dhe siguria se askush nuk trajtohet keq në ambientet e shkollës për shkak të ndryshimit janë ndër çështjet më të rëndësishme për ta.Nga ana tjetër ndryshimi i klimës dhe degradimi i mjedisit është shqetësimi kryesor i brezave të rinj. Rezultatet tregojnë se vetëm 11.4% e tyre nuk shqetësohen aspak rreth të ardhmes së tyre.  Të pyetur se çfarë duhet të bëjë Bashkimi Europian, fëmijët dhe të rinjtë u shprehen se dëshirojnë më shumë veprime konkrete të BE-së adresuar këtyre shqetësimeve : për ruajtjen e paqes, mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e trajtimit të barabartë.

3) Një shqetësim tjetër është dheblizmi online . Ata frikësohen nga fakti i të qënit nën fokusin e mesazheve ofenduese,fotove të pamoralshme ose nga shpërdarja e videove të tyre personale. 37% e tyre shprehen se ndihen të cënuar pasi ata nuk duan që të tjerët të jenë në djeni për gjërat e tyre personale dhe nga ana tjetër i frikësohen faktit që personat me të cilët ata komunikojnë online mund të hiqen si persona të tjerë duke u bërë kërcënim për ta.

4) 4/6 e fëmijëve janë të pakënaqur me mënyren se si qytetet e tyre bashëpunojnë me ta. Ndërkohë që fëmijët janë të vetëdijshëm rreth të drejtave të tyre (87% e të anketuarve njihen me këto të drejta), shpeshherë ata ndihen sikur opinionet e tyre nuk dëgjohen ose merren parasysh nga të rriturit lidhur me vendime të rëndësishme. Lidhur me këtë, fëmijët dhe të rinjtë ndjejnë se vendimarrësit në familje, shkolla dhe përfaqësuesit e tyre lokal nuk i marrin në konsideratë mendimet dhe pikëpamjet e tyre mbi çështje të ndryshme në komunitet.

5) 43% e fëmijëve mendojnë se të qënit pjesë e BE-së e bën jetën e tyre më të mirë. "
Fëmijët e të gjitha grupmoshave janë të vetëdijshëm për Bashkimin Europian dhe pothuajse gjysma e të gjithë të anketuarve mendojnë se BE-ja e bën jetën e tyre më të mirë.Vetëm 3% e fëmijëve dhe të rinjve që morën pjesë në sondazh nuk kanë njohuri rreth Unionit.

Tre rekomandimet e dhëna nga të rinjtë për përmirësimin e jetës së tyre nëpërmjet BE-së janë :
1. Kontributi për të mbajtur e siguruar paqen në botë 53.5%
2. Mbrojtja e mjedisit 45.6%
3. Ndihma për të siguruar që të gjithë të trajtohen në mënyrë të barabartë 41.3%

Ajo që Bashkimi Europian mund të bëjë për të plotësuar nevojat dhe dëshirat e të rinjve europian përfshin :

1. Të drejtat e fëmijëve duhet të vihen në qendër të politikave të brendshme dhe të jashtme të BE-së. Meqenëse 53% e fëmijëve janë të shqetësuar për punësimin e tyre në të ardhmen, BE-ja duhet të investojë në reduktimin e pabarazisë dhe thyerjen e ciklit të disavantazhit përmes politikave të përqendruara tek fëmijët, si reforma në arsim , promovimi i shëndetit, zhvillimi i komunitetit dhe forcimi i kuptimit të familjes. Ky angazhim duhet të pasqyrohet në Kornizën e re Financiare shumëvjeçare drejt zbatimit të Strategjisë Financiare

2. Vendimmarrësit duhet të përfshijnë fëmijët dhe të rinjtë në nivel global, në dialogjet europiane, kombëtare dhe lokale. Fëmijët janë të rëndësishëm lidhur me ndryshimet dhe duhet të fuqizohen të marrin pjesë në vendimmarrje si partnerë kryesorë në gjithëpërfshirje.

3. Fëmijët dhe të rinjtë janë të ekspozuar ndaj formave të ndryshme të dhunës, ngacmimet online dhe offline kanë një ndikim në rritjen tyre. BE-ja ka ndërmarrë tashmë hapa drejt mbrojtjes së tyre - në familje, në shkollë,
online, etj. dhe duhet të vazhdojë të rrisë ndërgjegjësimin, si dhe të zbatojë  praktikat më të mira për të parandaluar dhunën dhe abuzimin, veçanërisht në shkolla dhe  ngacmimin në internet.

4. BE-ja dhe të gjithë vendet e saj anëtare janë treguar të gatshme për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e fëmijëve për më tepër ata duhet të sigurojnë mbrojtjen e tyre , veçanërisht për ata që janë më të cënuar për shkak të origjinës dhe kulturës së tyre. Diversiteti është një nga vlerat thelbësore të BE-së dhe dy të tretat e fëmijëve dhe të rinjve shprehen pozitivë për këtë, qëndrim ky që kontribuon në parandalimin e dhunës në të gjitha nivelet.

5. BE-ja duhet të respektojë Marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimaterike në mënyrë që të sigurojë një të ardhme të shëndetshme për ta.

                                                                                                                                     UNICEF, nëntor 2018

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk