Realiteti i energjisë globale

Realiteti i energjisë globale


Bashkimi Europian është ndoshta shembulli më i mirë për të konkretizuar rëndësinë e balancimit të idealizmit dhe realitetit. Objektivi i tre 20-ve të BE-së, reduktimi 20% i emetimeve që shkaktojnë efektin serë, përdorimi 20% më shumë i burimeve të rinovueshme dhe rritja 20% të efikasitetit të energjisë deri në 2020 ishte më shumë një Moto sesa politikë.

Bashkëpunimi midis sektorit privat dhe publik është shumë i domosdoshëm për të financuar ndërtimin e një sistemi efikas të energjisë globale. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka vlerësuar se deri në 2040, investimi vjetor i nevojshëm për infrastrukturën e furnizimit të energjisë duhet të jetë 2 trilion $ çdo vit, që do të thotë se gjatë 26 viteve të ardhshme do të jetë e nevojshmë të investohen 51 trilion$. Kjo është arsyeja pse qeveritë duhet të ndërtojnë partneritete të reja me aktorët e sektorit privat, ndërkohë që energjia duhet njohur si një e mirë publike dhe duhet të jetë objekt i rregullimit dhe mbikëqyrjes përkatëse. Ka pasur disa lëvizje të dukshme që synojnë fuqinë e financimit të biznesit në drejtim të zhvillimit të infrastrukturës energjitike ku më të rëndësishmet janë Banka Botërore, G-20, dhe BE-ja. Banka Botërore nëpërmjet Agjencisë për Garantimin e Investimeve Shumëpalëshe të Bankës përmbush boshllëqet financiare që kanë penguar investimet dhe garanton përfundimin e tyre. Ndërkohë që G-20 ka krijuar një Qendër të re për Infrastrukturën Globale duke lehtësuar shkëmbimin e informacionit dhe riorganizimin e projekteve të infrastrukturës. BE-ja ka vënë në dispozicion 5.85 € (7.2 bilion$) deri në 2020 për të ndihmuar nisjen e investimeve private në projektet e infrastrukturës që lidhin sistemet energjetike të vendeve anëtare. Sektori privat gjithashtu luan rol nëpërmjet kërkimit shkencor dhe zhvillimit të metodave të reja të prodhimit.

Projektet e energjise dhe politikat duhet të venë balancën mes nevojave të ngutshme të tregut dhe prespektivave afatgjata . Momentalisht pavarsisht numrit të madh të projekteve dhe iniciativave të reja të energjisë, Europa ka bërë pak përparim. Përdorimi i të njëjtave strategji të vjetra dhe paketa e investimit prej 300 bilion € i ofruar nga Junker, presidenti i Komisionit Europian duket se nuk do të jetë produktiv. Viti që vjen do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për të ndërtuar një sistem të shëndoshë të energjisë globale. Europa duhet të shembull me zhvillimin dhe vënien në zbatim të një strategji realiste, afat-gjatë dhe që përfshin sektorin privat.
                                                                                                            Project Syndicate, Dhjetor 2014

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk