Një Turqi më afër apo më larg BE-së?

Një Turqi më afër apo më larg BE-së?


CICERO (GJERMANI)
Gazeta prestigjoze Gjermane “Cicero” në një analizë të saj, si pyetje kryesore nuk shtron nëse Turqia duhet të vazhdojë bisedimet për aderim në Bashkimin Europian, por nëse duhet të vazhdojë si vend anëtar i Nato-s apo jo. Ndër të tjera shton: “Po sikur pas grushtit tjetër të shtetit Erdogan vendos që të fajësojë vendet e tjera apo lëvizjen Gyleniste, dhe vendos që të kërkojë mbështetje nga Nato? A ka ndonjë vend perëndimor që do të donte të përballej me një kërkesë të tillë?... Pikësynimi strategjik i vendeve perëndimore duhet të jetë që të ketë sa më pak varësi nga Turqia e Erdogan”.

KATHEMIRINI (GREQI)
“Problemi qëndron në faktin që Greqia ndan kufijtë me Turqinë dhe do ti ndjejë e para pasojat e ngjarjeve atje. Nëse marrëdhëniet Turqi-Europë tensionohen dhe më tej, interesat e Greqisë do të vihen në rrezik. Sidomos nëse Erdogan mendon se ka mbështetjen e Trump dhe Putin. Nuk do të jetë e lehtë të bashkëjetohet me një fqinj që është në kufijtë e krizës dhe që në krye ka një lider që vuan nga paranoja. Europa duhet të jetë e kujdesshme në rast se vendos që ti mbyllë dyert Turqisë, pasi duhet të sigurohet që ato dyer të jetë të mbyllura mirë”.

DER STANDARD (AUSTRI)
“Unioni duhet të mos ndërpresë negociatat me Turqinë pasi kjo do ta dobësonte akoma më shumë pozitën turke. Nëse kjo ndodh, do të jepej një sinjal që Unioni nuk ka më besim tek demokracia turke, ashtu siç bëri Trup kur e përgëzoi Erdoganin për fitoren. Një ndërprerje e bisedimeve është ajo që kërkon presidenti turk, që më pas ta konsiderojë veten si viktimë. Këtë gjë Erdogan po kërkon ta bëjë duke rikthyer dënimin me vdekje. Por BE-ja nuk duhet të bienë këtë kurth të Erdogan, por duhet ti bëjë Turqisë të qartë që nuk do vazhdojë bisedime me vetë Erdoganin, por me një lidership të ardhshëm që mbështet vlerat europiane”.

DIE TAGESZEITUNG (GJERMANI)
“Është thjesht çështje kohe para se Erdogan vendos ti japi fund negociatave për aderim në BE duke rivendosur dënimin me vdekje. Gjëja më e rëndësishme që duhet bërë tani është që të mbahet kontakt me 50%- e popullsisë turke që votoi për demokracinë dhe për lidhje më të afërta me perëndimin. Europa duhet të bëjë çdo përpjekje që të mbështesë qeverinë civile edhe nëse Erdogani do përpiqet që të hyjë në mes. Ajo që duhet bërë menjëherë, është heqja e kufizimeve të vizave për qytetarët turq. Sepse vetëm në këtë mënyrë, ata mund të mbeten në kontakt me vlerat europiane”.

                                                                                                                                Eurotopics, prill 2017

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk