Çfarë po bën BE-ja për të drejtat e femrave dhe barazinë gjinore?

Çfarë po bën BE-ja për të drejtat e femrave dhe barazinë gjinore?


Barazia gjinore e BE-së është gjithashtu një pjesë integrale e Kartës së të Drejtave Themelore të Bashkimit Europian, e cila ndalon diskriminimin mbi çfarëdo bazë, duke përfshirë edhe seksin, (neni 21) dhe e njeh të drejtën e barazisë gjinore në të gjitha fushat si dhe domosdoshmërinë për ndërmarjen e veprimeve pozitive për promovimi e saj (neni 23).

Në vitin 2009, Traktati i Lisbonës ka konfirmuar edhe një herë rëndësinë e barazisë gjinore në Bashkimin Europian. Barazia midis burrave dhe grave përfshihet në mesin e vlerave të përbashkëta mbi të cilat është themeluar Bashkimi Europian (Neni 2 TBE), që do të thotë, për shembull, se ajo do të përdoret si njësi matëse për të përcaktuar nëse një shtet europian mund të jetë kandidat për anëtarësim. Promovimi i barazisë midis burrave dhe grave është e listuar edhe ndërmjet detyrave të Bashkimit Europian (Neni 3 (3) TBE), së bashku me detyrimin për të eliminuar pabarazitë. Traktati i Lisbonës përsërit qartë detyrimin për sigurimin e barazisë gjinore nga BE-ja dhe Shtetet Anëtare.

2. Cilat janë objektivat dhe rezultatet e Strategjisë për barazi midis grave dhe burrave (2010-2015)?

Strategjia për barazinë ndërmjet grave dhe burrave për periudhën 2010-2015 reflekton përkushtimin e Komisionit për të përshpejtuar aktivitetet e tij në fushën e barazisë gjinore . Ja cilat janë veprimet strategjike të listuara për t'u zbatuar për periudhën 2010-2015.

Strategjia përcakton gjashtë fusha prioritare:

• Pavarësi e barabartë ekonomike për gratë dhe burrat;
• paga të barabarta për punë me vlerë të barabartë;
• Barazi në vendimmarrje;
• respektimi i dinjitetit, integritetit dhe dhënia fund dhunës gjinore;
• promovimi i barazisë gjinore përtej BE-së;
• çështjet horizontale.

Komisioni Europian parashikon çdo vit një vlerësim të hollësishëm të barazisë midis grave dhe burrave në të gjitha fushat prioritare të Strategjisë. Raporti i vitit 2014 mbi barazinë midis grave dhe burrave është botuar më 6 mars 2015. Përveç Strategjisë Europa 2020, BE-ja mbështet objektivat e Shteteve Anëtare, duke siguruar fonde për projekte nëpërmjet Fondit Social Europian (ESF), duke përfshirë edhe projektet që synojnë:

• Promovimin e aksesit dhe pjesëmarrjes së grave në të gjitha nivelet e tregut të punës dhe ndihmojnë në mbushjen e boshllëqeve të ngushta mes pagave dhe që mbështesin pavarësinë financiare të grave;
• Promovimin e grave sipërmarrëse dhe pjesëmarrjen e grave në shkencë dhe teknologji, në veçanti në pozicione vendimmarrëse;
• Eleminimin e stereotipeve gjinore në përzgjedhjen e karrierës dhe profesionit, si dhe promovimin e të mësuarit gjatë gjithë jetës;
• bashkërendimin e punës dhe jetës familjare dhe ofrimin e mbështetjes dhe lehtësimeve për kujdesin për fëmijëve
• Mbështetjen për integrimin në punësimin e grave emigrante.

3 .Cila është gjendja aktuale e femrave që janë pjesë e fuqisë punëtore?

Pjesëmarrja e gruas në tregun e punës është rritur nga 55% që ishte në vitin 1997 aktualisht ka shkuar në 63%. Edhe pse kjo paraqet një përparim të dukshëm, pjesëmarrja e grave në tregun e punës në BE është ende dukshëm më e ulët se ajo e burrave, të cilët aktualisht përbëjnë 75% të këtij tregu.

Ka dallime të konsiderueshme edhe ndërmjet Shteteve Anëtare kur është fjala për gratë e punësuara. Shkalla e punësimit të femrave është më e ulët se 60% në Greqi, Itali, Maltë, Kroaci, Spanjë, Hungari, Rumani, Sllovaki dhe Poloni, ndërkohë që është mbi 70% në Suedi, Danimarkë, Gjermani, Finlandë, Holandë, Austri dhe Estoni.femra n be n pune

Natyra e vendeve të punës që gratë marrin përsipër është po aq e rëndësishme për adresimin e pabarazisë sa edhe niveli i përgjithshëm i punësimit. 32% e grave punojnë me kohë të pjesshme krahasuar me vetëm 8% të meshkujve. Kjo mund të çojë në mundësi të vogla për të bërë karrierë, pagë më e ulët dhe pensione të ulta në të ardhmen, nënshfrytëzim i kapitalit njerëzor dhe një rritje në këtë mënyrë më të ulët të ekonomisë dhe prosperitetit. Prandaj boshllëqet gjinore japin rritje si të kostove ekonomike ashtu edhe atyre sociale dhe duhet të trajtohen në mënyrë efektive sa herë që ato rezultojnë si nga barrierat shoqërore apo kufizimet shoqërore e institucionale.

Shtetet Anëtare me një punësim të femrave me kohë të pjesshme mbi mesataren e BE-së janë Holanda, Gjermania, Austria, Belgjika, Mbretëria e Bashkuar, Suedia, Luksemburgu, Danimarka dhe Irlanda.

Mungesa e ekuilibrit në statusin e punësimit të grave dhe burrave është reflektuar edhe në hendekun e pagave sipas gjinive dhe më pas në pensione më të ulëta të grave, duke krijuar kështu një rrezik më të lartë të varfërisë për gratë.

Për çdo orë pune gratë fitojnë mesatarisht 16.4% më pak se meshkujt. Kjo shifër është mbi 20% në Republikën Çeke, Austri, Estoni dhe Gjermani.
"Hendeku gjinor i pensioneve" tregon se, mesatarisht në të gjithë BE-në, pensionet e grave janë 39% më të ulëta se pensionet e burrave.

4. Çfarë po bën BE-ja për të adresuar sfidat për punësim të femrave në shtetet anëtare?

Me miratimin e legjislacionit, vendosjen e objektivave, lëshimin e rekomandimeve dhe inkurajimin e transferimit të praktikave më të mira, BE-ja ka ndikuar në politikat kombëtare për lehtësimin ekuilibrit punë-jetë.

Vetëm disa nga Shtetet Anëtare (kryesisht vendet nordike dhe ato balltike) kanë pasur sukses në kombinimin e normave të larta të punësimit të femrave dhe një hendeku të ngushtë gjinor në orët e punës. Një përzierje efektive politike duket se duhet të përfshijë kohë pune të barabartë mes gjinive të ndryshme, punë gjerësisht të disponueshme dhe fleksibël, stimuj për ndarjen e punës së papaguar brenda një çifti, dhe punësime të arritshme dhe të përballueshme me orë më të gjata kujdesi ndaj fëmijëve.

Si pjesë e strategjisë së saj ekonomike, Europa 2020, të gjitha shtetet anëtare të BE-së janë angazhuar për të rritur normën e punësimit të të rriturve në 75% deri në vitin 2020. Komisioni po ndjek këtë angazhim kombëtar duke i propozuar rekomandime çdo vit Shteteve Anëtare, të cilat përfshijnë çështjen e pjesëmarrjes së femrave në tregun e punës. Rekomandimet specifike ndaj Shteteve të vitit 2013, të miratuara nga Këshilli mbështesin sigurimin e cilësisë dhe kujdesin e lartë dhe të përballueshëm ndaj fëmijëve, si dhe stimuj të përshtatshëm tatimorë për gratë për të qëndruar në shtëpi, ose për tu kthyer në punë. Përveç kësaj, Rekomandimet adresuan nevojën për të siguruar shërbime kujdesi për të moshuarit për të lejuar gratë të punojnë më shumë, dhe duke trajtuar kështu boshllëqet në paga dhe pensione.

Siç e vuri në dukje dhe Raporti i Përbashkët i Punësimit i paraqitur në nëntor të vitit 2013, ka pasur progres me ndjekjen e këtyre rekomandimeve. Shtetet Anëtare kanë zbatuar masat për të rritur normat e punësimit të femrave dhe për të balancuar punën me jetën private, si përshembull duke ofruar më shumë shërbime në dispozicion të fëmijëve të vegjël për arsimin dhe kujdesin dhe duke rishikuar rregulloret e prindërve, për të zgjeruar këtë të drejtë dhe për të inkurajuar më shumë baballarë që t’i përdorin ato.

5.Cfarë po bën Bashkimi Europian për hendekun gjinor në paga dhe në pensione?

Hendeku gjinor në paga është ndryshimi mesatar i pagës për orë mes të punësuarve meshkuj dhe femra në të gjithë ekonominë e vendit. Shifrat e fundit tregojnë një mesatare prej 16.4% të hendekut gjinor të pagave për vitin 2013 në të gjithë BE-në.  Hendeku gjinor në paga ka shkaqe të shumta komplekse, ndaj trajtimi i kësaj çështje kërkon një qasje gjithëpërfshirëse. Komisioni ka ndërmarrë nisma të ndryshme ligjore dhe jo-ligjore për të adresuar hendekun e vazhdueshëm gjinor :

• Në mënyrë të vazhdueshme monitoron aplikimin e duhur dhe zbatimin e kuadrit ligjor ekzistues të BE-së për pagesë të barabartë në nivel kombëtar.

Komisioni publikoi një raport në dhjetor të vitit 2013 për implementimin e rregullave të BE-së për trajtim të barabartë gjinor në punësim, duke adresuar elemente të ndryshme të parimit të pagave të barabartë (IP / 13/1227). Raporti gjeti se pagesa e barabartë pengohet nga një numër faktorësh, duke përfshirë mungesën e transparencës në sistemet e pagave. Ajo përfshin një seksion mbi sistemet e klasifikimit dhe vlerësimit të punës neutrale për nga ana e gjinisë, një përmbledhje të vendimeve të Gjykatës Europiane të Drejtësisë dhe shembuj të praktikës gjyqësore kombëtare lidhur me të drejtën për pagesën e barabartë.

• Komisioni miratoi një Rekomandim për forcimin e parimit të pagës së barabartë midis burrave dhe grave nëpërmjet rritjes së transparencës së pagave. Një numër rekomandimesh synojnë të ndihmojnë shtetet anëtare në reduktimin e hendekut të vazhdueshëm. (shiko IP/14/222 dheMEMO/14/160).
• Mbështetje për autoritetet kombëtare dhe palët e interesuara: Komisioni gjithashtu vitet e fundit ka organizuar shkëmbime të praktikës së mirë për çështjet lidhur me hendekun gjinor të pagave (mjetet për të zbuluar pagesën e pabarabartë, ditë të barabarta pagimi). Komisioni publikoi një thirrje të hapur për propozime me qëllim për të mbështetur dhe financuar veprimtaritë e shoqërisë civile që synojnë promovimin e barazisë gjinore dhe veçanërisht, veprimet që adresojnë hendekun gjinor të pagave.
Hendeku gjinor i pensioneve është shumë i lartë në BE: mesatarisht 39%. Duke qenë se hendeku shkon nga 4% në Estoni në 48% në Luksemburg, dëshmon qartë se ky fenomen mund të reduktohet duke u trajtuar si prioritet. Komisioni ka qenë një pionier në analizimin e kësaj çështjeje dhe në vënien e saj në qendër të vëmendjes. Zvogëlimi i hendekut gjinor në pensione kërkon adresimin e punësimit, të politikave të përfshirjes sociale dhe politikave të pensioneve.

6. Çfarë ka bërë BE-ja për të promovuar barazinë gjinore në bordet e kompanisë?

Në vitin 2010, Komisioni identifikoi 'barazi në vendimmarrje' si një nga prioritetet e Strategjisë së saj për Barazinë midis Grave dhe Burrave për vitin 2010-2015. Në mars të vitit 2012, Komisioni analizoi situatën dhe gjeti vetëm një përmirësim mesatar prej vetëm 0,6 % më shumë se vitet e kaluara. Parlamenti Europian në rezolutat e tij të 6 korrikut 2011 dhe 13 mars 2012 bëri thirrje për legjislacion mbi barazinë ndërmjet grave dhe burrave në udhëheqjen e biznesit në Bashkimin Europian. Pas mbajtjes së një konsultimi publik duke ftuar publikun, bizneset individuale, partnerët socialë, OJQ-të e interesuara dhe qytetarët - të komentojnë çfarë lloj masash duhet të marrë në këtë fushë BE-ja, Komisioni Europian prezantoi propozimin e tij në nëntor të vitit 2012.

Komisioni propozoi një Direktivë duke vendosur një objektiv prej 40% të gjinisë së nën-përfaqësuar, në pozicione jo ekzekutive në bordet e kompanive të listuara publikisht, me përjashtim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Direktiva nuk është për një kuotë strikte, ajo do të detyrojë Shtetet Anëtare të krijojnë një proces që çon në një ekuilibër më të drejtë gjinor dhe siguron se kualifikimi, kompetenca dhe performanca profesionale do të luajnë një rol kyç gjatë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të bordit. Propozimi është mbështetur nga komitetet e Parlamentit Europian për Çështjet Ligjore (JURI) dhe për të drejtat e grave dhe për barazi gjinore (FEMM) dhe nga shumica dërrmuese e Parlamentit Europian në nëntor të vitit 2013 Tashmë, Ministrat e BE-së duhet të bien dakord që Direktiva të bëhet ligj.

A ka pasur përparime për sa i përket numrit të grave në borde?

Edhe pse propozimi i Komisionit nuk është ende një ligj, përsëri po sjell efekte. Përqindja e femrave në borde në kompanitë e mëdha të listuara publikisht është në rritje: gratë përfaqësojnë mesatarisht 20.2% të anëtarëve të dhomës së bordit në tetor të vitit 2014 nga 11,9% që ishte tre vite më parë, kohë kur Komisioni Europian bëri pjesë të axhendës politike çështjen e nën-përfaqësimit të grave në bordet e larta. Që nga tetori i vitit 2010, shpërndarja e femrave në borde është rritur 8,3 pikë përqindjeje (pp), një mesatare prej 2,1 pp/vit – e barabartë me katër herë të normës së ndryshimit mes viteve 2003 -2010.

7. Cfarë po bën Bashkimi Europian për lejen e lindjes?

• Në bazë të Direktivës së punëtoreve shtatzëna të BE-së, të gjitha gratë në BE kanë të drejtën të kenë një leje lindjeje me të paktën 14 javë si dhe të drejtën e mbrojtës nga shkarkimi për shkak se janë shtatzënë. Në vitin 2008, Komisioni propozoi përmirësimin e situatës së mëtejshme me leje lindjeje më të gjatë dhe më të mirë.
Propozimi i Komisionit - i cili do të rrisë të drejtën minimale në 18 javë të paguar në nivelin e pagës së paaftësisë për shkak të sëmundjes- është ende në diskutim në Këshillin e BE-së dhe Parlamentin Europian. Sipas Programit të Punës të Komisionit për vitin 2015, nevojitet një periudhë gjashtë mujore për të arritur një përparim në këtë skedë. Nëse nuk arrihet asnjëra prej këtyre parashikimeve, atëherë ky propozim do të zëvendësohet nga një inciativë e re.
• Punëtorët e vetëpunësuar dhe partnerët e tyre mund të gëzojnë një mbrojtje sociale më të mirë- duke përfshirë të drejtën për leje lindje për herë të parë- në bazë të ligjit të ri europian për punëtorët e vetëpunësuar (shih IP/10/1029). Vendet anëtare kanë pasur kohë deri më 5 gusht 2012 për Direktivën për punëtorët e vetëpunësuar dhe asistimi i bashkëshortëve.

Ligji dukshëm përmirëson mbrojtjen e punëtoreve femra të vetëpunësuara dhe asistimin e bashkëshortëve ose partnerëve të jetës. Për shembull, ata përfitojnë të ardhura të barrëlindjes dhe një leje lindjeje për të paktën 14 javë, sigurisht nëse zgjedhin ta kërkojnë atë. Në nivelin e Bashkimit Europian, është hera e parë që jepet leja prindërore për punëtoret e vetëpunësuara.

Dispozita mbi mbrojtjen sociale për bashkëshortët dhe partnerët e jetës (i njohur po ashtu edhe në ligjin kombëtar) është gjithashtu një përmirësim i konsiderueshëm prej Direktivës 1986. Ato kanë të drejtën e mbulimit të sigurimeve shoqërore (të tilla si pensionet) mbi baza të barabarta si punëtore formal të vetëpunësuara, nëse Shteti Anëtar ofron mbrojtje të tillë për punëtorët e vetëpunësuar. Kjo ndihmesë siguron një rrjet të fortë të sigurisë sociale dhe parandalon që gratë të zhyten në varfëri.

8.Çfarë po bën BE-ja me lejen prindërore?

Direktiva e Bashkimit Europian për lejen prindërore përcakton kërkesat minimale për lejen prindërore, bazuar në marrëveshjen kuadër konkluduar nga partnerët social europian (Business Europe, UEAPME, CEEP dhe ETUC). Sipas Direktivës, punëtorët meshkuj dhe femra kanë të drejta individuale për lejen prindërore në bazë të lindjes apo adoptimit të një fëmije, duke gëzuar të drejtën që të kujdesen për fëmijën për së paku katër muaj (shih IP / 09/1854). Kjo bëhet me qëllim për të ndihmuar njerëzit të balancojnë jetën familjare dhe punën, duke promovuar mundësi të barabarta për burrat dhe gratë në tregun e punës. Për të inkurajuar baballarët që të marrin dhe ata lejen prindërore, nën parashikimet e direktivës së rishikuar, një nga katër muajt nuk është e transferueshme që do të thotë se në qoftë se babai nuk e kërkon atë, atëhërë humbet një e drejtë e tillë.

9.Cila është situata për lehtësirat lidhur me kujdesin ndaj fëmijëve në BE?

Një faktor shumë i rëndësishëm në hendekun e pagës është barra e kujdesit që mbajnë gratë. Të dhënat tregojnë se në kohën kur meshkujt bëhen prindër, ata fillojnë të punojnë me orar të zgjatur. Ndërkohë, nuk ndodh e njëjta gjë me gratë. Kur ato bëhen nëna, ato ose reshtin së punuari me kohë të gjatë, ose punojnë me kohë të pjesshme, shpesh pa e dëshiruar një gjë të tillë.

Sigurimi i një dispozite të përshtatshme për kujdesin ndaj fëmijëve shërben si hap thelbësor për mundësi të barabarta në punësim midis femrave dhe meshkujve. Në vitin 2002, në Takimin/Samitin e Barcelonës, Këshilli i Europës vendosi objektiva për ofrimin e kujdesin ndaj fëmijëve për: të paktën 90% të fëmijëve nga mosha 3 vjeç deri në moshën e arsimit të detyrueshëm dhe të paktën 33% të fëmijëve nën moshën 3 vjeçare. Që nga viti 2007, përqindja e kujdesit ndaj fëmijëve bazuar marrëveshjeve formale të kujdesit për fëmijët është rritur pak (nga 26% në 28% për fëmijët deri në moshën tre vjeçare, dhe nga 81% në 83% për fëmijët nga mosha 3 vjeç deri në moshën e arsimit të detyrueshëm). Këto objektiva janë shqyrtuar në 2013 (MEMO/13/490).

10.Cila është situata në Komisionin e BE-së dhe në shtetet anëtare në barazinë në vendimmarrje?

Ndërsa disa vende janë në rrugën e duhur për të arritur barazi në parlamentet kombëtare dhe në qeveri, gratë vlejnë më pak se një e treta e ministrave dhe anëtarëve të parlamenteve në shumicën dërrmuese të vendeve anëtare. Në gjashtë shtete anëtare, femrat përbëjnë më pak se 20% të anëtarëve të parlamenteve : Hungari (10%), Malta, Rumania, Qipro (14%), Irlanda (16%) dhe Lituania (18%) .

Në nivel europian, gratë përbëjnë 37% të deputetëve në Parlamentin Europian. Kjo paraqet një përmirësim të qëndrueshëm nga 35% në 2009 dhe 31% në vitin 2004. Në Komision, 31% e Komisionerëve në Komisionin Junker janë femra, e cila është e njëjtë si niveli i Komisionit II Barroso I. Në Komisionin II Barroso nga 2004-2009, 29% e të Komisionerëve ishin femra.

Komisioni Europian ka rreth 450 anëtarë të stafit në të ashtuquajturin nivel të lartë të menaxhimit dhe rreth 1.200 në nivel të menaxhimit të mesëm. Numri i punonjëseve femra në nivelin e lartë të menaxhimit është rritur nga 22% në 27,5% që nga 2010. Kurse në menaxhimin e mesëm numri i femrave është rritur nga 25% në 31,4% në të njëjtin cikël kohor. Qëllimi është për të arritur 40% deri në fund të mandatit të Komisionit të tanishëm në 2019 dhe shifrat të shkojnë përtej në afat më të gjatë. Për të arritur këtë, Komisioni është shprehur si më poshtë:
• Ne do të identifikojmë dhe zhvillojmë staf të talentuar me femra me potencial, t’i inkurajojmë ato që të aplikojnë për poste drejtuese dhe t’i mbështesim gjatë rrugës. Do të vëmë theksin më shumë në trajnime dhe në veçanti në skemat e këshillimit.
• Ne do të sigurohemi që do të promovojmë një ambjent pune më fleksibël dhe të orientuar në rezultate.

11. Çfarë ka bërë BE-ja për të trajtuar dhunën kundër grave dhe vajzave?

Sipas Deklaratës 19 aneksuar Traktatit të Lisbonës, shtetet anëtare duhet të marrin të gjitha hapat e nevojshme për të trajtuar dhunën në familje dhe të ndihmojnë në mbrojtjen e viktimave. Gratë dhe vajzat që janë viktima të dhunës kanë nevojë për mbështetjen dhe mbrojtjen e duhur, e cila është e përforcuar nga ligjet në fuqi.

BE-ja ka punuar për të mbledhur të dhëna të sakta dhe të krahasueshme europiane mbi dhunën me bazë gjinore. Studimi i parë i gjerë i BE-në mbi përvojat e grave- viktimë të formave të ndryshme të dhunës, i ndërmarrë nga Agjencia e Bashkimit Europian për të Drejtat Themelore (FRA), tregon se dhuna ndodh kudo, në çdo shoqëri, qoftë në shtëpi, në punë, në shkollë, në rrugë apo online. Mesatarisht, çdo minutë të çdo ditë në Europë, 7 gra janë viktima të përdhunimit apo sulmi tjetër seksual, 25 janë viktima të dhunës fizike dhe 74 janë viktima të ngacmimeve seksuale. Dhuna kibernetike është një shqetësim në rritje: 10% e grave kanë qenë viktima të ngacmimeve seksuale online.

Komisioni ka vënë në vend këto ligje:
• Viktimat e dhunës, kryesisht dhunës në familje, së shpejti mund të mbështeten në mbrojtje të gjerë nga BE. BE-ja parashikon një paketë masash për të siguruar se të drejtat e viktimave nuk janë harruar, dhe viktima trajtohen drejtësisht. Direktiva e të Drejtave të Viktimave, e miratuar më 25 tetor 2012 siguron që viktimat trajtohen me respekt dhe marrin mbrojtjen e duhur, mbështetje dhe qasje në drejtësi. Direktiva forcon në mënyrë të konsiderueshme të drejtat e viktimave dhe anëtarëve të familjeve të tyre për informacioni, mbështetje e mbrojtje, si dhe të drejtat e tyre procedurale kur marrin pjesë në procedimet penale. Shtetet anëtare të BE-së duhet të zbatojnë dispozitat e kësaj Direktive në ligjet e tyre kombëtare para datës 16 nëntor të këtij viti.
• Shumica e viktimave të trafikimit të regjistruara në BE janë gra dhe vajza (80%). BE-ja e ka njohur trafikimin e grave dhe vajzave si një formë e dhunës kundër grave dhe ka miratuar një kornizë gjithëpërfshirëse ligjore dhe të politikave për ta çrrënjosur atë. Direktiva 2011/36 /EU e Anti-trafikimit është gjinore, e përqendruar në viktimat, dhe bazuar në të drejtat e njeriut. Përveç përafrimit të shteteve të BE-së me ligjet thelbësore penale, ajo përcakton dispozita të fuqishme për mbrojtjen e viktimave dhe parandalimin, si dhe mbështet parimin e mos-ndëshkimit dhe ndihmën e pakushtëzuar të viktimave. Strategjia e BE-së drejt Zhdukjes së Trafikimit të Qenieve Njerëzore shoqëron legjislacionin 2012-2016 me një sërë veprimesh, duke përfshirë dimensionet gjinore të trafikimit të qenieve njerëzore.
• Përveç kësaj, dy instrumente sigurojnë që viktimat të cilat përfitojnë nga një masë mbrojtëse në një vend të BE, janë të pajisura me të njëjtin nivel të mbrojtjes në vendet e tjera të BE ku ata lëvizin ose udhëtojnë. Në këtë mënyrë, mbrojtja do të udhëtojë me individin. Nga ky ligj do të përfitojnë gratë në veçanti: rreth një në pesë femra në Europë kanë përjetuar dhunë fizike të paktën një herë në jetën e tyre, sipas sondazheve.
• Komisioni Europian financon fushata të shumta për rritjen e ndërgjegjësimit në vendet e BE dhe mbështet organizata, OJQ-të dhe rrjetet që punojnë për të parandaluar dhunën ndaj grave. Programet kryesore të financimit janë quajtur Daphne III dhe Progress.

12.What po bën BE-ja për të promovuar barazinë gjinore në mbarë botën?

Si donatori më i madh në botë, BE-ja ka një rol vendimtar për të luajtur në fuqizimin e grave dhe vajzave dhe në promovimin e barazisë gjinore. OZHM-të(Millenium Development Goals) kanë luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e vëmendjes për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave. Kontributi i BE-së ka ndihmuar edhe për të arritur një përparim konkret që nga 2004: janë kryer 17 milionë konsultime mbi shëndetin riprodhues; 7.5 milionë lindje u ndoqën nga personel shëndetësor i kualifikuar; 300.000 studente të reja femra janë regjistruar në arsimin e mesëm në vendet partnere. Kjo megjithatë, nuk është e mjaftueshme sepse ekzistojnë ende shumë boshllëqe.

Barazia gjinore, të drejtat e njeriut dhe fuqizimi i grave dhe vajzave janë parakushte thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të barabartë dhe gjithëpërfshirës, si dhe përbëjnë në vetvete vlera të rëndësishme dhe objektiva. Aktualisht, BE-ja është e përfshirë në diskutimet globale për një axhendë të re të zhvillimit dhe është e bindur se kjo axhendë post-2015 e zhvillimit botëror ka nevojë për një qëllim më vete për të arritur barazinë gjinore dhe fuqizimin e të gjitha grave dhe vajzave.

13.What po bën BE-ja për t'i dhënë fund gjymtimit të gjenitaleve femërore?

Rreth 500.000 gra dhe vajza të BE-së kanë vuajtur nga gjymtimi gjenital femëror. Dhënia fund e kësaj formë të dhunës është ndër prioritetet e përpjekjeve të Komisionit Europian për të luftuar dhunën kundër grave.
Në nëntor të 2014 Komisioni njoftoi një shtytje të re për të luftuar gjymtimin e gjenitaleve femërore në Bashkimin Europian dhe më gjerë (IP / 13/1153), me një sërë veprimesh për të punuar në drejtim të eliminimit të FGM, si:
• Arsyetim më i gjerë i fenomenit: Treguesit (përmes Institutit Europian të Barazisë Gjinore dhe në nivel kombëtar) për të kuptuar më mirë numrin e grave dhe vajzave të prekura dhe në rrezik nga gjymtimi;
• Parandalimi i GJGJF(FGM) dhe përkrahja e viktimave: përdorimi i fondeve të BE-së (të tilla si programi Daphne të BE-së the Lifelong Learning, Youth in Action dhe fondi i Azilit and Migrimit), ndërgjegjësimi për problemin, fuqizimi i grave dhe vajzave të emigrantëve, dhe trajnimi i profesionistëve të shëndetësisë dhe ata që punojnë me viktimat. Gjatë 2013, Komisioni shpërndau € 2.3 milionë për projektet specifike që luftojnë GJGJF.
• Mbrojtja e grave në rrezik në territorin e BE-së: sigurimi i zbatimit korrekt të rregullave të azilit të BE-së për të garantuar mbrojtjen e grave në rrezik, rritjen e ndërgjegjësimit të profesionistëve që punojnë me azil dhe duke siguruar mbështetje përmes Fondit Europian për Refugjatët dhe Fondit të ardhshëm të Azilit dhe Migrimit.
• Duke punuar për të eliminuar GJGJM në nivel botëror: adresuar çështjen në bisedimet bilaterale me vendet përkatëse partnere, duke punuar me Bashkimin Afrikan dhe në Kombet e Bashkuara për të promovuar iniciativat globale kundër GJGJM, duke advokuar për të përmirësuar legjislacionin kombëtar dhe mbështetjen e iniciativave të shoqërisë civile në vendet e prekura, trajnime dhe udhëzime për stafin në delegacionet e BE-së.

                                                                                                                 Komisioni Europian, mars 2015

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk