Rasti i studentëve meksikane të zhdukur shkon në Parlamentin Europian

Rasti i studentëve meksikane të zhdukur shkon në Parlamentin Europian

Protestuesit i dërguan një letër me mbi 600 nënshkrime Frans Timmermans, Komisionerit për Marrëdhëniet Institucionale dhe Administratën, Drejtësinë, të Drejtat Themelore dhe Shtetësinë; Federica Mogherini, Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, dhe Tereza Jiménez-Becerril Barrio, Kryetares së Delegacionit të Komisionit të Përbashkët BE-Meksikë.

Në letër, ata përmendin se një vendim mbi rastin në fjalë u votua në seancë plenare në Strasburg më 23 tetor, por dokumenti dënonte vetëm faktet dhe jo qeverinë e Meksikës. Ata gjithashtu përmendën se meksikanët në Belgjikë dhe europianët, në solidaritet kërkojnë dënimin e asaj që i ka ndodhur studentëve nga Ayotzinapa. Autorët gjithashtu kërkuan që kërkimi për këdo që ishte përgjegjës, të intensifikohet, dhe kërkuan që t’i bashkohen peticionit të 17 anëtarëve të Parlamentit Europian dhe 4 deputetëve të Gjermanisë (që i është dërguar më 10 tetor Baroneshën Ashton, Znj Mogherini dhe Z. Enrique Peña Nieto, presidentit meksikan).

Ata duan që autoritetet europiane të rishikojnë rinovimin e marrëveshjes globale mes Meksikës dhe BE, derisa faktet të zbulohen dhe të rikthehet besimi i popullit të Meksikës tek autoritetet vendase. Së fundmi, ata i kërkuan Bashkimit Europian që të veprojë si një partner i vërtetë strategjik me popullin e Meksikës, si ruajtës i paqes, sigurisë, besnikërinë dhe respektit për të drejtat e njeriut. Guvernatori i shtetit të Guerrero tashmë ka dhënë dorëheqjen; presioni sa vjen dhe rritet në Meksikë, por edhe në institucionet e tjera ndërkombëtare. Le të shohim nëse debati do të vazhdojë në Parlamentin Europian dhe në qoftë se kjo do të ketë pasoja për marrëdhëniet ndërmjet Meksikës dhe BE-së.
                                                                                                                           Cafe Babel, nëntor 2014

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk