Rritje ekonomike dhe krijimi i vendeve të punës
Një ndër objektivat ambicioze të vendosura nga G20-a është rritja ekonomike me të paktën 2% deri në vitin 2018. Analizat e FMN-së tregojnë se nëse shtetet iu përmbahen angazhimeve specifike dhe programet zbatohet në tërësi rritja do të jetë 2.1%. Kjo nënkupton 2 trilion$ më shumë në ekonominë globale dhe miliona vende të reja pune. Plani i veprimit përmban rritjen e tregtisë, nxitjen e konkurrencës, investimeve e cila do të mbështetet nga Grupi i Bankës Botërore, por mirëpriten dhe banka të tjera të kontribuojnë. Për të mbështetur zbatimin e Nismës, u ra dakort për të krijuar një“Qendër Globale të Infrastrukturës” me një mandat 4 vjeçar. Ky do të harmonizojë bashkëpunimin midis qeverive, sektorit privat, bankave, organizatave ndërkombëtare për të përmirësuar funksionimin dhe financimin e tregjeve të infrastrukturës.
Një tjetër objektiv është reduktimi i diferencave në pjesëmarrjen në punë mes burrave dhe grave me 25% deri në vitin 2025, duke marrë parasysh rrethanat kombëtare. Kjo do thotë se do të këtë 100 milion gra më të punësuara. Përfaqësuesit në G20 u shprehën se ishin fuqimisht të angazhuar për uljen e papunësisë së të rinjve, duke ndërmarrë masa për tu siguruar të rinjve arsim, trajnime ose punësim. Fokus do të jetë dhe luftimi i informalitetit në sektorin e punës, siguria në punë dhe ofrimi i mbrojtjes sociale. Për realizimin e këtij objektivi u kërkua që ministrat e punës të secilit shtet të raportonin për zhvillimet duke filluar nga 2015. Angazhim u shpreh dhe në çrrënjosjen e varfërisë dhe pabarazisë.
Forcimi i institucioneve ekonomike botërore
Për përballimin e sfidave kryesore ekonomike botërore, përfaqësuesit e G20 ranë dakort se institucionet duhet të jenë efektive dhe përfaqësuese, si dhe për të pasqyruar ndryshimin e ekonomisë botërore.
Rritja e bashkëpunimi për energjinë është një ndër prioritetet e G20 për këtë vit dhe u kërkua që ministrat e energjisë të bashkëpunojnë dhe raportojnë për avancimet në këtë fushë. Gazi është gjithashtu një burim shumë i rëndësishëm i energjisë dhe duhet punuar për përmirësimin e funksionimit të tregjeve të gazit.
Shqetësuese për përfaqësuesit e G20 ishte situata e krijuar nga përhapja e sëmundjes Ebola në Guinea, Liberi dhe Sierra Leone, ndikimi humanitar dhe ekonomik i saj. Për përgjigjen ndaj kësaj krize u shfaq angazhim maksimal për të reaguar në menyrë të kordinuar dhe ndërkombëtare. Fillimisht iu bë thirrje institucioneve financiare ndërkombëtare për të ndihmuar vendet e prekura. Takimi i ardhshëm do të jetë në 2016 në Kinë
G20 Leaders’ Communiqué, nëntor 2014