Ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri

Ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri

Ka punuar si gazetare dhe redaktore në Radio 101, e nga viti 1991- 1992 ka punuar me mediat ndërkombëtare, të tilla si  (BBC, CNN, WTN) në Zyrën për Gazetarët e Jashtëm në Ministrinë e Informacionit të  Kroacisë. Znj. Vlahutin ka marrë pjesë në punën e Komisionit Bassiouni të OKB-së dhe nga viti 1994 deri në 1997 ka dhënë kontributin e saj si analiste në Grupit  Strategjik të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish -Jugosllavinë.

Nga maji i vitit 1999 deri në prill të 2000 ka punuar si Sekretare e Parë për Çështjet Politike në Zyrën e Ambasadës së Republikës së Kroacisë, në Washington DC, ku puna e saj konsistonte në komunikim të çështjeve dypalëshe dhe shumëpalëshe të politikës me agjencitë qeveritare, Kongresin dhe komunitetin think tank. Për më tepër, ajo është përfshirë si hulumtuese në një studim mbi zgjerimin e NATO-s në Europën Juglindore në Institutin RAND.

Nga viti 2000 ka shërbyer në Ministrinë e Punëve të Jashtme Kroate në postin e diplomates në Departamentin Politik të Ambasadës Kroate në Uashington; më pas si Shefe e Planifikimit Analitik dhe Politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku përgjegjësitë e saj përfshinin menaxhimin dhe koordinimin e procesit të aplikimit të Kroacisë në BE, redaktimin përfundimtar të pyetësorit të BE-së, ndërlidhjen dhe koordinimin mes agjencive të ndryshme qeveritare, parlamentit dhe zyrës së  Presidentit në çështjet e politikës së jashtme dhe procesin e integrimit në BE.

Znj. Vlahutin ka qenë për dy mandate (2004-2006, 2007-2010) Shefe e Departamentit Politik dhe Zëvendëse e  Ambasadorit në Ambasadën Kroate në Beograd dhe nga viti 2006 deri në vitin 2007 ajo ka punuar si Drejtoreshë Politike e Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Që nga viti 2010, ka mbajtur postin e Këshilltares së Punëve të Jashtme në Zyrën e Presidentit të Republikës së Kroacisë, duke kontribuar me politika të rëndësishme të marrëdhënieve bilaterale me Serbinë, komunikim dhe negociata për çështje të rëndësishme dypalëshe dhe rajonale dhe bashkëpunim ndërkufitar,duke ofruar ndihmë në procesin e integrimit në BE.

Përvoja e saj e thellë në proceset e negociatave me aktorë ndërkombëtarë, specifikisht në mjedisin politik të Ballkanit dhe njohuritë e saj rreth mentalitetit, historisë dhe sfidave të shoqërive në tranzicion, e bëjnë punën e re më të lehtë dhe premtojnë një performancë të mirë gjatë mandatit të saj.

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk