Si rezultat i bllokimit, kompania Industrialistët e birrës të Europës njoftoi se sektori i birrës vendos të shkojë përtej rregullores ekzistuese të BE-së, kur është fjala për të informuar konsumatorët për përbërësit e ushqimeve të tyre. "Ne nuk po detyrohemi nga rregullatoret e BE-së për ta bërë këtë, kështu që është një angazhim vullnetar i cili shkon përtej rregullores aktuale," tha Pierre-Olivier Bergeron, Sekretari i Përgjithshëm i Industrialistëve të birrës të Europës.
"Është një angazhim i madh, sepse ky sektor nuk përbëhet nga disa kompani - kjo nismë përfshin mbi 5000 industrialistë në të gjithë Europën", ka thënë Bergeron kur iniciativa u bë publike. "Birra tregtohet në çdo vend. Kështu që ky angazhim ka kërkuar shumë përgatitje paraprake nga ana e Industrialistëve të Europës," tha Bergeron.
Përkrahja nga Komisioni
Ekzekutivi i BE-së përshëndet veprimin e industrisë për përfshirjen vullnetare të informacionit në etiketim.
"Ky është një hap pozitiv drejt përmirësimit të vazhdueshëm në informimin e konsumatorit," është shprehur Komisioni.
Komisioni ka konfirmuar se ai ishte duke punuar mbi raportin, i cili tani është i vonuar. Renate Sommer, një deputete e Qendrës së Djathtë dhe ish-raportuese për rregullat e etiketimit të ushqimit në Parlamentin Europian, tha se mosmarrëveshja kryesore është përcaktimi i të ashtuquajturave pije 'alcopop', të cilat janë përzierje e alkoolit me lëng frutash.
Bergeron ka pranuar se idustrialistët janë irrituar me Komisionin për këtë vonesë në vlerësimin e përbërjes së pijeve që ngjallin diskutim. Ndërsa në industrinë e birrës veprimi i vetërregullimit ka pasur disa motive, dhe se industria e birrës tani shpreson që kjo nismë të vazhdojë me një konsultim me ekzekutivin e BE-së. Organizata Europiane e Konsumatorëve (BEUC) gjithashtu përshëndeti iniciativën e Industrialistëve të birrës si një hap pozitiv. Kjo ishte veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh klimën e tanishme politike në Komision "ku ne e shohim çdo ditë e më shumë se si " rregullimi më i mirë ' përkthehet në diçka të parregulluar ose të rregulluar keq tha Ilaria Passarani, Shefe e Departamentit të Ushqimit dhe Shëndetit në BEUC.
"Ne e dimë se ka një probabilitet të vogël që Komisioni të dalë tani afër me një propozim për etiketimin e ushqimit për pijet alkoolike. Në këtë kontekst, ne mirëpresim nismën e Industrialistëve të Birrës të Europës. Ne shpresojmë që edhe prodhuesit e tjerë të pijeve alkoolike të ndjekin këtë shembull, "tha Passarani për EurActiv.
Renate Sommer tha se pjesë e vështirësisë ishte të vendosej nëse etiketimi duhej të bëhej vullnetarisht apo i detyrueshëm. Vendet anëtare me prodhim të madh në sektorin e verës janë kundër etiketimit të detyrueshëm, duke thënë se kjo mund të shkaktojë mbingarkesë për prodhuesit e tyre kombëtare.
Etiketim i ri për të gjithë sektorin e pijeve alkoolike?
Sommer gjithashtu shpjegoi se etiketimi i detyrueshëm mund të shkaktojë probleme në të gjithë sektorin e alkoolit. "Ka një ndryshim midis birrës, pijeve alkoolike dhe verës dhe etiketimi i detyrueshme aktual për pijet kërkon që informacioni të jepet gjithmonë për 100 ml, por kjo mund të çorientojë konsumatorin në lidhje me konsumin" u shpreh Sommer
"Ne gjithashtu jemi në favor të një dialogu të hapur për vlerësimin e metodës më të përshtatshme të sigurimit të çdo informacioni, qoftë pjesë ose jo e etiketimit aktual. Por, ky informacion duhet tju shërbejë konsumatorëve, jo t’i ngatërrojë ata ", u shpreh Paul Skehan, Drejtori i Përgjithshëm i SpiritsEurope.
Skehan deklaroi se informacioni për kaloritë në pijet alkoolike në 100 ml ndoshta do t’i shërbejë interesave të industrisë së birrës, por rrezikon keqinterpretime në mesazhet publike.
"Ndërsa 100 ml është zakonisht ajo pjesë e sasisë së birrës që i shërbehet një personi, ajo mund të barazohet me tre që shërbehet për lloje të tjera pijesh alkoolike " u shpreh SpiritsEurope.
Bergeron, megjithatë, theksoi se 100 ml është aktualisht një pikë rregulluese reference dhe që konsumatorët presin të bëjnë krahasime. Ai sugjeroi të shtohet një referencë tjetër për permasat e asaj që shërbehet ose një njësi konsumi përveç referencës 100 ml.
Shpenzimet për kompanitë e vogla
Një tjetër pikë e nxehtë e debatit është dyshimi se detyrimi për etiketimin e detajuar mund të favorizojë prodhuesit e mëdhenj në industrinë e verës ose birrës krahasuar me prodhuesit e vegjël. Prodhuesit industrialë kanë standartizuar përbërësit e produkteve, ndërsa pijet që vijnë nga industrialistët e vegjël dhe kantinat e vogla mund të ndryshojnë shumë, duke e komplikuar etiketimin. Kjo do të kërkojë hulumtime laboratorike të cilat mund të jenë shumë të kushtueshme për ta. Edhe krijimi i etiketave të reja, shtypja dhe printimi i tyre, gjithashtu do të shtojë kostot për prodhuesit e vegjël.
Bergeron u shpreh më pak i shqetësuar, duke thënë se Industrialistët e Birrës të Europës do të mbështesin anëtarët e tjerë në llogaritjen e vlerës ushqyese të produkteve të tyre. Ai gjithashtu tha se kompanive individuale të birrës do t'u jepet kohë për të respektuar kërkesat e reja të etiketimit të industrisë të gjerë.
EurActiv, prill 2015