Zgjerimi i Bashkimit Europian është një mjet i fuqishëm për të promovuar demokracinë, shtetin e së drejtës dhe respektimin e të drejtave themelore, një perspektivë e besueshme dhe e bazuar në merita duke u bërë kështu shtytësi kryesor i transformimit dhe duke rritur sigurinë kolektive dhe socio-ekonomike. Zgjerimi është një forcë shtytëse për stabilitet afatgjatë, paqe dhe prosperitet...
Në këtë artikull analizohet ecuria e tre nga gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe konkretisht: Shqipëria, e cila ka mbajtur Konferencën e Parë Ndër-Qeveritare më 19 Korrik 2022 edhe aktualisht është në hapat e parë të Procesit të Negociatave dhe ka përfunduar shqyrtimin e Acquis së BE (në nëntor 2023) (Acquis Screening); Maqedonia e Veriut që gjithashtu ka mbajtur Konferencën e Parë Ndër-...
Ndryshimi i kontekstit politik në Europë për shkak të ngjarjeve si pandemia e Covid-19 dhe lufta në Ukrainë ka motivuar Bashkimin Europian (BE) të reflektojë mbi perspektivën e zgjerimit ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP) duke rikonfirmuar angazhimin nëpërmjet një sërë iniciativash të reja. Ndër to së fundmi edhe Plani i Rritjes[1] për Ballkanin Perëndimor , i cili është një plan i ri...
Politika e zgjerimit të BE-së është konsideruar një sukses falë integrimit të shumë vendeve të Europës Juglindore të cilat arritën të shkëputen nga komunizmi dhe ndikimi lindor. Modeli i zgjerimit që BE-ja ka ndjekur në Ballkanin Perëndimor është duke vlerësuar progresin e bërë dhe meritat individuale të zbatimit të reformave të çdo vendi (e quajtur edhe politika e...
Më 16 mars 2023 u mbajt takimi i 12 i Këshillit të Stabilizim-Asociimit (KSA), për herë të parë i zhvilluar në Tiranë. Kjo strukturë me karakter politik është krijuar në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (MSA), të cilën Shqipëria e ka nënshkruar me Bashkimin Europian (BE) në 2006 dhe ka hyrë në fuqi në 2009. Këshilli, me vendimet dhe sugjerimet e tij shërben si busull për përmbushje...
Nocioni i rotacionit në detyrë e gjen fillesën në demokracinë e parë të njohur, atë Athinase, ku për herë të parë nivelet e ndryshme të posteve drejtuese iu nënshtuan rotacionit si një premisë e ndërtimit të një shteti demokratik (Galpin, 1993). Institucionet e BE-së ashtu si shumica e vendeve që punojnë drejt një shteti të së drejtës, nuk i kanë lenë pas nocione të tilla që datojnë kohë më parë....
Instrumenti i Para-anëtarësimit (IPA) i cili shtrihet në shtatë vite është një nga incentivat më frytdhënëse të përdorura nga Bashkimi Europian për promovimin e vlerave dhe nxitjen e reformave në vendet që synojnë anëtarësimin. IPA I filloi në vitin 2007, në periudhën ku BE ishte në kërkim të një mjeti financiar të unifikuar për të rritur rendimentin e punës në vendet kandidate. Baza ligjore...
Mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian ekziston një marrëdhënie e veçantë e cila kalon përmes Procesit të Stabilizim Asociimit dhe ka si qëllim demokratizimin e vendeve kandidate nëpërmjet kushtëzimeve të vendosura prej vendeve anëtarëve. “Kushtëzimi (Conditionality) qëndron në themel të strategjisë së Bashkimit Europian për të detyruar vendet jo-anëtare që të përshtaten me pa...
Zgjerimi i Bashkimit Europian në kontinent është kthyer në një nga tiparet përcaktuese të procesit të integrimit europian në tërësi. Ama, pavarësisht rëndësisë dhe qendërsisë së tij në zhvillimin e projektit europian, zgjerimi nuk ka qënë kurrë i lehtë dhe rrallëherë ës...
Në fillim të vitit 2020 Bashkimi Europian (BE) prezantoi metodologjinë e re të zgjerimit, e cila në plan të parë riafirmon angazhimin e BE për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë, nga ana tjetër në rajon vihet re një rritje e numrit të nismave paralele rajonale, duke përdorur dhe arsyetimin e in...